LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protezë me diamante/ Rita Ora “shokon” me pamjen e saj në MTV Video Music Awards 2021”

14 Shtator 2021, 08:21, Lifestyle CNA
Protezë me diamante/ Rita Ora “shokon” me pamjen e saj në

MTV Video Music Awards 2021 prej ditësh ka qënë eventi më i përfolur në mediat rozë.

Në këtë event nuk ka munguar as artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Kur bie fjala për veshjen Rita nuk heziton të guxojë dhe gjithmon ka qënë pjesë e emrave të artistëve të cilët nuk shmangin eksperimentet në look.

Në daljen e saj të fundit në MTV Video Music Awards 2021 në New York, Rita pranoi se krijoi vetë të gjithë dukjen e saj duke nisur që nga aksesoret e jashtëm deri në xhevahiret e personalizuara në dhëmbët e saj, shkruan CNA.al.

Rita Ora mori vëmendjen maksimale në tapetin e kuq me fustanin e saj të zi, të gjatë, e me një palë pantallona të shkurtra.

Ajo e kishte kombinuar veshjen e saj me një palë çizme të gjatë mbi gjunjë, e kuruar deri në detaj. Megjithatë  aksesorët në dhëmbë, të cilat ishin prej ari me inicialet e këngëtares e bënë të duket unike.  Rita Ora u sigurua edhe vet që herë pas here të tregonte gojën e saj me diamante, dhe veshjen e saj duke pozuar për kamerat./CNA.al

Lajmet e fundit nga