Connect with Us

Presidenti Ilir Meta dekreton qeverinë “Rama 3”

Politikë

Presidenti Ilir Meta dekreton qeverinë “Rama 3”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar qeverinë Rama 3. Pritet që dekreti të  kalojë në parlamentin e ri për tu votuar nga 140 deputetët.

Presidenti dërgoi më parë një letër në Prokurori, nëpërmjet së cilës kërkoi verifikimin e 16 emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministra.

SPAK dhe prokuroria e Përgjithshme iu përgjigjën duke treguar se asnjë prej ministrave nuk është nën hetim.

Edhe këtë mandat të tretë Rama do të drejtojë qeverinë, si kryeministër. Ndërsa Arben Ahmetaj do të jetë zëvendës kryeministri.

DEKRETI NGA ILIR META

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,

D e k r e t o j:

Neni 1

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

LEXO EDHE:  Raporti i Qendrës Europiane të Drogave/ Meta: Këmbanë e fortë alarmi me pasoja për vendin

1) Zoti Edi Rama- Kryeministër;

2) Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

3) Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

4) Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;

5) Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;

6) Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;

7) Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

8) Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;

9) Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;

10) Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;

11) Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

12) Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

13) Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;

14) Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;

15) Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;

16) Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;

17) Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13213 Tiranë, më 14.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META../ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha “ironizon” rëndë Bashën/ “Më mirë qiri i fikur se i fëlliqur”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike ka mbërritur në qytetin e Fierit ku po mban edhe foltoren e dytë.

Berisha ka deklaruar se asnjërit nuk i kishte shkuar në mendje se kryetari i PD, i marrë peng, do të merrte vendimin për përjashtim e tij pa pyetur asnjë njeri.

Ai ka ironizuar rëndë Bashën duke thënë se është më mirë një qiri i fikur, sesa një qiri i fëlliqur.



 “Ju jeni njerëzit e vlerave dhe besimit. Atyre që janë në këtë sallë dhe kanë mbështetur Lulzim Bashën, por edhe ato që nuk e kanë mbështetur Lulzim Bashën, ju them se më shumë se të gjithë ju, Lulzim Bashën e ka mbështetur Sali Berisha.

Ju keni mbështetur kryetarin e PD. Asnjërit nuk i shkonte në mend se kryetari , do mundej që pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, asnjë parim mbi të cilin është ndërtuar PD, të dilte me një vendim për të dorëzuar sovranitetin e PD. Unë ju jap fjalën e nderin se e kam kryeput për Partinë Demokratike dhe anëtarësinë e saj këtë lëvizje. Më mirë qiri i fikur, sesa i fëlliqur”, thotë Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FOTO-LAJM/ Përlotet Berisha

Publikuar

-

Nga

Ish lideri historik i PD-së Sali Berisha është parë i përlotur në  takimin me demokratët në qarkun e  Fierit.

Ashtu si dhe në Tiranë,  Berisha është pritur nga qindra demokratë për të mbledhur 1500 firmat e tyre për të krijuar një referendum që të rrëzojë vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

LEXO EDHE:  BE dhe OSBE ndahen me Presidentin Meta për datën e zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Skandali i financimeve ruse për LSI-në/ Ja kush fshihet pas tyre



Ai është pritur veçanërisht nga kryetari i degës dhe deputeti i PD, Luan Baçi teksa e ka shoqëruar nga Tirana deputeti tjetër, Flamur Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha peng i Ramës”/ Berisha: I futën “thikën” pas shpine PD-së

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të sotëm me demokratët e Fierit ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të kryetarit në detyrë të PD-së, Lulzim Basha.

Ai e ka quajtur Bashën, si “peng” të kryeministrit Edi Rama.

Edi Rama i futi thikën pas shpine PD-së, me dorën e pengut të tij, Lulzim Basha”-tha Berisha.

LEXO EDHE:  Për çfarë kryengritje flet ky tutkun!?/ Ngjela ‘degjeneron’ Metën: Grabitës i pashpresë

LEXO EDHE:  Skandali i financimeve ruse për LSI-në/ Ja kush fshihet pas tyre



Më tej, ai u shpreh se “Demokratët janë tradhëtuar nga akti i pabesë i Lulzim Bashës”.

Gjithashtu ai iu drejtua me një mesazh të fortë demokratëve, duke iu kërkuar atyre të mos pranojnë në asnjë mënyrë përçarje mes tyre.

Mos pranoni në asnjë mënyrë asnjë ndarje mes nesh”-u shpreh Berisha. /CNA.al

LEXO TE PLOTE