LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Teoritë konspirative janë dokrra”/ Kurti i përgjigjet Ramës

14 Shtator 2021, 15:05, Politikë CNA
“Teoritë konspirative janë dokrra”/ Kurti i

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelares gjermane, Angela Merkel në Tiranë ka përfunduar.

Kurti theksoi se u konfirmua që Procesi i Berlinit është rruga për integrimin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ai i është përgjigjur edhe deklaratave të Edi Ramës për teori konspiracioni në lidhje me planin e këtij të fundit dhe Aleksandër Vuçiçit të njohur me emrin ?Open Balkan?.

?Teori konspiracioni! Nuk e di se për çfarë e keni fjalën?, ka thënë Kurti.

?U konfirmua se Procesi i Berlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin  Evropian. Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe gjithashtu mjaftueshëm i thellë, që të mos ketë nevojë për variante tjera alternative. 

Në bisedat që pata theksova që nuk duhet të ketë fonde evropiane, pra fondet e BE-së për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet patjeter që të paraprihen dhe të shoqërohen me vlerat e BE?, shtoi kryeministri i Kosovës./ CNA.al

10:44 Politikë

Merkel në Tiranë

Kancelarja gjermane Angela Merkel qëndron të martën për disa...

Lajmet e fundit nga