Connect with Us

Shkëndija vazhdon të mos fitojë, por i mohon kreun Shkupit

Sport

Shkëndija vazhdon të mos fitojë, por i mohon kreun Shkupit

Publikuar

-

Vazhdon kriza e Shkëndijës së Tetovës. Skuadra kuqezi, pavarësisht ndryshimeve të mëdha që ka bërë me afrime apo largime futbollistësh, nuk po arrin që të tregojë vlerat e saj në kampionat dhe mbetet larg kreut të renditjes.

 

Në ndeshjen e shtyrë për ditën e sotme pas tragjedisë në spitalin e Tetovës, ekipi kampion në fuqi, nuk arriti më shumë se 1 pikë në barazimin 0-0 ndaj Shkupit, duke konfirmuar se edhe me Akrapoviç në stol, ka vështirësi të mëdha të marrë maksimumin nga një grup me emra cilësorë që pritej të dominonin futbollin në Maqedoninë e Veriut për vite me radhë duke krijuar një cikël.

Barazimi 0-0 bën që Shkëndija të arrijë kuotën e 7 pikëve në 6 ndeshje të luajtura nga skuadra tetovare, e cila vetëm falë golavarazhit më të mirë nuk e sheh veten në zonën e rrezikuar të klasifikimit. Por barazimi i sotëm gjithsesi ndaloi Shkupin që të kthehej në kreun e renditjes, ku tashmë vendin e parë e mban Akademija Pandev me 13 pikë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Për herë të parë në karrierë, Lewandowski fiton “Këpucën e Artë”

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski fitoi “Këpucën e Artë”, pas 41 golave të shënuar në sezonin e kaluar në Bundesligë.

Polaku ishte golashënuesi më i mirë në 5 ligat kryesore të Europës, teksa asnjë nuk arriti të bëjë më mirë.



33-vjeçari e fiton për herë të parë në karrierë këtë çmim dhe tha se nuk po mendon për një tjetër, sepse sapo ka filluar sezoni.

Ky është çmimi për përpjekjen time dhe të të gjithë ekipit. Nuk po mendoj për një tjetër, sepse ne sapo kemi filluar sezonin dhe nuk po luaj për këto çmime”, u shpreh Lewandowski.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Shifra impresionuese, Bayerni i Nagelsmann është “makineri” golash

Publikuar

-

Nga

Një “valangë” golash, saktësisht një mesatare prej 4.75 golash për ndeshje. Me Nagelsmann Bayerni fluturon, pasi në 8 ndeshje sezonale bavarezët kanë shënuar në total 38 gola. Fituan Superkupën e Gjermanisë ndaj Dortmundit, gjunjëzuan Barcelonën në “Camp Nou” dhe nga e diela janë edhe të parët në Bundesliga. Një nisje perfekte.

Te numrat ndikon natyrisht edhe rezultati 12 -0 ndaj Bremer Sv në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, por edhe pa atë ndeshje statistikat do të ishin vërtet impresionuese, 26 gola në 7 ndeshje, me një mesatare prej 3.7 golash për çdo takim.

Shtatë fitore dhe një barazim, ka regjistruar skuadra e Nagelsmann, që ekzaltohet në sfidat e mëdha, pasi mposhti 3-1 Dortmundin, 3-0 Barcelonën dhe 4-1 Leipzigun. Papritmas edhe mbrojtja, që në vitet e fundit ka rezultuar shpesh pika e dobët e skuadrës, ka filluar dhuron siguri. Janë vetëm 5 golat e pësuar në 8 ndeshjet e para sezonale, vetëm 1 në pesë takimet e fundit.



Lewandowski me 7 gola në 5 ndeshje të kampionatit, është i pari (bashkë me Haaland-) mes golashënuesve më të mirë në 5 kampionatet më të rëndësishëm të Europës. Gnabry, Sane, Musiala, Muller e madje dhe Kimich që të shtunën realizoi dygolëshin e parë të karrierës, të gjithë po shënojnë duke dhuruar dhe asiste.

Edhe edhe pse numrat janë të jashtëzakonshëm, Bajerni mund të rritet edhe më. Në këtë sezon janë ende në “të thatë” si Coman, ashtu dhe Goretzka që ende nuk kanë shënuar. Francezi është jashtë fushe për një problem në zemër, ndërsa mesfushori gjerman duhet të gjejë ende formën më të mirë pasi humbi nga faza përgatitore për shkak të Europianit.

Ka kohë për ti rigjetur, ka kohë për t’u përmirësuar ende, edhe sepse për momentin, edhe pa ta Bayerni i Nagelsmann “asfalton” kundërshtarët me festival golash.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ndeshjet e tetorit/ FIFA dënon Hungarinë, sfida ndaj Shqipërisë pa spektatorë

Publikuar

-

Nga

Hungari – Shqipëri do të luajë në 9 tetor pa spektatorë. Është ky vendimi më i fundit që ka dalë nga zyrat e FIFA-s për kombëtaren hungareze. Shkak janë bërë tifozët e tyre të cilët e kanë pësuar për sjelljet raciste në takimin ndaj Anglisë.

Kombëtarja e Hungarisë është dënuar me dy ndeshje pa tifozë, teksa në këtë mënyrë e pëson edhe përfaqësuesja jonë që nuk do të mund të ketë asnjë mbështetës për këtë takim të rëndësishëm.



Kujtojmë që Shqipëria arriti të fitonte në Elbasan Arena ndaj hungarezëve me rezultatin minimal 1-0. Një triumf i mundshëm në transfertë do të rriste ndjeshëm kuotat për një kualifikim historik në grupet e botërorit “Qatar 2022”.

LEXO TE PLOTE