LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vaksinimi i detyrueshëm/ Studentët zgjedhin AstraZeneca

14 Shtator 2021, 15:30, Aktualitet CNA
Vaksinimi i detyrueshëm/ Studentët zgjedhin AstraZeneca

Muaji Shtator dhe fillimi i vitit të ri shkollor kanë sjellë edhe rritjen e kërkesës së studentëve për t?u vaksinuar, që kur vaksinimi u bë i detyrueshëm për to.

Mjekët thonë se ditët e para të shtatorit kanë sjell fluksin më të lartë të tyre, pasi duan të kryejnë të dy dozat para fillimit të vitit të ri shkollor.

Sipas asaj që raporton abc news, studentët më së shumti po preferojnë më vaksinën AstraZeneca.

 ?Numri më i lartë i të rinjve për t?u vaksinuar, ka qenë në ditët e para të muajit shtator?, thotë drejtori i Qendrës Shëndetësore 9 në Tiranë.

Sipas tij, studentët mbeten kategoria me riskun më të lartë për përhapjen e virusit.

Kujtojmë se studentët duhet të marrin dy dozat e vaksinës anti-Covid, në mënyrë që të rikthehen në auditore këtë vit të ri shkollor./ CNA.al

Lajmet e fundit nga