Connect with Us

17 fitore radhazi dhe 22 gola në Champions League, rekordi i frikshëm i Levandovskit,

BundesLiga

17 fitore radhazi dhe 22 gola në Champions League, rekordi i frikshëm i Levandovskit,

Publikuar

-

Askush si ai. Robert Levandovski është padyshim një nga sulmuesit më produktiv në Europë. Bomberi polak, realizoi dopietë në sfidën e sotme ndaj Barcelonës, ku bavarezët triumfuan me rezultatin e pastër 0-3.

Ky ishte triumfi i 17 radhazi për Levën në Ligën e Kampionëve, teksa në 17 ndeshjet e fundit ka arritur të realizojë plot 22 gola, duke u shndërruar në një nga liderat e Bajernit, së bashku me Manuel Nojer. Polaku u shpall njeriu i ndeshës në “Camp Nou”, duke zhvilluar një paraqitje fantastike.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Rrëfimi 360 gradë i Rummenigge-s: Bayerni s’mund të jetë shoqatë shitjesh, Haaland…

Publikuar

-

Nga

Ish-shefi ekzekutiv i Bayernit të Munihut, Karl-Heinz Rummenigge, në një intervistë të detajuar për një medie sportive spanjolle tregoi qëndrimin e tij në lidhje me zhvillimet aktuale në futboll, nga Superliga, Fair Play Financiar” deri te largimin e Lionel Messit nga Barcelona.

“Futbolli është në rrugën e gabuar që nga viti 1995, më saktësisht që nga vendimi për Bosmanin. Në atë kohë, një vendim gjykate i lejoi lojtarët të largoheshin nga klubet pa pagesë pas përfundimit të kontratës. Kjo ka çuar në rritjen artificiale të shifrave në lidhje me pagat, komisionin për menaxherët dhe tarifat e transferimit. UEFA dhe FIFA do të duhet të rikanalizojnë një treg që po del gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit.”

Rummenigge iu referua tarifave të transferimit që ishin paguar në Angli dhe nga PSG këtë verë:

“Shumat që janë shpenzuar në sesionin e fundit të merkatos, kur vazhdojnë të ndihen efektet e pandemisë, janë të vështira për t’u kuptuar.”

Rummenigge e përshkroi si autogol faktin se Barça ishte e detyruar ta lejonte Messin të largohej për shkak të Fair Play-it Financiar:

“Nuk kishte alternative tjetër. Miku im i mirë, Joan Laporta, e di këtë. Nuk mund të imagjinohet Katalunja pa Barcelonën. Është e pamundur.”

Projekti i famshëm i Superligës së Europës mbahet gjallë nga vetëm tri klube, Barça, Real Madrid dhe Juventus:



“E kam të vështirë të imagjinoj një garë me vetëm tre anëtarë. Asnjë klub në Angli, Francë apo Gjermani nuk do të tundohet të luajë përsëri me zjarrin.”

Rummenigge gjithashtu komentoi thashethemet e transferimit të Robert Lewandowski te Reali.

“Florentino Perez më njeh mirë dhe e di që një lojtar si Lewandowski nuk do të shitet”.

Erling Haaland është përfolur si pasardhësi i Lewandowskit, por për ish-drejtuesit e lartë të Bayernit, blerja me shifrat që kërkohen të imponohen, është e paimagjinueshme.

“Klubet e mëdha janë rreshtuar për të bindur lojtarin dhe përfaqësuesin e tij. Do të shohim një ankand të vërtetë për të parë se kush paguan pagën më të lartë, sepse tarifa e transferimit tashmë është përcaktuar. Paga e ardhshme e Haalandin nuk mund të përballohet nga asnjë klub i Bundesligës, as nga Bayerni. E njoh Watzken dhe e di se ai është një person që mban fjalën e tij. Ai tha se nuk do ta shisnin dhe nuk e bënë”.

Situata është e ngjashme me atë të Franck Ribery në vitin 2008. Reali ofroi 75 milionë euro për francezin:

“Do të kishte thyer të gjitha rekordet në atë kohë. Donim t’i tregonim botës se Bayerni nuk është një shoqatë shitjesh. Kontratat nënshkruhen për t’i përmbushur ato”.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Tifozët e gjuajnë me gota birre, Haland i habit të gjithë me veprimin e tij

Publikuar

-

Nga

Erling Haland, realizoi dopietë në përballjen ndaj Bajern Leverkuzen, ku skuadra e Dortmundit triumfoi me rezultatin 3-4. Në minutën e 77-të, norvegjezi realizoi nga pika e bardhe e penalltisë, teksa gjatë festimit, një lumë gotash me birrë vërshuan drejt ti, nga tifozët vendas, teksa Haland shkoi për të festuar në këndin e fushës.

Në këto moment, Haland, i surprizoi të gjithë, teksa mori në fushë një nga gotat me birrë te hedhura nga tifozët, teksa tentoi të pinte pak birrë, në shenjë ironie. Shoku i tij i skuadrës Jude Bellingham, u kap gjithashtu nga kamera duke bërë një kapje spektakolare të një gote që po fluturonte në drejtim të tij. Veprimet e Haaland ishin shumë të ngjashme me ato të Deklan Rajs, i cili festoi në mënyrë të ngjashme golin e Stërling ndaj Hungarisë në kualifikueset e Botërorit.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Nagelsman i pamëshirshëm me ish-skuadrën, Bajerni triumfon me poker

Publikuar

-

Nga

Bajern Mynih ka rilindur nën urdhrat e trajnerit Julian Nagelsman. Pas një starti jo të mirë, bavarezët janë të pandalshëm duke fituar 3 ndeshje radhazi.

Pasditen e sotme, Nagelsman u vu përballë ish-ekipit të tij Lajcpig, duke i mposhtur thellë 1-4. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të Bajernit pas një goli të shënuar nga Levandovski në minutën e 12-të të takimit.

Në pjesën e dytë bavarezët shpërthyen me dy gola të shpejtë, përkatësisht Musiala në të 47-ën dhe Sane në të 54-ën. Laimer ngushtoi përkohësisht rezultatin në 1-3 në minutën e 58-të të takimit, ndërsa Çupo-Moting vulsoi shifrat në 1-4 në minutën e fundit të ndeshjes.



Një fitore spektakolare për bavarezët që vazhdojnë marshin e fitoreve duke marrë dhe vendin e dytë në klasifikim në kuotën e 10 pikëve.

 

LEXO TE PLOTE