Connect with Us

Zjarr në Durrës/ Merr flakë magazina me bimë medicinale

Aktualitet

Zjarr në Durrës/ Merr flakë magazina me bimë medicinale

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një magazinë në Bizë të qytetitë të Durrësit. Mësohet se brenda saj ka pasur bimë medicinale.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i zjarrit.

“Më datë 14.09.2021, rreth orës 04:20, në Bizë, Durrës, ka rënë zjarr në një magazinë me bimë medicinale në pronësi të shtetasit S. P”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Arrestohet 34 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Akuzat e rënda penale

Sipas asaj që raportohet zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Nuk ndalet Gledis Nano/ Nga kupola tek vartësit, firmos të tjera emërime

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano prezanton drejtuesit e rinj të strukturave vendore.
Gjatë prezantimit të tyre, Drejtori i Përgjithshëm, duke vlerësuar punën e mirë të bërë deri tani, u ka kërkuar drejtuesve të rinj të strukturave vendore, angazhim e përkushtim maksimal për parandalimin dhe goditjen e krimit, të kultivimit të kanabisit deri në zhdukje, parandalimin e krimeve mjedisore dhe ndotjes akustike, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve dhe ndjekjen e tyre, me qëllim zgjidhjen ligjore, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera përgjegjëse, bashkëpunim më të mirë me institucionet arsimore, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Nano, gjatë prezantimeve, u ka bërë të qartë drejtuesve të rinj se janë në provë dhe se secili prej tyre do të vlerësohet bazuar në meritokraci dhe integritet.
Më tej Nano ka theksuar se vlerësimi dhe perceptimi i qytetarëve për shërbimin e ofruar nga shërbimet policore, si dhe për rezultatet e arritura në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për qytetarët do të jenë primare për vlerësimin e ecurisë së drejtuesve në detyrë.
Ndërkohë, në vijim të lëvizjeve të prezantuara ditën e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur emërimin në detyrë të disa drejtuesve të tjerë, të cilët deri dje mbanin detyra drejtuese në strukturat vendore, konkretisht:
1. Drejtues Krenar Muço emërohet në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Migracionit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
2. Drejtues Ferdinand Mara emërohet në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
3. Kryekomisar Artur Selimaj emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
4. Drejtues Albert Nushi emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
5. Kryekomisar Ilir Dedja emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
6. Kryekomisar Lorenc Meta emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Humbi gruan në fabrikën e demontimit në Gërdec/ Strasburgu i jep të drejtë Mustafa Laçit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Strasburgut, u ka dhënë një shuplakë gjykatave shqiptare me vendimin për Mustafa Laçin.

Ky i fundit ka qenë punëtor në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, në të cilën ditën e shpërthimit ka humbur gruan.

Ai është zvarritur për vite të tëra nga gjykatat shqiptarë, ndaj iu drejtua Strasburgut, prej ku ka dalë fitues.

Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar se Laçit i janë shkelur të drejtat.

Shteti shqiptar duhet t’i paguajë Mustafa Laçit 7,500 euro për vonesat, si dhe 3,000 euro për kostot e gjyqit.

 Vendimi i Gjykatës së Strasburgut



Laçi kundër Shqipërisë (aplikimi nr. 28142/17)

Kërkuesi, Mustafa Laçi, është një shtetas shqiptar i lindur në vitin 1968 dhe jeton në Kavaje (Shqipëri).

Rasti ka të bëjë me dështimin e vazhdueshëm të gjykatave vendase për të shqyrtuar të drejtën e aplikantit për përjashtim nga pagesa e pullës. Në pritje të një ekzaminimi të tillë, një kërkesë për kompensim të paraqitur nga ai në të njëjtën kohë me 70 persona të tjerë për humbjen e jetës së anëtarëve të familjes në një shpërthim në një objekt të çmontimit të municioneve, dosja është transferuar nga autoritetet në kompanitë private, por ende nuk është marrë parasysh.

LEXO EDHE:  Arrestohet 34 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Akuzat e rënda penale

LEXO EDHE:  Dokumenti- “Braktisi” muzikën/ Zaimina Vasjari nis “karrierën” si specialiste në Ujësjellësin e Durrësit

Duke u mbështetur në Nenin 6 § 1 (qasja në gjykatë) e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ankuesi ankohet se dështimi i gjykatave vendase për të shqyrtuar bazueshmërinë e kërkesës së tij për shkak të pamundësisë së tij për të paguar tarifën e pullës së postës, përbënte një kufizim të pajustifikuar të tij te e drejta e qasjes në gjykatë.

– dëme jomonetare: 7,500 euro (EUR)

– shpenzimet: 3,000 euro/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos më detyro të…”/ Plas sherri në Komisionin e Ligjeve, Bardhi i kthehet keq Ermonela Felajt

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për projektligjin e bashkëqeverisjes, është shoqëruar me debate të forta.

Gjatë fjalës së deputetes së PS, Ermonela Felaj, opozita ka ndërhyrë vazhdimisht duke mos e lënë të flasë.

Kryetarja e Komisionit, Klotida Bushka ka kërkuar që të respektohet radha dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin, por deputeti i PD, Gazment Bardhi nuk është “bindur” duke vijuar përplasjen me Felajn.

Pjesë nga debati:

Klodilda Bushka: Rregulli është që anëtarët e Komisionit kanë radhën e vet. Kur ju flisni nuk ju ndërpret njeri. Respektoni njëri-tjetrin, mbajini shënim atë që doni të thoni dhe e diskutojmë më pas.

LEXO EDHE:  Dokumenti- “Braktisi” muzikën/ Zaimina Vasjari nis “karrierën” si specialiste në Ujësjellësin e Durrësit

LEXO EDHE:  Aksident në Durrës/ Humb jetën një këmbësor



Ad by Valueimpression

Felaj i drejtohet Bardhit: Nuk është dikush këtu që të më thotë si të flas…Po iu pëlqeu mirë, po nuk iu pëlqeu…

Bardhi i drejton dorën duke bërtitur

Felaj: Atë dorën tregoja dikujt tjetër, jo mua. Nëse s’të pëlqen të dëgjosh mund të largohesh.

Bardhi: Kush do më largoj? Ti. Hec vazhdo fjalën fol…Mos më detyro të them ndonjë gjë tjetër./CNA.al

LEXO TE PLOTE