Connect with Us

Mesazhet e Merkel/ Kadia: Pohoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për negociatat

Politikë

Mesazhet e Merkel/ Kadia: Pohoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për negociatat

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për zëvendës-ministrin e Financave, Besart Kadia, lajmi i ditës së sotme është që kancelarja gjermane, Angela Merkel ka pohuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet dhe meritojnë hapjen e negociatave në BE.

Ndërsa lajmi i dytë që përcolli Merkel sipas zëvendës-ministrit është se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Kadia thekson se Merkel dha një shpresë tjetër kur tha se vetoja e Bullgarisë është e përkohshme.

Lajmi sot ishte ky: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për t’i hapur negociatat. E thënë nga Merkel në Tiranë se Tirana dhe Shkupi janë gati të hapin negociatat me BE, për mua është lajm i mirë dhe ky është lajm i ditës.

Dhe dha shpresën se çfarë ka ndodhur me Bullgarinë është e përkohshme. Lajmi i dytë që Merkel dha është se Serbia nuk mund të hyjë në BE nëse nuk ka zgjidhur problemet me Kosovën.

Më duket si optimiste për të ardhëm. Periudha post-Merkel është një Ballkan në paqe”, shtoi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Marrëveshja Basha-Rama/ Koka zbërthen mesazhin që Berisha u dërgoi deputetëve të PD

Publikuar

-

Nga

Gazetari Bledian Koka, ka folur për takimet e Berishës, ku tha se Foltorja e Fierit kishte mesazhe të reja.

Sipas tij, Berisha u dërgoi një mesazh deputetëve të PD që të mos lejojnë bashkëpunimin mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

“Në takimin e parë shkëlqeu Berisha me mesazhin për ndjesën për Lulzim Bashën. Mesazhi që më ra në sy ishte mesazhi për anëtarët e grupit parlamentar të PD. Pra ajo që kemi thënë nëpër dhëmbë, që ka një pakt mes Ramës dhe Bashës, Berisha e demantoi kollaj kur foli për premisën e ndryshimeve kushtetuese. 



LEXO EDHE:  A është Bosnja një “minë me sahat”?

LEXO EDHE:  Leku forcohet më shumë se të gjitha monedhat rajonale/ Shqipëria humb avantazhin konkurrues

Berisha u kërkoi anëtarëve të grupit parlamentar të PD që të ruajnë atë që ka mbetur nga PD. Dhe ajo që ka mbetur nga PD është qëndrimi i qartë se PD nuk është një shtojcë e Edi Ramës, por një parti që duhet të përfaqësojë interesin e qytetarëve,” tha Koka./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Secili prej jush ka vendosur tullat e tij në PD”/ Berisha u ‘rrëmben’ zemrat demokratëve në Fier

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur para demokratëve në Fier se fitorja kërkon bashkëpunim, duke treguar dhe një rast se si një ish komisioner nuk është lejuar të regjistrohet si anëtar në PD, për interesa të Bashës

“Fitorja kërko energjinë tuaj, kërkon bashkëpunimin tonë. Kërkon që ne të bashkohemi.

Më dërgonte një ish komisiner i yni, 20 vite nuk më kanë regjistruar më anëtar të PD, sepse unë kisha qenë komisioner i një deputeti që u përball me zotin Basha.

Shtrirja në këtë mënyrë vetëm na pakëson.

Çdo kontribut, nuk ndertohet mbi kulte dhe ideologjira por mbi vlera.



LEXO EDHE:  SHBA dhe BE reagojnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese/Nxitoni

LEXO EDHE:  SHBA dhe BE reagojnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese/Nxitoni

Secili prej jush ka vendos tullat e tij në këtë ndërtësë të PD, pavarësisht se disa mund të jenë zemëruar apo detyruar të largohen, por tullat janë aty, dhe kjo duhet të na bashkojë“, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Forumet do mblidhen”/ Berisha paralajmëron Bashën: Je i shkarkuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në takimin e tij me demokratët në Fier, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili është shprehur se nuk do të lejojë një kongres anti-amerikan apo grupime anti-amerikane në PD.

Berisha i është përgjigjur duke u shprehur se çdo kryetar që merr vendime që nuk janë në pushtetin e tij, pa pyetur forumet ka përfunduar keq.

Ish kryeministri thekson se forumet do mblidhen dhe Kuvendi i Partisë do vendosë.



Në këtë situatë që jemi vota është shpëtimtare. Ne duhet të jemi të barabartë të gjithë dhe duhet të shprehemi të lirë.

Ju e dëgjuat peng kryetarin dje, që tha unë nuk do lejoj një PD anti amerikane. Kryetarit i them një gjë, të gjithë ata që gjatë 30 viteve i kapi frika e forumeve kane përfunduar keq. Prandaj bëhu burrrë, ja ku janë njerëzit që mbajnë mbi supe PD, mos ki frikë.

Lëri ato, forumet do mblidhen Kuvendi i partisë do vendosë. Çdo kryetar që i lejon vetes të marrë vendime që nuk janë pushteti i tij por i forumeve të tjera, është i shkarkuar dhe pozicioni i kalon zëvendëskryetarit ose sekretarit të përgjithshëm”, është shprehur Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE