Connect with Us

Rikthehet sonte magjia e Champions League/ Barcelona sfidon Bayernin, ja të gjitha sfidat

Sport

Rikthehet sonte magjia e Champions League/ Barcelona sfidon Bayernin, ja të gjitha sfidat

Publikuar

-

Starton sonte sezoni i ri 2021/22 i Champions League me tetë ndeshje të cilat zhvillohen në mbrëmje në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve. Në orën 18:45 zhvillohen dy duelet e para, Sevilla pret në shtëpi Salzburgun, ndërsa Man Utd është mik i Young Boys.

Ndërkaq, në orën  21:00 zhvillohen edhe gjashtë ndeshje të tjera, ku spikat dueli mes Barcelonës dhe Bayernit. Përballjet tjera që luhen janë edhe Chelsea-Zenit, Malmo-Juventus, Villarreal-Atalanta, Dynamo Kyiv-Benfica, Lille-Wolfsburg Kampion në fuqi i Ligës së Kampionëve është Chelsea që edicionin e kaluar arriti të mposhte në finale Manchester Cityn.

Ky sezon pritet të jetë shumë rivalizues pasi janë disa skuadra që kanë bërë shumë transferime si PSG e Man Utd që synojnë trofeun, ku në luftë janë edhe ekipe si Chelsea, Man City, Bayern, Real Madrid e Barcelona. ndeshjet për tifozët shqiptarë transmetohet në platformën TIBO. Emocionet janë të garantuara./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Starova sulmon Manajn: Pa Uzunin dhe nuk ia pasoi topin

Publikuar

-

Nga

Manaj ka përfunduar në qendër të kritikave pas ndeshjes së djeshme. Zgjedhja për të tentuar vetë portën në një kohë kur Uzuni ishte në një pozicion më të favorshëm për të shënuar nuk mund të harrohet lehtë nga tifozët dhe opinionistët.

Kritikat vijnë edhe nga Sulejman Starova, i cili në emisionin “Skaner” në “MCN TV” i vesh peshën e fajit sulmuesit shqiptar. Ai vendim egoist në pjesën e parë ishte shpërblimi i besimit të madh që Reja ka pasur për të gjatë drejtimit të tij te Kombëtarja.



“Manaj, që ishte i besuari i Rejës dhe ja si ia shpërbleu. Gjithë atë besim që kishte trajneri për të, ai nuk e pasoi. Pa Uzunin dhe nuk ia pasoi”, ka thënë Sulejman Starova.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Gazetari kritikon Brojën dhe Ramadanin: Kulmi që shkuan për t’i kërkuar bluzën Levandovskit

Publikuar

-

Nga

Humbja kundër Polonisë la një shije të hidhur për të gjithë shqiptarët, të cilët pas asaj ecurie pozitive kishin ngritur shumë lart shpresat për të marrë vendin e dytë në grup. Gazetari Gjergji Stefa ka mbetur i pakënaqur nga ajo që kuqezinjtë dhanë në fushën e lojës, e cila kulmon më pas me veprimin e lojtarëve të Kombëtares pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit.

Stefa është shprehur në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se fakti që Broja dhe Ramadani shkuan menjëherë drejt Levandovskit për ti kërkuar fanellën e bënte këtë “finale“ të madhe të merrte vlerën e një miqësoreje.



“Dhe në fund të ndeshjes pas një humbjeje të tillë kulmi është kur sheh dy futbollistë të Kombëtares shqiptare që duke qeshur shkojnë menjëherë te Levandovski për ti kërkuar fanellën. Kjo ishte pastaj sikur luan miqësore“, ka thënë Gjergji Stefa.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Zotërinj, e kemi në dorë ku*vën”, ja festa e presidentit të Federatës Polake në dhomat e zhveshjeve në “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Ndeshja ndaj Shqipërisë ka qenë padyshim e rëndësisë maksimale për Poloninë. Një rezultat negativ do të nxirrte polakët nga loja dhe për ta ishte frymëmarrje kur siguruan tre pikët në ndeshjen plot peripeci në ”Air Albania”. Natyrshëm, për ta kishte shumë eufori pas sfidës, të cilës nuk i ka shpëtuar presidenti i Federatës Polake, Cezari Kulesza.

Ai ka publikuar një video ku shfaqet vetë në dhomat e zhveshjeve ndërsa ndjek lojtarët që festojnë e duartrokasin për këtë sukses. Ndërsa më vonë, të gjithë bëhen gati për një fjalim të tij. por ai tha vetëm një frazë që shprehte më së miri shpërthimin emocional pas suksesit në këtë sfidë delikate.

“Zotërinj, e kemi në dorë ku*vën”, tha ai para lojtarëve duke sjellë të qeshurat dhe reagimet e këtyre të fundit. Kulesza i referohej faktit se tashmë kishin vetë fatin në dorën e tyre, pasi më parë ishin në ndjekje të Shqipërisë e tashmë mund të tentojnë vetë vendin e dytë në grup në bazë të rezultateve të tyre.

Ai ka kërkuar ndjesë në mesazhin që shoqëronte këtë video. “Pas ndeshjes në Tiranë, emocionet ishin të shkëlqyera. Më vjen keq por ishte e pamundur që ta shprehja ndryshe:”, shkruante ai.



LEXO TE PLOTE