Connect with Us

38 kg kokainë drejt Maqedonisë së Veriut me skaf/ Goditet grupi i trafikantëve

Politikë

38 kg kokainë drejt Maqedonisë së Veriut me skaf/ Goditet grupi i trafikantëve

Publikuar

-

cna lajem kronike

4 persona janë prangosur në kuadër të operacionit “Hudënishti”.

Në pranga kanë përfunduar  O. Spirollari dhe K. Dokollari.

Në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që​ kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

 Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Hudënishti”. Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 4-mujor, si rezultat i bashkëpunimit midis Komisariatit të Policisë Pogradec, Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve.

Shkon në 4 numri i të arrestuarve, 4 i atyre të shpallur në kërkim dhe 1 i proceduar penalisht. Sekuestrohen 38 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të finalizuar më datë 07.08.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, 3 të tjerë u shpallën në kërkim dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej jashtë vendit, ka vijuar puna me hetime të thelluara për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

LEXO EDHE:  FOTO EKSKLUZIVE/ Policia shkel ligjin me të dyja këmbët

Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga strukturat e lartpërmendura, u bë e mundur ndalimi i shtetasve O. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, K. D., 22 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, u shpall në kërkim shtetasi L. Sh., 20 vjeç banues në Hudënisht dhe u procedua penalisht për​ veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasja E. H., 31 vjeçe, banuese në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht dhe

Komisariatit të Policisë Pogradec, në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin autorët e dyshuar, po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që​ kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Tanket e Serbisë në veri të Kosovës/ Ngjela bën thirrje për “luftë”: Ta mbyllim një herë e mirë me këta banditë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë në Veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Serbia po dërgon tanket e saj në kufirin me Kosovën.

Më tej, Ngjela bën edhe një deklaratë të fortë, ndërsa shkruan se do ishte mirë që Serbia të ndërmarrë një hap luftarak, dhe kështu sipas tij do të merrte përgjigjen e merituar, për dhunimin e shqiptarëve për 150 vite.

Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën, në veri të saj.



LEXO EDHE:  “Do ketë vrasje në 30 qershor”/ Shoqërohet në polici Aurel Bylykbashi

LEXO EDHE:  Dibër/ Arrestohet një person i shpallur në kërkim

Dashtë Zoti, ia merr arsyen hiçi dhe ndërmerr ndonjë hap luftarak kundër Kosovës, që ta mbyllim një herë e mirë historinë me këta banditë që kanë 150 vite që vrasin dhe dhunojnë shqiptarët.

Por jo sot.

Sot forca është nga shqiptarët. Asgjë nuk bëjnë dot serbët, veç marrëzisë që do t’i ndihmojë shqiptarët, ta mbyllin kapitullin e mizorisë serbe, duke marrë plotësisht territorin e vet shqiptar, deri në NISH.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali-Rama i “përulet” Vuçiç/ Fshin deklaratën për Kosovën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Prej disa ditësh situata në Veri të Kosovës, vijon të jetë tepër e tensionuar, pasi kryeministri Albin Kurti vendosi të zbatonte vendimin e ligjshëm, për reciprocitetin e targave.

Por, ky vendim ka sjellë zemërim të Serbisë, e cila nuk e pranon reciprocitetin, me pretendimin se ata nuk e njohin Kosovën si shtet.

Por, ajo çfarë ka ndodhur sot në Shqipëri, është një skandal i padëgjuar në 30 vite demokraci.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në një reagim në faqen e saj zyrtare, pasditen e sotme, i drejtonte thirrje Serbisë të tërhiqte forcat e armatosura nga kufiri me Kosovën.



Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës. Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilave Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.”-thuhej ndër të tjera në deklaratë. ( Lexo ketu)

LEXO EDHE:  FOTO EKSKLUZIVE/ Policia shkel ligjin me të dyja këmbët

Por, vetëm pak orë pas deklaratës, ka ndodhur skandali. Ministria e Jashtme ka fshirë deklaratën, për Kosovën.

Në vend që të hiqte Serbia tanket, Rama urdhëron fshirjen e deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, për Kosovën.

LEXO EDHE:  “Do ketë vrasje në 30 qershor”/ Shoqërohet në polici Aurel Bylykbashi

Një skandal i paparë dhe i padëgjuar më parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Taulant Balla takim në Fier/ Bashkë me Subashin dhe Kocin nisin “fushatën” organizative

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Fier, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim në qytetin ku është emëruar, teksa ajo që bie në sy është se në krah kishte Petro Koçin dhe Armando Subashin.

Kujtojmë se Koçi pas zgjedhjeve hodhi akuza se tenderat në Fier i fitojnë trafikantë droge e kriminelë teksa pati rezerva punën gjatë zgjedhjeve.

Megjithatë Balla ka deklaruar se të gjithë kanë mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe është koha për një analizë të thellë në Fier.

Njoftimi i plotë:

Zhvilluam gjatë tre ditëve, takime në njësitë administrative Cakran, Frakull, Levan, Portëz, Libofshë, Mbrostar, Qendër, Dërmenas, Topojë dhe në katër rajonet e qytetit Fier, ku Partia Socialiste ka marrë rezultate pozitive elektorale gjithmonë.

Ne rikonfirmuam 74 mandate më 25 Prill, nga të cilat 9 në qarkun Fier, edhe pse populli shqiptar na besoi të paktën 78 mandate, nëse nuk do të ishte numri i papritur i fletëve të pavlefshme të atyre që kishin në zemër PS12🌹🇦🇱, por gabuan me shenjën e preferencës së kandidatëve.



LEXO EDHE:  Dibër/ Arrestohet një person i shpallur në kërkim

LEXO EDHE:  Grozny, vetëvritet i dyshuari i pestë për vrasjen e Nemtsov

Partia Socialiste ka në Fier një strukturë organizative tepër të mirë, por që do të vazhdojë të përmirësohet në të gjitha nivelet, duke e paraprirë nga një analizë e imtësishme e rezultatit të zgjedhjeve në cdo QV.

Besoj se të gjithë kemi mësuar nga gabimet e së shkuarës, kur lënia në harresë e strukturës së partisë, nuk na ka dhënë rezultatin e duhur në përballjen elektorale të radhës. Ne sot jemi në kohën e duhur për të realizuar një analizë të thellë dhe objektive të rezultatit në cdo qendër votimi, pra në cdo organizatë socialiste.

Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE