Connect with Us

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillon këtë javë vizitën e parë zyrtare në Berlin

Kosova & Rajoni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillon këtë javë vizitën e parë zyrtare në Berlin

Publikuar

-

cna lajme politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillon këtë javë vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin, ku takohet me presidentin Steinmeier, ministrin e Jashtëm, Heiko Maas dhe përfaqësues nga diaspora, ekonomia dhe shkenca.

Osmani takohet të martën pasdite, 14.09.2021 me homologun e saj gjerman, Frank Walter Steinemeier. Për presidentin gjerman, i cili është në detyrë që prej vitit 2017, është hera e parë që pret në rezidencën e tij një president ose presidente nga Kosova. Dy paraardhësit e tij, Horst Köhler, dhe Joachim Gauck, kanë pritur në vitet 2010 përkatësisht 2013, presidentin Fatmir Sejdiu dhe presidenten Ahtifete Jahjaga. Vetëm Hashim Thaçi, nuk u prit kurrë nga ndonjë president i Gjermanisë zyrtarisht si homolog.

 

Biseda mes Osmanit dhe Steinmeierit pritet të jetë miqësore, edhe për faktin, që presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, e njeh mire Kosovën dhe rajonin, pasi ka qenë një nga lobuesit e palodhshëm për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj, pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Steinmeier atëherë ishte ministër i Jashtëm në qeverinë Merkel I dhe ka qenë i pranishëm edhe në varrimin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në fillim të vitit 2006. Para se të fillonte detyrën si ministër i Jashtëm, ai ka qenë shef i kabinetit të ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder.

Fokusi tek ekonomia

Por takimi Osmani-Steinmeier pritet të jetë një takim me karakter më shumë simbolik. Temat aktuale të politikës gjermane në Ballkanin Perëndimor, Osmini pritet t’i shtjellojë ministrit të jashtëm Heiko Maas, të mërkurën. E këtu pritet të mos mungojnë dy çështje: dialogu Serbi-Kosovë dhe bashkëpunimi rajonal, që do të thotë konkretisht, që Kosova të angazhohet për jetësimin e projektit të Procesit të Berlinit, që përfshihet nën emrin Tregu i Përbashkët Rajonal. Të dyja proceset kanë ngecur në vend. “Mungesa e progresit në këto dy procese po pengon rajonin për të ecur përpara drejt rrugës së BE-së”, i tha DW-së kohë më parë në një intervistë sekretari gjerman i shtetit për punë të jashtme, Miguel Berger.

LEXO EDHE:  "Kosova të pezullojë taksën që të vazhdojë dialogu"/ Paralajmëron diplomati amerikan

Osmani do të qëndrojë këtë javë në Berlin ku do të takohet edhe me përfaqësues të diasporës, me shkencëtarë të Universitetit Humboldt dhe Përfaqësues të Ekonomisë Gjermane. Me këta të fundit, Osmani do të përpiqet të lobojë, për investime në Gjermani. Disa nga argumentet që do të sjellë presidentja e Kosovës për këtë lobim, ajo i tha në një intervistë për të përditshmen gjermane Süddeutsche Zeitung: “Ne luftojmë krimin dhe korrupsionin me institucione të reja, promovojmë investime të huaja me ligje të reja dhe kemi fuqi punëtore në moshë të re, shumë prej të cilëve flasin gjermanisht – ne jemi vendi ideal për kompanitë gjermane”.

Jo takim me kancelaren Merkel

Vetëm kancelarja Angela Merkel, e cila pak kohë më parë u shpreh si mbështetëse e grave,  nuk gjeti kohë të takohet me gruan, që në Kosovë e quajnë me simpati, Merkel-in e Kosovës. Zyra e shtypit e qeverisë gjermane nuk pranoi ta jepte sqarime, ndaj pyetjes së DW. “Ne zakonisht nuk i komentojmë kërkesat që i vijnë Kancelares për takime,” i tha një zëdhënës DW.

I pyetur nga DW se si janë marrëdhëniet Kosovë-Gjermani, pasi Kosova është një nga vendet që nuk po e pranon miratimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, ai u përgjigj: „Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë janë shumë të mira. Kancelarja Merkel ka telefonuar me homologun saj, Albin Kurti, në muajin maj. Gjermania i mbështet reformat politike dhe ekonomike të vendeve të Ballkanit – përfshirë edhe Kosovën”.

Më tej zëdhënësi kujtoi bisedën që do të zhvillohet po të martën, 14.9, në Tiranë, mes kancelares Merkel dhe homologut të saj kosovar, Albin Kurti, dhe shtoi: “Veç kësaj, është gjë e mirë që në Samitin e Procesit të Berlinit, më 5 korrik, të gjithë pjesëmarrësit deklaruan gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar për krijimin e një Tregu të Përbashkët që përfshin të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor.”/DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Qeveria miraton masat e reja kundër pandemisë

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës më 23 tetor njoftoi se ka miratuar masat e reja kundër pandemisë së koronavirusit.

Ndër masat e reja është ndryshimi i orarit të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve që do të jetë nga mesnata deri në ora 05:00. Ky kufizim më herët fillonte nga ora 22:00.

Po ashtu, bizneseve të gastronomisë u është zgjatur orari i punës deri në orën 23:00.

Sa i përket arsimit, sipas masave të reja, të marra nga Qeveria e Kosovës, procesi mësimor në institucionet e arsimit parauniversitar në të gjitha nivelet, do të zhvillohet me orar të rregullt dhe me prani fizike.

Më herët, ekzekutivi kishte lejuar që procesi edukativ në arsimin parauniversitar të bëhej sipas skenarëve dhe me praninë e jo më shumë se 20 nxënësve në një klasë.

Po ashtu, sa i përket numrit të personave që mund të marrin pjesë në ngjarje të zhvilluara në ambiente të jashtme dhe të mbyllura, ka ndryshime në masa. Sipas vendimit të ri, do të lejohen grumbullimet e 70 personave në ambiente të jashtme që marrin në ngjarje kulturore, ndërkaq, në aktivitete që zhvillohen në ambiente të mbyllura do të lejohen 30 persona.



Ulen rastet, nuk respektohen masat

Po ashtu, ceremonitë fetare dhe pritjet për ngushëllim, që mbahen në ambiente të mbyllura, do të lejohen që të marrin pjesë deri në 30 persona, ndërkaq në ambiente të hapura 70 persona, duke respektuar distancën dhe duke mbajtur maskën.

LEXO EDHE:  Kosovë/ Miratohen amendamentet, i hapet rruga krijimit të Gjykatës Speciale

LEXO EDHE:  Kosovë/ Miratohen amendamentet, i hapet rruga krijimit të Gjykatës Speciale

Masat e tjera nuk dallojnë shumë nga ato që janë në fuqi, siç është mbajtja e maskës dhe distancës. Po ashtu, dëshmia përmes certifikatës së vaksinimit apo testeve negative për koronavirus do të kërkohen për hyrjen në institucione shtetërore e private, gastronomi, institucionet arsimore dhe për hyrje në shtetin e Kosovës.

Qeveria tha se këto masa kanë për qëllim të parandalojnë shpërndarjen e COVID-19 në tubime, siç janë edhe ato të procesit zgjedhor, ku grumbullohen një numër i madh njerëzish.

“Masat për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë provuar si jetike për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sipas raporteve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë është stabile, por rreziku mbetet sepse varianti Delta vazhdon të jetë dominues te ne dhe se në vendet e tjera në rajon dhe botë ka përkeqësim të njeshëm të situatës epidemiologjike”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Kosova së fundmi ka regjistruar numër më të ulët të rasteve të reja me koronavirus. Gjatë të shtunës, vendi regjistroi 16 raste të reja dhe asnjë person të vdekur.

Të gjitha masat e reja kundër COVID-19 mund t’i lexoni KËTU

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova shpall non grata dy zyrtarë rus/ Vjosa Osmani tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar pasditen e sotme se i ka kërkuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të shpallë ‘non grata’ dy zyrtarë rusë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

Sipas Osmanit, aktiviteti i dy shtetasve rus ka cënuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës, ndërsa thekson se këtë vendim ministrja Donika Gërvalla e ka marrë sot dhe se në të njëjtën kohë ka njoftuar institucionet relevante për vendimin.

Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona ‘non grata’ dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.



LEXO EDHE:  Krimet e kryera në Kosovë/ Dorëzohet kallëzim penalë ndaj Serbisë

LEXO EDHE:  Dialogu Kosovë-Serbi/ Merkel takim me kryeministrin Albin Kurtin

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.

I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend”, u shpreh Osmani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tensionet nga reciprociteti i targave/ Nis takimi i parë në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në Bruksel ka filluar sot takimi i parë i grupit të punës për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar përmes një prononcimi edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke thënë se pret që në një periudhë prej gjashtë muajsh të ketë një propozim konkret.

Sot në mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të grupeve punuese për targat, siç ishim pajtuar më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Besoj se ata do të prezantojnë gjetjet konkrete brenda gjashtë muajsh”, ka shkruar Lajçak në njoftimin e tij.



Vendimi për të formuar grupin e punës për targat ishte rezultat i takimeve së fundmi, që ekipet negociuese patën në Bruksel me të dërguarin e Posaçëm për dialog, Lajçak, në kohën kur kishin shpërthyer tensionet për shkak të vendosjes së masave të reciprocitetit. Atëherë u gjet një zgjidhje e përkohshme për të mbuluar me letër ngjitëse pjesët e targave ku janë simbolet shtetërore dhe që kjo të vlejë për të dyja vendet.

LEXO EDHE:  Kosovë/ Miratohen amendamentet, i hapet rruga krijimit të Gjykatës Speciale

LEXO EDHE:  Kosovë/ Miratohen amendamentet, i hapet rruga krijimit të Gjykatës Speciale

Kosova tërhoqi pastaj njësitë speciale të policisë nga pikat e kalimeve kufitare, ndërsa serbët hoqën bllokadat nga rrugët.

Por, pas kësaj ishte thënë se ajo është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe ndërkohë grupet punuese të palëve, me ndihmën e ekspertëve të BE-së, do të takohen për të gjetur një zgjidhje të përhershme./REL

LEXO TE PLOTE