Connect with Us

Artan Hoxha kundër vaksinimit të studentëve me detyrim

Aktualitet

Artan Hoxha kundër vaksinimit të studentëve me detyrim

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha ka dalë kundër vaksinimit me detyrim të studentëve.

Sipas tij ata ende nuk e dinë si do të vijojë mësimi këtë vit akademik, ndërkohë  75% e pedagogëve janë të vaksinuar.

Nga ana tjetër ai thotë që është pro vaksinimit por jo me detyrim,

“Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm. Sa i përket zhvillimit të mësimit, ende nuk kemi vendosur si do të vijojë. Pedagogët dhe stafi i Universitetit të Tiranës janë vaksinuar në masën 75 %”, ka thënë Hoxha, në një deklaratë për mediat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

22 mijë tifozë nesër në “Air Albania”/ Braçe revoltohet kundër Dukës: Papërgjegjshmëri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shqipëria dhe Polonia luajnë nesër në 20:45 në “Air Albania”, një ndeshje e shumëpritur nga tifozët, ndërsa FSHF ka bërë me dije se me një leje speciale, për këtë duel janë shitur të gjitha biletat dhe në tribunë do të ketë 22 mijë mbështetës kuqezi.

Por, pas këtij lajmi ka reaguar i revoltuar ish-zv.kryeministri Erion Braçe.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka kritikuar kreun e FSHF-së, Armand Dukën, ndërsa thekson se stadiumi mbushet plot, në një kohë kur mbulesa vaksinale në vend është vetëm 40%.



Ai akuzon Dukën për papërgjegjshmëri, ndërsa shton se si mund të lejohet një pjesëmarrje e tillë tifozësh në stadiume, kur shtyrja e nisjes së mësimit në Universiteti po bëhet pikërisht për të rritur mbrojtjen vaksinale e për të shmangur vatra infeksioni.

“Stadiumi plot? Me 40% mbulesë vaksinale? Me këtë numër infektimesh ditore veçanërisht në Tiranë? Me këtë numër vdekjesh? Për më tepër kur ne po shtyjmë çeljen e universiteteve javë për javë pikërisht për të arritur mbrojtjen vaksinale e shmangur vatra infeksioni?! Shikoni, e kuptoj që dëshira është shumë e madhe, nevoja, pasioni gjithashtu; Por kujtoni dramën e Bergamos pas asaj ndeshjeje në San Siro! Nuk dëmton përkundrazi e kthen një ambient të sigurt një normë prej 40-50% të vendeve në stadium, në distancë e me maska! E di, i kam dëgjuar boll ato fjalitë “klubet plote”, “shkollat hapur”, “autobusët po plot”, “koncertet e kastës”, “premierat e Xhejmsit” etj etj: por shihini tabelat me të dhënat e Italisë, Spanjës, Gjermanisë; një vaksinë duhej, duhet për të qenë të lirë! dhe shihini stadiumet e tyre si funksionojnë! Pa vaksinë dhe të papërgjegjshëm, veç ky në foto mund të katandise! Vaksina është liri!”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kërkesa e PD për 3 komisionet hetimore/ PS pro për “inceneratorët” dhe zgjedhjet, refuzon Bechettin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Partia Socialiste duket se ka arritur në një vendim sa i përket kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e 3 komisioneve hetimore.



Report tv, raporton se burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS bëjnë me dije se mazhoranca do të votojë kundër ngritjes së komisionit hetimor “Becheti” ndërsa për “inceneratorët” dhe “masakrën zgjedhore” do të votohet pro, por do të kërkohet të riformulohet objekti i hetimit.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Afera KESH-NOA/ Zbulohen të tjera dokumente

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Shqipëria është në krizë energjitike. Alarmi u dha nga kryeministri Edi Rama një javë më parë dhe e përsëriti çdo ditë të javës që lamë pas.

Kjo krizë energjitike, nuk trokiti papritur dhe aq sa ka lidhje me tregjet botërore, siç thotë Kryeministri ka lidhje edhe me korrupsionin dhe aferat e dyshimta kriminale të prodhuara nga institucioni shtetëror KESH.

Prej disa ditësh CNA.al ka denoncuar një aferë të dyshimtë kriminale.

KESH edhe pse e ka ditur situatën problematike hidrike, krize ka shitur energji jashtë, kompanisë NOA, në një situatë monopoli dhe me procedura të mjegullta.

Dhe NOA fiton qindra mijëra euro në ditë, dhe miliona euro në muaj, kurse KESH, DISA thërrime.

Fakte të reja të dokumentuara

Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, CNA.al, po sjell dokumenta të tjera në lidhje me skandalin NOA-KESH.

Dokumentat tregojnë se kompania NOA i ka kërkuar KESH-it, lidhjen e kësaj marrëveshjeje, duke vendosur kushte.

Referuar shprehjes së interesit për lidhjen e një marrëveshje për shkëmbim të energjisë elektrike dorëzuar pranë zyrave të KESH, me datë 05.03.2021, shoqëria NOA dorëzon draft-kontratën, bazuar mbi këtë propozim”, thuhet në kërkesën dërguar KESH-it, përkatësisht z.Benet Beci.

 

Më tej në kërkesë radhiten edhe kushtet nga NOA.

Kapaciteti me lëvrim –pranin 50 MW. Vëllimi në lëvrim-pranim 40 000 MW, orë në muaj. Me një njoftim paraprak jo më vonë se dhjetë ditë përpara fillimit të lëvrimit NOA do të dorëzojë për XX MW/h, një tarifë prej 0.15 euro MW/h në muaj”, thuhet më tej në akt marrëveshjen e përpiluar nga NOA.

Për më tepër edhe në një procedurë të mjegullt NOA, ka përcaktuar edhe kritere shtesë.

“Ne propozojmë opsionin bazuar në miratimin paraprak për të rritur sasinë e këmbimit në muaj, përveçse disa muajve specifik, si Mars, Prill, Dhjetor dhe Janar, kur bilanci i sistemit është më i brishtë.

Energjia e dorëzuar nga KESH, nuk duhet përdorur për kryerjen e kontratave kundër pjesëmarrësve të tregut shqiptar”, thuhet në klauzolën shtesë të kërkesës së NOA-s.

LEXO EDHE:  Zbardhet mashtrimi i Ramës/ Çfarë ndodhi në takimin me studentët

LEXO EDHE:  Pentagoni, nga 15 shtatori vaksinimi i detyrueshëm për trupat ushtarake

Dje CNA.al publikoi kërkesën drejtuar në gjuhën angleze KESH-it. Ka qenë ky kërkesë-dokument që më pas ka prodhuar dhe një kontratë të dyshimtë kriminale.



Sot sollëm aktmarrëveshjen, kushtet që kompania private NOA, i dikton një isntitucioni shtetëror, në këtë rast KESH-it.

Dokumenti i dytë vjen pesë ditë pas atij të parit, pra NOA pasi bën kërkesën ka çuar mënjëherë aktmarrëveshje.

CNA.al disponon edhe të tjera dokumenta, të cilat tregojnë se cila është e vërteta në lidhje me këtë skandal midis KESH-it dhe kompanisë private, NOA në një situatë krejtësisht monopoliste, me një kontratë e cila kompanisë private i sillte qindra-milion euro, ndërsa KESH-it disa thërrime.

CNA.al ka mundur të sigurojë edhe fakte, të cilat tregojnë se si KESH është vënë në dispozicion të kompanië NOA, në atë kohë kur institucioni drejtohej nga Benet Beci, sot deputet i Partisë Socialiste.

Kërkesa e parë e NOA-s është bërë me datën 4 Mars 2011, ndërsa z.Beci ka dhënë dorëheqjen me datë  5 Mars 2021. E gjithë procedura ka zgjatur gati tetë ditë deri me datën 12 Mars 2021, kur bordi ka miratuar dorëheqjen e z. Beci.

Me një shpejtësi skëterrë ditë pas dite kalohen dokumenta në të njëjtë ditë, sapo NOA i çon në KESH, ato u çohen autoriteteve të tjera dhe  për gati pak më shumë se një javë gjithçka merr përfundim.

CNA.al  do të sjellë edhe dokumenta të tjera në vijim, të cilat, tregojnë se si është përdorur KESH në favor të një kompanie private dhe të gjithë strukturat e  këtij institucioni janë vënë në dispozicion të saj dhe në fund është firmosur një kontratë e cila ka gjeneruar qindra dhe milliona euro nga kompani shtetërore publike shqiptare në favor të një kompanie private./CNA.al

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

LEXO TE PLOTE