Connect with Us

Arrin grupi i dytë i afganëne në Maqedoninë e Veriut

Kosova & Rajoni

Arrin grupi i dytë i afganëne në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

cna lajme rajon

Në Maqedoninë e Veriut, ditën e sotme, arriti grupi i dytë prej 44 afganëve, përfshirë fëmijë, gra dhe burra.

Në aeroportin e Shkupit, ata u pritën nga përfaqësuesit e Kryqi të Kuq, të cilët i dërguan në një hotel ku edhe do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe testeve PCR për COVID-19 ndërsa do tu ofrohet edhe mundësia e vaksinimit.

Afganët janë ish-punonjës të organizatave ndërkombëtare, që kanë punuar në Afganistan deri para marrjes së pushtetit nga talibanët pas largimit të ushtarëve amerikan.

Në grupin e parë në Maqedoninë e Veriut kishin ardhur 149 persona, po ashtu ish-punonjës të organizatave ndërkombëtare së bashku me familjet e tyre.

Maqedonia e Veriut ka thënë se do të strehojë gjithsej 750 afganë.

Ata në Maqedoninë e Veriut do të kenë një qëndrim të përkohshëm derisa të sigurojnë një transferim në destinacionin përfundimtar.

Vendimi i qeverisë për të pranuar civilët afganë kishte shkaktuar reagime të shumta, në veçanti nga disa parti opozitare maqedonase, duke i vlerësuar ata si të rrezikshëm për sigurinë e vendit.

LEXO EDHE:  Luftime ne Kunduz, forcat afgane rimarrin qendren e qytetit

Por, kryeministri Zoran Zaev, ka siguruar qytetarët, se Maqedonia e Veriut nuk rrezikohet nga civilët afgan që kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të frikës nga hakmarrja e talibanëve. Zaev ka thënë se me vendimin për strehimin e afganëve, vendi ka dëshmuar humanitetin duke u rreshtuar pranë shteteve të tjera që po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetët e njerëzve të pafajshëm.

Më shumë se 120,000 njerëz u larguan nga aeroporti i Kabulit pasi talibanët morën kontrollin e vendit. Megjithëse transporti ajror përfundoi më 31 gusht me tërheqjen e trupave amerikane, zyrtarët talibanë kanë thënë se do të lejojnë të largohen njerëzit me dokumente udhëtimi të vlefshme.

Afganët që planifikojnë të rivendosen në Shtetet e Bashkuara kanë marrë ose janë në proces të marrjes së asaj që njihet si një Vizë Imigruese e Posaçme, e cila lëshohet për personat që kanë punuar për ushtrinë amerikane ose NATO-n si përkthyes ose në një kapacitet tjetër dhe për afganët që konsiderohen të kërcnuar nën regjimin taliban./ REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Gjykata Speciale nis gjyqin ndaj Salih Mustafës më 15 shtator

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se më 15 shtator do të nisë gjykimi i parë në Hagë ndaj Salih Mustafës.

Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar.

Pretendohet se krimet janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Vetë Mustafa është deklaruar i pafajshëm për veprat që dyshohet t’i ketë kryer.

Sipas Dhomave të Specializuara në gjyqin kundër Mustafës janë siguruar 16 dëshimitarë, 15 prej të cilëve do të dëshmojnë në sallën e gjyqit.

Deri më tani, si viktima pjesëmarrëse në proces janë pranuar nëntë persona.

“Trupi Gjykues ka planifikuar disa seanca për muajt shtator dhe tetor. Gjykatësit kanë bërë të ditur se Prokuroria do të ketë 87 orë për paraqitjen e provave të veta”, është thënë në komunikatë.

Përveç Mustafës, procese gjyqësore pritet të nisin edhe ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.



Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

LEXO EDHE:  Kërcënimi i Gruevskit dhe e vërteta për shqiptarët në Maqedoni

LEXO EDHE:  Kërcënimi i Gruevskit dhe e vërteta për shqiptarët në Maqedoni

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Greqia ashpërson masat edhe për adoleshentët

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Greqia ka vendosur të ashpërsojë masat anti-Covid edhe për adoleshentët 12-17 vjeç duke nisur nga 13 Shtatori.

Ashtu si edhe për të rriturit do të ndalohet hyrja apo qëndrimi në ambjente të brendshme si restorante, kafene, ambjente argëtimi, udhëtime nëpër zona të vendit me autobus, tren apo anije, pa vërtetim vaksinimi mbi 14 ditë ose vërtetim se kanë kaluar covid-19 me vlerë 180 ditë, apo rapid test të 48 orëve të fundit.



Nga 13 shtatori ky është kushti bazë në të gjithë vendin, ndërsa kategori të caktuara të sektorit shëndetësor nëse nuk kanë vërtetim vaksinimi apo nuk kanë kryer të paktën dozën e parë të vaksinës, janë larguar pa afat nga vendi i punës.

LEXO EDHE:  Në Greqi vetëm me avion/ Mbyllen kufijtë tokësorë dhe detarë

LEXO EDHE:  Luftime ne Kunduz, forcat afgane rimarrin qendren e qytetit

Për fëmijët 5-11 vjeç do të bëhet bëhet gjithashtu kontroll i rreptë i self-test. Ky do të jetë një test i ngjashëm që bëhet në shtëpi dhe ofrohet falas nga shteti me numrin personal në çdo farmaci./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pse Merkel nuk e vizitoi edhe Kosovën?/ Reagon Berlini

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizitojë Beogradin dhe Tiranën në atë që po quhet si udhëtimi lamtumirës i saj për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Serbi, Merkel ka takuar kreun e shtetit serb, Aleksander Vuciç, me të cilin kanë biseduar për tema që preokupojnë Ballkanin Perëndimor, specifikisht edhe për punën e dialogut dhe marrëveshjes me Republikën e Kosovës.

Pas një dite qëndrim në Beograd, Merkel sot ka fluturuar drejt Tiranës, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Por pse Merkel nuk zgjodhi që të vizitojë edhe Prishtinën gjatë këtij qëndrimi në Ballkanin Perëndimor.

Lidhur me këtë për Gazetën Express kanë folur nga zyra për media e Qeverisë gjermane.

LEXO EDHE:  Maqedoni/Deputetë të PE-së në protestën e Opozitës

LEXO EDHE:  Kërcënimi i Gruevskit dhe e vërteta për shqiptarët në Maqedoni



Christian Lichtwardt ka thënë se do të ishte shumë e vështirë që të vizitoheshin të gjashtë kryeqytetet për shkak të aspektit logjistik dhe për shkak të kohës.

Megjithatë thonë se janë të lumtur që të gjithë janë pajtuar për të shkuar drejt Tiranës.

“Logjistikisht dhe në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet.  Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”, ka thënë Lichtwardt për Gazetën Express.

Drejt Tiranës për takim me kancerlaren Merkel do të udhëtojë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

LEXO TE PLOTE