Connect with Us

“PD në rënie të frikshme”/ Manjani: Basha është figurë e kompromentuar

Politikë

“PD në rënie të frikshme”/ Manjani: Basha është figurë e kompromentuar

Publikuar

-

Gjesti i ulët i Jemin Gjanës/ Ironizon Manjani: Këto veprime bëhen nga persona që kanë të drejtën e votës së fshehtë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, është i ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku ka theksuar se PD ka një rënie të frikshme sot, teksa shumë persona opozitarë janë në gjendje konfuze.

Sipas Manjanit, Basha është sot një figurë e komprementuar.

 “Meta ka dekretuar qeverinë e Ramës e do shohim sërish të njëjtat gjëra. Në lidhje me zhvillimet në PD, Lulzim Basha ka qenë i mbështetur nga Berisha, edhe pse nuk binddte si njeri. Në bindjen e njerëzve, sot PD është partia më e pavotueshme në Shqipëri. Nëse zgjedhjet bëhen sot, ka një rënie të frikshme të PD-së.

Emri dhe figura e Bashës është kompromentuar, nuk drejton dot një opozitë. Ne prisnim nga Basha që të jetë lider i opozitës, por në opozitë sot ka njerëz që janë demoralizuar. Shqipëria sot keqqeveriset, jetojmë në kushte informaliteti, e informaliteti na jep bukë. Shoqëria është dekonstruktuar, për fat të keq”, deklaroi Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Secili prej jush ka vendosur tullat e tij në PD”/ Berisha u ‘rrëmben’ zemrat demokratëve në Fier

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur para demokratëve në Fier se fitorja kërkon bashkëpunim, duke treguar dhe një rast se si një ish komisioner nuk është lejuar të regjistrohet si anëtar në PD, për interesa të Bashës

“Fitorja kërko energjinë tuaj, kërkon bashkëpunimin tonë. Kërkon që ne të bashkohemi.

Më dërgonte një ish komisiner i yni, 20 vite nuk më kanë regjistruar më anëtar të PD, sepse unë kisha qenë komisioner i një deputeti që u përball me zotin Basha.

Shtrirja në këtë mënyrë vetëm na pakëson.

Çdo kontribut, nuk ndertohet mbi kulte dhe ideologjira por mbi vlera.



LEXO EDHE:  Zbulohet kur dhe si u kap PD nga Sorosi/Ndërmjetës Henri Çili

LEXO EDHE:  “Më mirë të të zërë virusi se pushteti”/ Ironizon Manjani: Rregulli i qeverisë lesh e li

Secili prej jush ka vendos tullat e tij në këtë ndërtësë të PD, pavarësisht se disa mund të jenë zemëruar apo detyruar të largohen, por tullat janë aty, dhe kjo duhet të na bashkojë“, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Forumet do mblidhen”/ Berisha paralajmëron Bashën: Je i shkarkuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në takimin e tij me demokratët në Fier, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili është shprehur se nuk do të lejojë një kongres anti-amerikan apo grupime anti-amerikane në PD.

Berisha i është përgjigjur duke u shprehur se çdo kryetar që merr vendime që nuk janë në pushtetin e tij, pa pyetur forumet ka përfunduar keq.

Ish kryeministri thekson se forumet do mblidhen dhe Kuvendi i Partisë do vendosë.



Në këtë situatë që jemi vota është shpëtimtare. Ne duhet të jemi të barabartë të gjithë dhe duhet të shprehemi të lirë.

Ju e dëgjuat peng kryetarin dje, që tha unë nuk do lejoj një PD anti amerikane. Kryetarit i them një gjë, të gjithë ata që gjatë 30 viteve i kapi frika e forumeve kane përfunduar keq. Prandaj bëhu burrrë, ja ku janë njerëzit që mbajnë mbi supe PD, mos ki frikë.

Lëri ato, forumet do mblidhen Kuvendi i partisë do vendosë. Çdo kryetar që i lejon vetes të marrë vendime që nuk janë pushteti i tij por i forumeve të tjera, është i shkarkuar dhe pozicioni i kalon zëvendëskryetarit ose sekretarit të përgjithshëm”, është shprehur Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i jep mesazhin Bashës: Ik andej nga erdhe, dorëzo mandatin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me tone mjaft të forta, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët e Fierit, Berisha i ka drejtuar një mesazh të fortë Lulzim Bashës, duke iu drejtuar me fjalët “Ik andej nga erdhe, dorëzo mandatin”.

Gjithashtu ai iu drejtua me mesazhe të forta demokratëve, ndërsa theksoi “Mos pranoni shkelmimin e PD-së, nga Edi Rama dhe Lulzim Basha”.

LEXO EDHE:  Kritikoi ndryshimet kushtetuese të vitit 2008/ Olli nuk kursehet ndaj Bashës: Zot na ruaj se me atë mendje që ke ti…

LEXO EDHE:  A do të çojë Astrit Patozi propozime në Kuvendin Kombëtar të PD?



Ndërsa duke u ndalur në vendimin e Bashës, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, Berisha e quajti një akt pabesie.

Basha bëri një akt amoral.

Amerika vlerëson pabesinë? Nuk e vlerëson kurrë. Por le ta vlerësojë kush të dojë. Ne jemi komb i besës”-tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE