Connect with Us

Përjashtimi i Berishës/ Nishani: Shkelmi i fundit i Bashës ndaj PD

Politikë

Përjashtimi i Berishës/ Nishani: Shkelmi i fundit i Bashës ndaj PD

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish presidenti, Bujar Nishani shprehet se, vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar është shkelmimi i fundit dhe dëm i madh për PD.

Në një inetrvistë për mediat, Nishani tregon se për të ringritur PD, nevojitet një proces politik transformues brenda radhëve të demokratëve.

Pavarësisht motiveve që e kanë shtyrë apo justifikimet, dëmi që ka shkaktuar edhe me vendimin e fundit që është shkelmimi i fundit është dëm i madh. Vendimi ishte në injorim total të statutit dhe institucioneve, e thelloi edhe më shumë këtë kaos. Vendimi i Bashës e çon PD drejt asgjësimit të saj. Kjo duhet të vijë përmes proceseve politike dhe strukturave. PD-së sot i duhet një tronditje e madhe, shndërrim i madh, riformatim total dhe shkundje radikale për të krijuar nesër një ringritje mbi bazën e atyre kolonave që ka PD në raport me sfidat dhe aspiratat e shqiptarëve”, ka thënë Nishani.

Përsa i përket rrugëtimit dhe të ardhmes së PD, Nishani shprehet se nuk ka alternativë tjetër për PD, ose do të shkojë drejt asgjësimit ose do të bëjë një ndryshim dramatik.

LEXO EDHE:  Ish-Presidenti jep alarmin/ Procesi i Vettingut po korruptohet

Nuk ka alternativë tjetër për PD, ose do shkojë drejt asgjësimit të ngadaltë, ose të ndërmarrë një proces dramatik ndryshimi. Qëndrimet e Berishës mund ta ndezin këtë shpresë e projekt. Berisha ka forcë të jashtëzakonshme edhe më shumë se Basha vetë.”

I pyetur nëse beteja mes Berishës dhe Bashës mund të përçajë më shumë PD, Nishani thotë se PD nuk ka qenë kurrë me e përçarë se tani.

Më e përçarë se sot s’mund të jetë PD, ajo ka prekur fundin. Në situatën që jemi sot a vjen dot PD në pushtet? Demokratët janë të bindur që Basha nuk realizon dot ardhjen në pushtet. Le ta nisim këtë proces me trauma që në objektiv final të ketë një PD më të madhe dhe demokraci funksionale”, përgjigjet Nishani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Dosjet në SHBA”/ Berisha i përgjigjet Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon takimin e radhës me demokratët në qytetin e Fierit.

Berisha ka komentuar deklaratën e Yuri Kim pak ditë më parë në “Zëri i Amerikës”, përsa i përket shpalljes “non grata” të ish kryeministrit.

Në lidhje me këtë, Berisha është përgjigjur publikisht duke u shprehur se dosjet që kanë për të janë vetëm shpifje.



Ambasadorja ka deklaruar para disa ditësh në Zërin e Amerikës, habitem si njerëzit bëjnë të habiturin.Zonja ambsadore, e ke thënë këtë që i ke thënë Bashës se Berisha e di që kemi dosje?

Ato janë thjesht raporte të qeverisë të Ramës. Unë nuk kam thënë se nuk ka dosje por janë shpifje dhe vetëm shpifje”, ka thënë Berisha ndër të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prova e bashkëpunimit Rama-Basha/ Berisha tregon mesazhet e koduara

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme është ndalur në Fier, në kuadër të takimeve “Foltorja e PD”-së, ku është pritur me brohorima nga mijëra simpatizantë demokratë.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, të cilin e cilësoi si një bashkëpunëtor të kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Ironia e fortë e Blushit me liderët politikë/Krizë telefonash të prishur!

LEXO EDHE:  Bujar dhe Visar sot mbyllni gojën/Populli është në ZI!

Basha tha do ndryshojmë Kushtetutën. Por, lind pyetja ku i ke votat morë zotëri? Ke vetëm 44 vota.



Kur para dy ditësh Rama krijoi grupin e punës për ndryshimin e Kushtetutës. Këto janë kodet e tyre.

Por, çfarë do ndryshojë? Çfarë lëshimesh do bëjë?”-u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha zbulon paktin e fshehtë Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë takimi me demokratët e Fierit, ka zbuluar planin e fshehtë të Lulzmim Bashës me Ramën që nxorri LSI në opozitë.

Do kërkoj falje sepse mijëra prej jush kanë mbështetur Bashën pse e ka mbështetur Sali Berisha. Ju garantoj që cdo gjë që keni menduar ju për të, ccdo të vërtetë që keni sjellë në zyrën time.

 Ju përveshën të dy LSI-së, pasi Edi Rama i tha ‘Luli është ccun i mirë’. Zbritën në nivelin më minimal në historinë e PD-së. Dolëm shtojcë e PS-së. Del një ditë kryetari i opozitës, ish kryetari i opozitës, dhe thotë do ndryshoj kushtetutën. 

Po ku i ke votat t’i për ndryshimin e kushtetutës. Ti ke vetëm 44 vota. Si do e ndryshosh ti kushtetutën kur s’ke vota?’/CNA.al



LEXO EDHE:  Përjashtimi i Sali Berishës/ Si po tallet Lulzim Basha me amerikanët?

LEXO EDHE:  Përplasja Rama-Meta/ “Shpërthen” ish-Presidenti: O të marrë, o të paturp

 

 

 

LEXO TE PLOTE