LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i MONEYVAL “nxin” Shqipërinë/ Si po "minohet" rruga e integrimit në BE

14 Shtator 2021, 12:01, Politikë CNA
Raporti i MONEYVAL “nxin” Shqipërinë/ Si po

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar listën e MONEYVAL, që sipas saj e rendit Shqipërinë në zonën gri të vendeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se Shqipëria është kthyer në ?parajsën e pastrimit të parave në Europë?.

Gjithashtu, Tabaku thekson se këtë vit, indeksi na rendit të 72 duke pasur rënie në raport me 2020: pastrimi parave është pari në renditjen negative, pastaj korrupsioni dhe rryshfeti janë të dytët në renditjen problematike.

Sipas saj, ky është një binom i pandashëm që njollos çdo përpjekje të shqiptarëve për të integruar vendin në BE.

?Një nga 15 kushtet e BE për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare dhe çelur zyrtarisht procesin përfundimtar të integrimit është lufta kundër pastrimit të parave.

Shqipëria ndërkohë gjendet në listën gri të MONEYVAL dhe konsiderohet nga Indeksi Bazelit si një nga vendet kryesore ku mund të pastrohen paratë.

Në Europë renditemi të fundit, ndërkohë që jemi fqinj me Taxhikistanin.

Sivjet indeksi na rendit të 72 duke pasur rënie në raport me 2020: pastrimi parave është pari në renditjen negative, pastaj korrupsioni dhe rryshfeti janë të dytët në renditjen problematike.

Një binom i pandashëm që njollos çdo përpjekje të shqiptarëve për të integruar vendin në BE.

Ndërtimi sidomos në Tiranë, investimet nga sipërmarrje me pikëpyejte në turizem me bekimin e qeverisë, lojërat e fatit janë sektorët që kanë njollosur Shqipërinë në këtë renditje, e po pengojnë rrugëtimin tonë në BE.

Pavarësisht retorikës së ditës, propagandës së rremë e çdo shfaqje që ngre tendat sa herë del Rama, faktet bërtasin!

Kjo mazhorancë nuk ka vullnetin dhe as dëshirën për të përmbushur kushtet dhe për të integruar vendin!?-shkruan Jorida Tabaku./CNA.al

Rritet rreziku i pastrimit të parave në vend në 2021/ Bie alarmi

10:44 Politikë

Merkel në Tiranë

Kancelarja gjermane Angela Merkel qëndron të martën për disa...

Lajmet e fundit nga