Connect with Us

144 mijë doza vaksinë anti-Covid vijnë së shpejti/ Manastiliu siguron edhe vaksinat për gripin

Shëndeti

144 mijë doza vaksinë anti-Covid vijnë së shpejti/ Manastiliu siguron edhe vaksinat për gripin

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi selinë qëndrore të UNICEF në Kopenhagen, në strukturën e përqendruar të furnizimit të barnave, ku deklaroi se Shqipëria ka financuar 200 mijë vaksina të gripit, të cilat pritet që të vijnë së shpejti.

Ashtu sikurse në këto vitet e fundit, edhe këtë vit, pavarësisht gjithë vëmendjes që kemi për të rritur disponibilitetin e vaksinave anticovid, do të kemi gjithashtu të garantuar për grupet e riskut, edhe vaksinën kundër gripit. Përsa i përket vaksinës së gripit janë më shumë se 200 mijë vaksina të cilat pritet që të vijnë brenda tetorit dhe muajit nëntor. Ky do të jetë kalendari i lëvrimit të vaksinave sipas UNICEF”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar rolin e UNICEF për të gjitha vendet të cilat janë pjesë e instrumentit të Covax-it për të bërë blerjen e qendërzuar dhe shpërndarjen e vaksinave, Manastirliu bëri me dije se jemi në pritje të 144 mijë doza vaksinash anticovid, që pritet të vijnë falë bashkëpunimit me instrumentin COVAX.

Ne jemi në pritje që të kemi dhe 144 mijë doza vaksinash të radhës, që presim të vijnë brenda disa javëve, nga bashkëpunimi që kemi me instrumentin e Covax-it. Dhe sigurisht të vijojmë me kalendarin e lëvrimit pasi në tërësi në këtë instrument ne kemi blerë apo parablerë 1 milion e 140 mijë doza vaksine”, bëri me dije Manastirliu.

LEXO EDHE:  Dimri i acartë/ Manastirliu: Masat për përballimin e të ftohtit

Duke folur për konsolidimin e programit kombëtar të imunizimit dhe të strategjisë për parandalimin dhe kontrollin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës, Manastirliu tha se po diskutohet me UNICEF përfshirja e vaksinës HPV në kalendarin e vaksinimit.

Ne jemi duke diskutuar me UNICEF-in, në kuadër edhe të strategjisë që ne kemi për parandalimin dhe kontrollin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës dhe përfshirjen e vaksinës së human papiloma virusit, pra HPV-së, në kalendarin e vaksinimit. Jemi në diskutime ende. Por sigurisht që e kemi si objektiv në strategjinë tonë, përfshirjen e kësaj vaksine për vajzat e moshës 9-14 vjeç. Ne do ta realizojmë në kuadër edhe të një strategjie që jemi duke elaboruar së bashku dhe të skenarëve përkatës”, tha Mananastirliu.

Duke shprehur vlerësimin për vizitën e ministres Manastirliu në selinë qendrore të UNICEF në Kopenhagen, Drejtoresha e Përgjithshme e Prokurimeve, Etleva Kadilli tha: “Ne këtu si zyra e UNICEF qendrore shpresojmë që të jemi gjithmonë në shërbim dhe në dispozicion të Shqipërisë dhe vendeve të tjera në këtë situatë kaq të vështirë të pandemisë. Shpresojmë që shumë shpejt do të mundësojmë lëvrimin e dozave të ndryshme, qoftë kjo të vaksinave për covid, por gjithashtu edhe për gripin”, tha Kadilli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

I përhapur në 27 vende/ 5 fakte që duhet të dini mbi variantin e ri ‘Delta’

Publikuar

-

Nga

Si të shpjegojmë shpejtësinë e rrufesë me të cilën përhapet varianti Delta?

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe

Varianti i ri Delta- s, duket më i transmetueshem, por jo më i rrezikshem, në një kontekst të rasteve në rritje të COVID-19.

I identifikuar në korrik në Mbretërinë e Bashkuar, tani është i pranishëm në 27 vende. Ky nënvariant i Delta-s shumë ngjitës, i cili fillimisht u shfaq në Indi dhe që kishte shkaktuar një rifillim të epidemisë në fund të pranverës dhe fillim të verës, quhet “AY4.2”.

Varianti AY4.2 përbënte 6% të rasteve totale në MB javën e kaluar, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar në buletinin e saj javor, e klasifikoi atë si një variant nën hetim.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin/ “Nga 11 maji do kemi lëvizje automjetesh pa autorizim”

LEXO EDHE:  Hoqi dorë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Manastirliu thërret Tritan Kalon në takim



Ai nuk paraqet nje variant shqetesues per momentin.

Ky variant nuk duket se shkakton një version më të rëndë të sëmundjes ose nuk i bën vaksinat e shpërndara aktualisht më pak efektive.

Vala aktuale i atribuohet nga disa shkencëtarë, mungesës së kufizimeve, rënies së imunitetit të personave fragil të vaksinuar shumë herët në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe vaksinimit të dobët të adoleshentëve.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Helmimi/ Manastirliu zbret në Krujë, qetëson qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministrja Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me helmimin e qytetarëve në qytetin e Krujës, teksa ka deklaruar se situata nuk ka qenë e rënduar dhe se shumica e të helmuarve, pas marrjes së ndihmës mjekësore janë dërguar në shtëpi.

Ajo ka shprehur se nga dita e diel e deri më sot, rreth 370 qytetarë janë paraqitur në qendra spitalore për marrjen e ndihmës mjekësore dhe se hetimet janë përqëndruar në disa pista.



“Kam folur me mjekët për gjendjen shëndetesore. Situata paraqitet  e qëndrueshme dhe pa probleme serioze. Me shume se 200 qytetarë janë paraqitur ne siptalin e Krujës dhe janë trajtuar nga shërbimi mjekësor. Qytetarët pasi kanë marrë shërbimin janë drejtuar për në shtëpi, pasi është parë se gjendja është e qëndrueshme. Aktualisht ka disa qytetarë që po marrin akoma shërbimin mjekësor.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin/ “Nga 11 maji do kemi lëvizje automjetesh pa autorizim”

LEXO EDHE:  Mjeku Prifti në pranga/ Manastirliu: Le të flasë drejtësia, na bën nder të gjithëve

Sa i përket shkakut, po bashkëpunojmë për të kryer investigime për të gjitha pistat e mundshme. Ekspertët tanë po vazhdojnë të investigojnë. Janë marëe të gjitha mostrat laboratorike dhe po vazhdojnë hetimet. Në momentin që do kemi rezultatet përfundmitare do të bëjmë publik raportin”, tha Manastirliu për mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-i dhe “normaliteti”/ Çfarë duhet të bëjë Shqipëria?

Publikuar

-

Nga

lajme cna shendeti

Nga Erion Dasho

Që me nisjen e pandemisë, synimi për t’ju rikthyer sa më parë normalitetit ka qenë po aq i fortë sa edhe përpjekja për të dalë të padëmtuar prej saj.

Por, sa pranë normalitetit kemi qenë dhe jemi?

Të mos harrojmë se pandemia nisi me hiper-entuziastët që u munduan ta paraqesin COVID-in si një “grip” gjë që nuk është aspak, pasi transmetohet shumë më shpejt dhe vret disa herë më shumë edhe se gripi më i fortë.

Me rritjen e shkallës së imunizimit, diku në mënyrë natyrore (shembulli më tipik janë Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, etj.) dhe diku në sajë të vaksinimit (shembulli më tipik janë Izraeli, Britania e Madhe dhe Singapori) sërish u besua se epidemia u vu nën kontroll. Praktika po tregon se edhe kjo shpresë është jo-realiste për shkak të shfaqjes së varianteve të reja dhe rënies së nivelit të imunitetit me kalimin e kohës.

Kthimi në “normalitet” i tentuar në Izrael dhe Singapor dështoi dhe vendet ju kthyen masave kufizuese.

Por a do të thotë se këto masa janë “anormale”?

Të kërkosh që një person të mbajë maskë kur hyn në autobus, tren, supermarket, apo në çdo mjedis të mbyllur publik, a është “anormale”?

Sigurisht, një aktivist i të drejtave të njeriut do të përgjigjet “PO”! Një përkrahës i teorive konspirative do të shkojë edhe më tej dhe do ta interpretojë këtë si një zbulesë të parashikimeve më ogurzeza të idhujve të tij, profetëve të kiametit!

Ndërkohë, një ekspert i shëndetit publik e sheh këtë si një masë të bazuar në evidencë. Mjafton të merret si shembull një popullsi mbi 80 milionëshe (ajo gjermane), e cila e zbaton këtë masë pa shkeljen më të vogël prej më shumë se një viti.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria?

Në radhë të parë, duhet kuptuar se nuk ekziston një masë e vetme që do të garantojë kthimin në “normalitet”.

Mbi të gjitha, duhet përkufizuar vetë “normaliteti”!



》Nëse për qeverinë, ministrinë, komitetin dhe vetë shoqërinë shqiptare është “normale” që çdo ditë vdesin rreth 10 persona të raportuar zyrtarisht dhe disafishi i tyre të paraportuar…

》Nëse nuk na bën përshtypje fakti që kanë nisur të vdesin edhe 21, 25 apo 40 vjeçarët (raste të rralla, por gjithsesi tragjike kur bëhet fjalë për të tilla mosha)…

》Nëse shqiptarët janë aq “të lirë” sa mbajtja e një maske u duket dhunim i jashtëzakonshëm i lirisë (dhe jo korrupsioni, nepotizmi, vjedhjet, mashtrimet dhe manipulimet e qeveritarëve)…

LEXO EDHE:  Hoqi dorë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Manastirliu thërret Tritan Kalon në takim

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin/ "Nga 11 maji do kemi lëvizje automjetesh pa autorizim"

…atëherë nuk ka nevojë të bëhet asgjë tjetër!

Mund të vazhdojmë si jemi dhe të jemi të sigurt (siç e kam deklaruar që në muajin prill) se shqiptarët nuk do të përballen me një dimër tjetër si ai 2020-2021. Më e keqja kaloi vjet dhe aq keq nuk ka për t’u bërë më. Do të vdesin disa qindra qytetarë (ndoshta dy ose tre mijë) dhe kaq. Sigurisht nuk do të kemi ato mbi 10 mijë vdekjet që ndodhën dimrin e kaluar!

POR! Nëse duam që më pak shqiptarë të sëmuren dhe të vdesin nga COVID-i këtë dimër, ka disa masa që as nuk dhunojnë “të drejtat” dhe as kufizojnë “lirinë”.

》Së pari, pasaporta shëndetësore si person i vaksinuar apo shëruar. Le të liberalizohen kriteret për këtë! Le të studiohet modeli i disa vendeve që e njohin statusin e të shëruarit deri në 12 muaj! Le të konsiderohet mundësia që niveli i antitrupave të mjaftojë për ta konsideruar dikë “të shëruar”!

》Së dyti, vaksinimi! Sa më shumë persona me moshën mbi 12 vjeç të vaksinohen, aq më të sigurt do të jenë individët dhe shoqëria. Të sqarohet se përfitimet nga vaksina janë shumë më të larta se rreziqet dhe të nxitet vaksinimi me vaksina të sigurta. SIGURISHT, vetëm mbi BAZA VULLNETARE dhe PA DETYRIM!

》Së treti, testimi! 50 cent kushton sot një test në Gjermani. Le të aplikohet vetë-testimi për të gjithë personat që nuk kanë dëshirë të vaksinohen dhe dëshirojnë të hyjnë në auditor, bar, restorant, kinema, etj.

》Së katërti, bashkëpunimi me qytetarët për të nxitur izolimin e të infektuarve deri në momentin e negativizimit të testit. Kjo është një masë jashtëzakonisht e rëndësishme për të parandaluar zinxhirin e transmetimit.

》Së pesti, maska! Mbajtja e një maske kirurgjikale ose FFP2 në mjedise të mbyllura e ul jashtëzakonisht rrezikun e transmetimit të infeksionit. 10 apo 20 cent kushton sot një maskë e tillë. Sërish, plotësisht e përballueshme për pjesën dërrmuese të popullsisë.

Sigurisht, ka edhe masa të tjera (sidomos ato që forcojnë kapacitetet trajtuese), por nëse do të merret pesë masat e përmendura më lart, COVID-i do të bëjë shumë më pak dëme në shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

Atëherë, dimri 2021-2022 do të kalojë realisht si një dimër “normal”…/CNA.al

LEXO TE PLOTE