Connect with Us

LIVE’ Champions League/ Luhen sfidat e mbrëmjes, Bayerni shënon edhe të dytin (VIDEO)

Sport

LIVE’ Champions League/ Luhen sfidat e mbrëmjes, Bayerni shënon edhe të dytin (VIDEO)

Publikuar

-

Ka startuar super ndeshja mes Barcelonës dhe Bayern Munichut, e vlefshme për sfidën e parë të fazës së grupeve në Champions League.

Dy skuadra që janë ndër kandidatët kryesorë për fitimin e trofeut në Ligën e Kampionëve, duan të nisin këtë aventurë me fitore.

Luhen gjithashtu edhe pesë sfida të tjera, teksa zbresin në fushë:

Chelsea-Zenit 1-0
Dinamo Kiev-Benfika 0-0
Lille-Wolfsburg 0-0
Malmo-Juventus 0-3
Villareal-Atalanta 2-1

Barcelona-Bayern 0-2
Golat: Myler 34′ , Levandovski 56′

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions League, Mbyllen dy sfidat e para/ Young Boys përmbys Unitedin, barazon Sevilla

Publikuar

-

Nga

Start dramatik në grupet e Champions-it. Junajtid i rekordmentit Kristiano Ronaldo, e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën në turneun më presitigjioz për klube, teksa u mposht në transfertë me përmbysje nga kampionët e Jang Bojs.

“Djajt e Kuq” kaluan të parët në avantazh në minutën e 13-të, me anë të CR7-tës, ndërkohë që Van Bisaka u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të, duke lënë Junajtid me 10 lojtarë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, teksa në fragmentin e dytë të lojës, vendasit përmbysën gjithçka me Ngamaleun dhe Sebatçeun, i cili shtangu anglezët në sekondat e fundit. Një humbje dramatike kjo për Junajtid, që në total ka humbur 3 nga 5 sfidat e luajtura në total në Zvicër.

Ndërkohë sfida tjetër mes Sevijas dhe Salcburgut përfundoi në barazim 1-1. E veccanta e kësaj përballje është se u aktivizuan 4 penallti, 3 për Salcburgun, që arriti të shënonte vetëm 1 dhe 1 për Sevijan që u shndërrua në gol nga Rakitiç.

REZULTATET 



YOUNG BOYS-MANCHESTER UNITED 2-1

Ngamaleu 66′ , Sieabtçeu 90+5′ /Kristiano Ronaldo 13′

SEVILLA-SALZBURG 1-1

Rakitiç 42′ (p) / Adejemi 13′ (penallti e humbur), Suçiç 21′ (p), 37′ (Suciç humbet penallti)

LEXO TE PLOTE

Sport

Rrëfimi i modeles: Si ja mora Georginës Ronaldon nga krevati…! Ishte ora 1 e natës…

Publikuar

-

Nga

“Unë kurrë nuk kam menduar se ai do të më përgjigjej”. Kështu e fillon historinë Natacha Rodriguez, e cila tha për “The Sun” se kishte pasur një lidhje me Cristiano Ronaldon në vitin 2015, kur portugezi nuk ishte ende në krahët e partneres aktuale, Georgina Rodriguez.

“Ishte ora një e mëngjesit dhe i dërgova një fotografi të pjesës së vitheve të mia, duke i shkruar: Një puthje e madhe… Ai m’u përgjigj në orën 6 të mëngjesit. Aty filloi gjithçka. Do të doja të kthehesha pas dhe të mos i kisha shkruar.

Më tej Natacha Rodriguez tregoi dhe bllokimin që Ronldo i bëri në Instagram.

Në vend të kësaj, sipas asaj që ajo tha për tabloidin britanik, përfundimisht do ta gjente veten në apartamentin luksoz të futbollistit në Lisbonë: “Nuk mund ta besoja se po hyja në apartamentin e Cristiano Ronaldos. Zemra ime po rrihte shpejt, por ai ishte shumë i mirë dhe i ëmbël.



Më tha të sillesha sikur të isha në shtëpinë time. Kështu që mora iniciativën, u ngrita, hoqa pantallonat dhe u përkula për t’i treguar vithet e mia. Ai i goditi ato dhe tha se i pëlqentin…” Ish-lojtari i Juventusit do t’i dërgonte më vonë një mesazh: “Më pëlqeve. Do të takohemi përsëri një ditë. Tepër sekret, të lutem. Puthje”.

Me pak fjalë, një marrëdhënie që dukej se do të vazhdonte, para se të bllokohej në të gjitha rrjetet sociale nga ylli portugez: “Ai më flaku tutje, mund ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Georgina. Më dhemb mënyra sesi më la, duke më bllokuar në Instagram, pasi shkuam në krevat së bashku. Ende më dhemb”.

Natacha paralajmëron partneren aktuale të portugezit: “Cristiano do të ishte një arritje e madhe për çdo femër dhe Georgina duhet të jetë e kujdesshme. Futbollistët marrin shumë vëmendje nga vajzat e bukura, të gatshme të hidhen në krahët e tyre.

E njëjta gjë ndodh edhe në Manchester. Pavarësisht asaj që më ndodhi mua, shpresoj dhe lutem që Cristiano dhe Georgina të vazhdojnë së bashku. Ata duket se janë çifti perfekt, shpresoj që Cristiano të ketë ndryshuar. Familja e tij është zgjeruar dhe tani është më e vjetër e më i mençur”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Cristiano Ronaldo nuk ndalet, shënon për United edhe në Champions League

Publikuar

-

Nga

Kanë startuar në orën 18:45, dy sfidat e parë të grupeve, në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. Padyshim që e gjithë vëmendja do të jetë te Mançester Junajtid i Kristiano Ronaldo, që do të zbresë në fushë për t’u përballur ndaj Jang Bojsit në transfertë.

Kjo përballje është e vlefshme për grupin F të Champions-it. Trajneri Solskjaer ka hedhur në fushë gjithë artilerinë e rëndë. Emra të frikshëm si Kristiano Ronaldo, Pogba, Sanço, Bruno Fernandez, do të zbresin në fushë nga minuta e parë, teksa do të kërkojnë ta nisin këtë kompeticion të magjishëm me këmbën e mbarë.

Përballja tjetër e orës 18:45 është ajo mes Sevijas dhe Salcburgit. Spanjollët vijnë si favoritë në letër, përballë austrikavëve që do të tentojnë të bëjnë surprizën në këtë javë të mirë.

REZULTATET LIVE:



JANG BOJS – MANÇESTER JUNAJTID 0-1

Kristiano Ronaldo 13′ 

SEVIJA – SALCBURG 0-0

LEXO TE PLOTE