Connect with Us

EKSKLUZIVE-Përplasja Berisha-Basha/ Ja lëvizjet e palëve

Politikë

EKSKLUZIVE-Përplasja Berisha-Basha/ Ja lëvizjet e palëve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas pabesisë së Lulzim Bashës ndaj ish liderit historik të PD, Sali Berisha, duke e përjashtuar nga Grupi Parlamentar  me një vendimi personal dhe pa mbledhur asnjë strukturë, në PD, situata duket mjaft e tensionuar.

Berisha ka paralajmëruar se ditën e enjte do të nisë një lëvizje për bashkimin e partisë dhe zgjerimin e saj.

Ai tha se lëvizja do të fillojë në Tiranë dhe më pas do të kalojë në të gjithë Shqipërinë.

Pritet të ketë me qindra antarë në takime ku do shpalosë tezat e tij për ringritjen e PD dhe largimin e Bashës, raporton CNA.al.

Nga ana e tij Lulzim Basha ka nisur në bazë të deleguarit e tij në degë, shkruan CNA.al, duke kërkuar të sqarojnë pse e përjashtoi Berishën dhe nga ana tjetër duke tentuar ti gënjejë se përjashtimi është i përkohshëm dhe se ai e mirëpret Berishën kur të dojë doktori në PD.

LEXO EDHE:  Zbulohet lëvizja e radhës/ Ja çfarë do të bëjë Lulzim Basha të hënën

Në fakt kjo është një lojë e Bashës për të fituar kohë pas deklaratave të forta të Berishës se Basha është satelit i Ramës dhe largimi i tij nga kreu i PD është përfundimtar.

Tashmë të dy palët duket se do janë në aksion në bazë, Berisha vetë si gjithmonë, ndërsa Luli con kuretizanët e tij pasi vetë përton pasi i flihet gjumë edhe kur po e nxjerrin me shqelma nga PD.

Tani thjesht po bën rolin e gomarit kur e hante ujku, ‘O Zot bëje ëndërr”!/CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha “ironizon” rëndë Bashën/ “Më mirë qiri i fikur se i fëlliqur”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike ka mbërritur në qytetin e Fierit ku po mban edhe foltoren e dytë.

Berisha ka deklaruar se asnjërit nuk i kishte shkuar në mendje se kryetari i PD, i marrë peng, do të merrte vendimin për përjashtim e tij pa pyetur asnjë njeri.

Ai ka ironizuar rëndë Bashën duke thënë se është më mirë një qiri i fikur, sesa një qiri i fëlliqur.



 “Ju jeni njerëzit e vlerave dhe besimit. Atyre që janë në këtë sallë dhe kanë mbështetur Lulzim Bashën, por edhe ato që nuk e kanë mbështetur Lulzim Bashën, ju them se më shumë se të gjithë ju, Lulzim Bashën e ka mbështetur Sali Berisha.

Ju keni mbështetur kryetarin e PD. Asnjërit nuk i shkonte në mend se kryetari , do mundej që pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, asnjë parim mbi të cilin është ndërtuar PD, të dilte me një vendim për të dorëzuar sovranitetin e PD. Unë ju jap fjalën e nderin se e kam kryeput për Partinë Demokratike dhe anëtarësinë e saj këtë lëvizje. Më mirë qiri i fikur, sesa i fëlliqur”, thotë Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FOTO-LAJM/ Përlotet Berisha

Publikuar

-

Nga

Ish lideri historik i PD-së Sali Berisha është parë i përlotur në  takimin me demokratët në qarkun e  Fierit.

Ashtu si dhe në Tiranë,  Berisha është pritur nga qindra demokratë për të mbledhur 1500 firmat e tyre për të krijuar një referendum që të rrëzojë vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

LEXO EDHE:  A mund të na gënjejë Luli me një qese domate ?!

LEXO EDHE:  A mund të na gënjejë Luli me një qese domate ?!



Ai është pritur veçanërisht nga kryetari i degës dhe deputeti i PD, Luan Baçi teksa e ka shoqëruar nga Tirana deputeti tjetër, Flamur Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha peng i Ramës”/ Berisha: I futën “thikën” pas shpine PD-së

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të sotëm me demokratët e Fierit ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të kryetarit në detyrë të PD-së, Lulzim Basha.

Ai e ka quajtur Bashën, si “peng” të kryeministrit Edi Rama.

Edi Rama i futi thikën pas shpine PD-së, me dorën e pengut të tij, Lulzim Basha”-tha Berisha.

LEXO EDHE:  Nga Fatbardh Kadilli/ Për Bushatin dhe të tjerë, PD nuk e ka përfunduar misionin

LEXO EDHE:  A mund të na gënjejë Luli me një qese domate ?!



Më tej, ai u shpreh se “Demokratët janë tradhëtuar nga akti i pabesë i Lulzim Bashës”.

Gjithashtu ai iu drejtua me një mesazh të fortë demokratëve, duke iu kërkuar atyre të mos pranojnë në asnjë mënyrë përçarje mes tyre.

Mos pranoni në asnjë mënyrë asnjë ndarje mes nesh”-u shpreh Berisha. /CNA.al

LEXO TE PLOTE