Connect with Us

Ylli Dylgjeri thirrje për protesta/ “Rama-Basha në pazar”

Politikë

Ylli Dylgjeri thirrje për protesta/ “Rama-Basha në pazar”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Ylli Dylgjeri ka analizuar situatën në të cilën ndodhet sot Shqipëria.

Sipas tij, është momenti që populli të ngrihet në protesta masive pasi vendi ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm të historisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai nënvizon se drejtuesit e partive kryesore, Edi Rama dhe Lulzim Basha, janë në prag për ta groposur të ardhmen e vendit përmes pazareve dhe marifeteve në bashkëqeverisje.

Gjithashtu ai ka cekur se vendin e ka pllakosur papunesia, covidi, rritja e çmimeve, korrupsioni, oligarket, emigracioni.

Gazetari tregon se drejtësia është në kolaps dhe në fund iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në rrugë për të përmbysur hajdutët dhe oligarkët

Më fund erdhi momenti që populli të ngrihet në protesta masive. Vendi ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm  të historisë. Asnjë shpresë. Europa po i mbyll dyert e levizjes.Asnje kompani gjermane nuk operon ne kete vend.

Të dy drejtuesit e Partive kryesore si dy vëllezer siameze jane ne prag te pazareve per ta groposur perfundimisht te ardhmen e vendit permes marifeteve ne bashkeqeverisje.

Nderkombetaret kane marre hapur krahun e pushtetit te korruptuar, Sorosi dikton. Vota u vodh. Media klienteliste po qelb vendin. Lloj, lloj kokeshtrembere fshataresh me kostume bejne moral ne banaqet e darkes ne TV e Portale. Vendin po pllakosin nga disa pandemi: papunesia, covidi, rritja e çmimeve, korrupsioni, oligarket, emigracioni. Drejtesia eshte ne kolaps. Aq qesharak eshte bere pushteti sa nje ish zevendeskryeminister i kerkon medias te merret me rritjen e çmimit te bukes! Per te uluritur!  Sikur nuk ishte deri dje ne kry te vendit. Ishte më thone…po nuk dukej! Femrat ministre po bejne debilimet e fundit per te marre pozat e drejtimit.

Jemi kthyer ne qeraxhinj ne vendin tone. Me tej, çensura e fjales po na perjashtojne nga partia, pastaj nga administrata dhe ne fund po na i nisin femijet ne emigracion.

Spitalet po stermbushen nga covidi, personeli eshte i tejlodhur nga ngarkesa 2 vjeçare ne spitale, infemieret vrapojne sa te sherbimet private aq drejt kurseve te gjuhes  gjermane.

Nuk rrihet me ketu! Vendi eshte bere i pa jetueshem. Atehere çpresim me?  Koha po na therret:

Te gjithe ne rruge te permbysim kete kaste hajdutesh e oligarkesh! Ky eshte sot Misioni. Shpetimi kombetar“, shkruan Ylli Dylgjeri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha i jep mesazhin Bashës: Ik andej nga erdhe, dorëzo mandatin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me tone mjaft të forta, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët e Fierit, Berisha i ka drejtuar një mesazh të fortë Lulzim Bashës, duke iu drejtuar me fjalët “Ik andej nga erdhe, dorëzo mandatin”.

Gjithashtu ai iu drejtua me mesazhe të forta demokratëve, ndërsa theksoi “Mos pranoni shkelmimin e PD-së, nga Edi Rama dhe Lulzim Basha”.

LEXO EDHE:  Komploti më i rëndë i republikës së vjetër ndaj qytetarëve është ai ekonomik

LEXO EDHE:  Protesta e 16 shkurtit/ Spartak Ngjela nxjerr zbuluar opozitën



Ndërsa duke u ndalur në vendimin e Bashës, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, Berisha e quajti një akt pabesie.

Basha bëri një akt amoral.

Amerika vlerëson pabesinë? Nuk e vlerëson kurrë. Por le ta vlerësojë kush të dojë. Ne jemi komb i besës”-tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha flet me emra/ Kush është zyrtari amerikan që i doli në krah

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi nga Fieri edhe deklaratat e Lulzim Bashës se baza e PD është anti-amerikane.

“Tani ai ka dalë me sloganin se jemi me Amerikën. Por nuk ka më pro-amerikan se ata që besojnë te vota e lirë. Nuk ka më pro-amerikan se ata që besojnë te transparenca, që besojnë se sovraniteti është kushti i kushteve për të qenë partner serioz i SHBA.

Këtë tubim tani ai e quan anti-amerikan dhe këto debate shpëtimtare për PD-në dhe demokracinë, qenkan anti-amerikane. Po pse? Sepse i duhet atij për karrigen e tij.

Nuk është hera e parë që ndodhem në këtë situatë. Por ne kurrë nuk do fitojmë nëse nuk jemi një parti sovrane.



Prova e parë që del për të faktuar korrupsionin e Sali Berishës apo të fëmijëve të tij, Sali Berisha merr masë ndaj vetes. Por Sali Berisha është i pathyeshëm ndaj gënjeshtrave dhe presioneve,” tha Berisha.

LEXO EDHE:  Protestuesit i dalin jashtë parashikimeve policisë/ Ja çfarë kanë planifikuar

LEXO EDHE:  Protesta e 16 shkurtit/ Spartak Ngjela nxjerr zbuluar opozitën

Sipas tij, një nga njerëzit më të rëndësishëm të republikanëve në SHBA, Richard Grenell e ka mbrojtur, duke thënë se vendimi ndaj tij është politik.

“Ne jemi aleatë të republikanëve në SHBA. Idhulli im ka qenë Regan.

Ministri në hije i republikanëve, në konferencën më të madhe vjetore të kësaj partie, ka deklaruar se Sekretari i Shtetit Blinken e ka përdorur ligjin si armë kundër kundërshtarëve të kryeministrit shqiptar, për të mos lejuar ardhjen e tyre në pushtet, nën ndikimin e George Soros. Ky njeri, që është më i informuari në botë, nuk do i dilte zot Berishës nëse nuk do kishte informacionet e tij,” tha Berisha, duke shtuar se Basha nuk bëri dot as këtë gjë, që të shprehej si republikanët amerikanë, se akuzat janë politike.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha hedh poshtë “sloganin” e Bashës/ Gjithçka e bën për karrigen e tij

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike ka mbërritur në qytetin e Fierit ku po mban edhe foltoren e dytë.

Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha është ai që po i largon të gjithë nga PD dhe se ai nuk do të mundet kurrë ta dërgojë partinë në fitore.

“Basha po i largon të gjithë nga PD. Sot ka me dhjetra dhe me qindra që rrinë rrugëvë, pasi nuk kanë shpresë për t’u kthyer në vend. Mund të them që ai  kurrë nuk do ta dërgojë këtë parti në fitore”, thotë Berisha.

Më tej ai ka shtuar se kryetari i opozitës zotohet se do ndryshojë Kushtetutën, por për këtë ai nuk ka vota. Berisha ka thënë se ai duhet të bëjë reformë territoriale, jo të qeshë me kryeministrin Edi Rama në Parlament.

LEXO EDHE:  Komploti më i rëndë i republikës së vjetër ndaj qytetarëve është ai ekonomik

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Policia nuk jep leje



“Kryetari i opozitës zotohet se do ndryshojë Kushtetutën , ku i ka votat, vetëm 44 vota ka. Pra kjo është gjuhë kodi, thuaje ti që të ndjek unë se është e imja. Je ti kryetar opozite, bëj reformë terrotiriale, jo të qeshësh me Edi Ramën në parlament”, shprehet Berisha.

Berisha ka deklaruar se ai ka dalë me “sloganin” pro-amerikës, por Amerika e atij që merr vendime pa vota dhe pa anëtarësi, tregon që është Kina.

“Ai ka dalë me “slovanin” jemi me amerikën. Një demokrate i thotë, kjo amerika jote, e vendimeve pa vota, pa anëtarësi është Kina. Këtë tubim ai e quan anti-amerikan, këto debate janë shpëtimtare për PD, sepse këto i duhen për karrigën e tij”, shprehet Berisha. / CNA.al

LEXO TE PLOTE