Connect with Us

Për 24 orë filtruan kabinetin “Rama 3”/ SPAK i përgjigjet Metës

Aktualitet

Për 24 orë filtruan kabinetin “Rama 3”/ SPAK i përgjigjet Metës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Brenda 24 orëve Struktura e Posaçme Antikorrupsion i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta, për kabinetin “Rama 3”.

Meta një ditë më parë kishte kërkuar informacion nga SPAK për ministrat, nëse ndonjëri prej tyre është nën hetim.

SPAK-ut i janë dashur 24 orë për të kryer verifikimet, të cilat kanë konkluduar me një përgjigje për Presidentin, se asnjëri nga Ministrat nuk është nën hetim.

LEXO EDHE:  Ilir Meta kampioni i korrupsionit!/ I trembur deri në palcë, nuk shpëton as si President

Të paktën SPAK nuk ka asnjë të regjistruar për ndonjë vepër penale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Pse Batoni është bërë Lulzims?!

Publikuar

-

Nga

Edi Rama, Baton Haxhiu

Në ekranet televizive, Baton Haxhiu, krahu i djathtë i Edi Ramës, një nga këshilltarët e tij kryesorë, një nga njerëzit që Rama e dëgjon më shumë, është kthyer në një Lulzims.

Njeriu që gjatë fushatës së zgjedhjeve na thoshte se Luli do humbte, ishte i paaftë, i dështuar, ishte një hije, nuk mund të ishte kryeministër, nuk merrte përgjegjësi, kishte shkatërruar Partinë Demokratike. Akuzohet për shumë bëma dhe gjëma.

Këto të gjitha na i thoshte Batoni.

Tani ka ndryshuar. Natën Batoni, po e bën ditë. Na thotë se Luli është një lider. Është e ardhmja, është i riu, është njeriu që do të zgjidhë çështjet politike, kryeministri që i duhet nesër Shqipërisë, e të tjera si këto. Qesharake deri në banale.

Sesi mund të ndryshojë njeriu mendimin kështu, dy janë format.

Ose dikush mund të jetë “kollitur” tek Batoni, ose ky i fundit po i shërben Edi Ramës për të bërë atë që i duhet më mirë kryeministrit. Mbajtja e Lulzim Bashës në karrigen e kryetarit të PD-së. Kjo për një arsye të vetme. Rama, Lulin e mund 100 herë. Sa herë të garojë, qoftë edhe kur Rama është në gjumë. Mjafton të vërë në krye të fushatës Elisa Spiropali, dhe Luli është i humbur.

Nuk po themi që të kandidojë PS-ja me “tigrin” në krye. Luli nuk diskutohet. Ndoshta dhe më këtë ministren e re të Financave, Luli humbet.

Batoni duket se është në një mision.

Në një mision që duket se është sa i vështirë edhe i pashpresë. Sepse Baton Haxhiu nuk ka asnjë peshë tek strukturat e demokratëve. Dhe aq më tepër kur del publikisht dhe i sulmon ata. Thotë se PD-së nuk kanë ç’i duhen militantët.

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ilir Metës/ Ahmetaj: Qëndrimi i Presidentit është i dykuptimtë

LEXO EDHE:  PD përgjigje “rrufe” Metës/A do marrë pjesë në seancë?!



Por, çfarë i duhen Partisë Demokratike, kur nuk i duhen militantët?

Njerëzit që kanë 30 vite që sakrifikojnë. Në qendra votimi, në fushata. Njerëzit që shkojnë në komisione, që mbledhin votat. Njerëzit që mbajnë lart parimet e tyre. Pa asnjë lloj interesi. Pa asnjë lloj pagese. Pa u punësuar kurrë në shtet. Ata janë gjaku, janë palca e PD-së. Nuk është Luli dhe të tijët.

Luli dhe të tijët janë një grup interesaxhinjsh, të shkuar në PD, për të mbledhur ca para. Ashtu siç erdhi Batoni nga Kosova në Shqipëri. Kurse militantët janë pjesa më e qënësishme e Partisë Demokratike. Janë trupa e saj elektorale. Janë ata që mbledhin votat.

Votat nuk i mbledh Baton Haxhiu nga ekrani në ekran, duke marrë mijëra euro për çdo fjalë që thotë. Qoftë kjo ndryshe dje nga sot, apo qoftë ndryshe nesër nga sot.

Pra, dalja e Baton Haxhiut dhe bërja e tij Lulzims, përtej interesave financiare nga daljet mediatike, ka edhe interesat politike të kryeministrit. Por, edhe në finale urrejtjen e tij ndaj militantëve të PD-së, që nuk e duan, nuk e shohin dot. Apo së fundi edhe përplasjen e tij personale me ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo për shkak të shumë interesave të Batonit, të cilat ish-kryeministri i ka thënë publikisht dhe ia ka plasur në fytyrë.

Ndaj sot kemi një Baton Lulzims, për shumë arsye. Që fillojnë nga politika, tek xhepi, e përfundojnë tek kthimi në ekran, në qesharak dhe i pabesueshëm, sepse është njuësoj sikur Enver Hoxha të ngrihet nga varri dhe të bërtasë “poshtë Enveri”.

Kështu është edhe rasti i Batonit me Edi Ramën, apo dhe me Lulzim Bashën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Sherri me karrige mes mësueseve/ Kushi: Të forcojmë etikën dhe disiplinën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me stafin e mësuesve të gjimnazit Andon.Z.Çajupi.

Vizita e saj vjen pas sherrit të madh mes dy mësueseve të kësaj shkolle, të cilat u konfliktuan, ku si pasojë pati edhe të lënduar nga famijarët e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Kushi, zbulon se ka biseduar me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës.



Të gjitha profesionet janë të nderuara, por mësuesi mbetet në çdo kohë e në çdo vend figura më e dashur dhe më e respektuar për të gjithë. Vlerat që ai mbart janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirëedukimin e fëmijëve tanë.

Nisur nga ngjarja e rëndë ku të përfshira ishin dy mësuese të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, dje zhvillova një vizitë pranë kësaj shkolle, e cila ndër vite ka spikatur përherë me talente e rezultate pozitive në çdo fushë.

Pasi i urova fillimisht shumë suksese e mbarësi nxënësve në këtë fillim viti shkollor, bashkëbiseduam gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës”, shkruan Kushi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artur Zheji në “dollapin” e kunatit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një shfaqje që nuk do t’i shkonte kurrë për shtat një gazetari, një analisti mediatik, një njeriu që pretendon se është i lexuar dhe i shkolluar, siç është rasti i Artur Zhejit. Një shfaqje sa arrogante, aq maskiliste dhe deri diku një teatër i dhimbshëm që duket sikur kishte skenë “dollapin” e kunatit.

Në fakt, “dollapi” i kunatit është ai i Lulzim Bashës, ku mbyllen gazetarë, analistë, portale e media që paguhen nga bizneset e tij. E këtë na e tregoi më mirë se askush tjetër, Artur Zheji, në një përballje në emisionin “Opinion” të dy ditëve më parë, kur ndaj ish-zëdhënëses së PD-së, Floriana Garo pati një sjellje që nuk do t’i shkonte për shtat as një rrugaçi.

Duke e sulmuar, duke e ironizuar, për shkak të faktit se ish-zëdhënësja tha vetëm një fjali. “Kryetari pas humbjes nuk ka thirri as të na thoshte faleminderit për kontributin, për punën e bërë, për gjithçka ishte bërë në atë fushatë”.

E Zheji duke e personalizuar gjithçka nga “dollapi” i kunatit, ku nxori kokën e tij, ndoshta i lodhur nga orët e gjata në kazino dhe alkooli i tepruar, që ndoshta sërish e kishte përdorur para se të shkonte në emision, fatkeqësisht u “vërsul” ndaj një femre. Ndaj një zonje e cila kishte dhënë kontributin e saj elektoral dhe nuk thoshtë asgjë. Thjeshtë dhe vetëm se Basha nuk dinte të ndërtonte ekip, nuk e kishte ndërtuar këtë të fundit dhe nuk kishte as mirënjohje. Por, ishte një egoist dhe përçarës në krye të PD-së.

Të vërteta këto që i ka thënë edhe vetë Artur Zheji. I ka thënë dje, i ka thënë pardje, do t’i thotë dhe nesër.

Zheji ka thënë shumë gjëra kur ka qënë me Fatos Nanon. Atëherë dhe kur adhuronte Berishën. I ka thënë edhe kur ishte me Ilir Metën. Sërish kur ka mbështetur Berishën. Apo edhe kur ka qënë me Edi Ramën për pak kohë, të cilin e ka konsideruar një nga “mendjet e ndritura” të vendit, që sot e sulmon dhe akuzon.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për detit/ Meta: Nuk besoj që qeveria ka interes të favorizojë Greqinë

LEXO EDHE:  PD përgjigje “rrufe” Metës/A do marrë pjesë në seancë?!



E më vonë tani, ky Artur Zheji i cili na është bërë një lulzims kaq i devotshëm, sa kur del nga “dollapi” i kunatit nuk kursen as gratë, as zonjat që ka në studio. Pa folur pastaj për sjelljen banale, gënjeshtrat që përdorte live në emision, apo qasjen e tij zhgënjyese ndaj fenomeneve politike të Opozitës dhe të Partisë Demokratike.

Artur Zheji, avokati i të gjithë bëmave dhe gjëmave të Shqipërisë.

Avokati i Ilir Metës, avokati i Fatos Nanos, avokati i Edi Ramës, tani edhe avokati i Lulzim Bashës.

Të gjithë ata që iu ka bërë avokaturën Artur Zheji, kanë humbur dhe kanë ikur. Kanë dalë nga skena politike. I vetmi që ka shpëtuar është Edi Rama, i cili e largoi shpejt.

Tashmë mesa duket është më e sigurtë ikja e Lulzim Bashës. Për shkak të avokatisë që po i bën Artur Zheji, i dalë nga “dollapi” i kunatit dhe mos kontrollit psikologjik dhe fjalorit apo artikulimit, qoftë edhe ndaj zonjave, siç ndodhi edhe dy ditë më parë në emisionin “Opinion”, ku Artur Zheji më shumë sesa gazetar apo analist, dukej si aktori i një teatri me kukulla dalë nga “dollapi” i kunatit. Ku futen ata që paguan Lulzim Basha, siç e përmendëm më lart për të mbrojtur bëmat dhe gjëmat e tij. Dhe këtë e bëjnë njerëz si Zheji &Co, të cilët nuk janë të paktë.

Nga hallet ekonomike dhe financiare çfarë nuk thonë e çfarë nuk mbrojnë. Janë gati të sulmojnë, akuzojnë dhe ç’montojnë këdo, thjeshtë dhe vetëm që ata të shtojnë pak a shumë të ardhurat në xhepat e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE