LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita e lamtumirës së Angela Merkel/ Topi: Mesazh për ata që duan të mbajnë ende postet e tyre

14 Shtator 2021, 18:15, Politikë CNA
Vizita e lamtumirës së Angela Merkel/ Topi: Mesazh për ata

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka komentuar vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Shqipëri.

I ftuar në Neës 24, ai theksoi se si një lidere e jashtëzakonshme dha mesazhin me largimin e saj nga posti i kancelares për ata që duan të mbajnë ende pozicionet e tyre.

?Ju a kam thënë dhe e kam thënë, politika e vendeve mike nuk ecën me emra. Largojuni emrave. Në çdo kohë ka titullarë institucionesh, faktorë gjeopolitikë, gjeostrategjikë. Bota ecën pa emocione, me vizion shumë largpamës.

Njerëzit janë shumë të rëndësishëm. Është një linjë institucionale. Ka shumë aktorë, aktorë që kanë qenë, janë dhe do të vijnë. Kur kemi shembullin elokuent të znj.Merkel. Një lidere e jashtëzakonshme me mbështetje të jashtëzakonshme, hipotekë të jashtëzakonshme vjen dhe largohet. Ky është shembull i qartë për personazhe të tjerë që kërkojnë të qëndrojnë në pozicione që kanë pasur?, theksoi Topi./CNA.al

Lajmet e fundit nga