Connect with Us

Ndryshon vendimi i UEFA-s për Skënderbeun?

Sport

Ndryshon vendimi i UEFA-s për Skënderbeun?

Publikuar

-

Skënderbeu vazhdon të vuajë dënimin e UEFA-s duke mos u lejuar të marrë pjesë në kompeticionet europiane.  Klubi i Skënderbeut u dënua në korrik të vitit 2016 me mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, duke u cilësuar i papërshtatshëm deri në mbylljen e hetimeve të ngritura nga UEFA.

Më pas, në mars të vitit 2018, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës vendosi të dënojë klubin me 10 kualifikime në Kupat e Europës, si dhe 1 milionë euro gjobë për trukim të ndeshjeve. Klubi korçar e apeloi dënimin në disa instanca, por e humbi atë deri në Gjykatën Federale të Zvicrës.

Dënimi fillestar i Skënderbeut ishte me 10 kualifikime në kompeticionet europiane dhe 1 milionë euro gjobë, një vendim që u la në fuqi nga KAS-i më 12 korrik 2019. Gjithsesi, situata duket se ka ndryshuar dhe duket se ka dritë në fund të tunelit.

E përditshmja sportive, “Panorama Sport” shkruan sot se nga “10 vite për çdo kualifikim në Europë”, dënimi i UEFA-s është ndryshuar në “10 vite kalendarikë”. Një lajm i mirë ky, nëse është i vërtetë (pasi nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga UEFA ose nga klubi korçar). Kjo do të thotë se Skënderbeu i ka shlyer 5 vite, ndërsa i kanë mbetur dhe 5. Korçarët vijojnë të shpresojnë gjithashtu edhe te ndonjë aministi dhe ndoshta këto 5 vitetë mbetura mund të reduktohen ende në vazhdim. tifozët korçarë presin me ankth…/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri-Poloni, publikohen çmimet e biletave

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të përballet ndaj Polonisë në Air Albania. Kjo sfidë do të jetë si një finale për të vendosur vendin e dytë në grup.

Interesi është i jashtëzakonshëm dhe pritet qe stadiumi të pushtohet duke mos lënë asnjë karrige të vetme bosh, pa harruar edhe kufizimet nga COVID.’



Më poshtë gjeni edhe çmimet e biletave:

LEXO TE PLOTE

Sport

Një 18-vjeçar mahnit Ilir Dajën dhe drejtuesit e Partizanit

Publikuar

-

Nga

Në sfidën e mesjavës në Kupë për Partizanin ra në sy paraqitja pozitive e mesfushorit Maguete Gueje. 18- vjeçari bëri një ndeshje të mirë dhe ka fituar edhe vëmendjen e Ilir Dajës, i cili ka simpati për aftësitë e mëngjarashit.

Edhe në seancat e fundit stërvitore, fokusi ka qenë te Maguete, i cili ditaditës po ingranohet gjithmonë e më shumë me ekipin e parë. Sa i takon formacionit nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga titullarët që luajtën në Korçë përballë Skënderbeut.



I vetmi lojtar që e ka hedhur seriozisht kandidaturën për ta nisur nga minuta e parë takimin kundër Vllaznisë, është Andrija Filipoviç, i cili po ashtu bëri një ndeshje pozitive ndaj Tërbunit ku gjeti edhe golin e parë në Kupë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

PSG po e lë në stol, Donaruma përgatitet për transferimin te Juventusi

Publikuar

-

Nga

Donaruma do të nënshkruante te PSG pas mbarimit të Europianit. Portieri italian shkëlqeu në atë turne, por nuk po arrin që të bindë Pochetinon për ta nisur si titullar.

Qëndrimi në stol për kohë të gjatë duket se po e bën Donarumën që të mos ndihet i lumtur.



Ndërkohë mediat e njohura italiane raportojnë se Juventusi po mendon propozimin që ta rikthejë Donarumën në Serinë A.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka nisur të punojë për këtë transferim, madje që në merkaton e janarit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE