LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ulemi më për t’u vrarë e për t’u therur"/ Rama shigjeton Albin Kurtin

14 Shtator 2021, 13:03, Politikë CNA
“Nuk ulemi më për t’u vrarë e për t’u

Kryeministri Edi Rama ka thënë se kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur gur kilometrik për gjenerata të tjera.

Ai është rikthyer pas në kohë në vitin 2014, në takimin e liderëve të rajonit.

?Kur Kancelarja më ka ftuar në 2014, ishte hera e parë në historinë e rajonit, që liderët nuk uleshin për t?u vrarë, për t?u therur, por për të folur për të ardhmen.

Ky proces hapi rrugën e komunikimit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Sigurisht që procesi ka nevojë për kohën e vet?, është shprehur Rama.

Më tej ky i fundit  ka folur për projektin Open Ballkan.

?Edhe Ballkani i hapur që kemi si nismë të tre vendeve, është rezulat i këtij procesi.

 Nga bashkëpunimi, ndërveprimi mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët. Edhe konfliktet e ndërtuara në vite janë më të lehta në këtë proces. Angela ka vendos gur kilometrik për gjenerata të tjera. Është legjitime që duan që gjërat të bëhen më shpejt, por duhet të kuptojmë se po luftojmë me prapambetjen. Nuk është dështim është vizion afatgjatë, që do të kalojë nga një gjeneratë në tjetrën. Kancelarja vjen nga një shkuara që është e njëjtë me tonën?, është shprehur Rama, , duke shenjëstruar indirekt kryeministrin e Kosovës Albin Kurti./CNA.al

10:44 Politikë

Merkel në Tiranë

Kancelarja gjermane Angela Merkel qëndron të martën për disa...

Lajmet e fundit nga