LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërceu me Argjendin/ Konkurrenti i Përputhen për Mikelën: Do vetëm të përkëdhelet

14 Shtator 2021, 15:25, Lifestyle CNA
Kërceu me Argjendin/ Konkurrenti i Përputhen për Mikelën: Do

Një ditë më parë, Mikela, konkurrente e Përputhen 3 i befasoi të gjithë.

Moderatorja Bora Zemani, në fund të programit i drejtoi Mikelës disa pyetje nga publiku të bëra në rrjetet sociale.

Njëri prej ndjekësve i kërkon të kërcejë me një nga konkurrentët në studio dhe, Mikela zgjedh Argjendin, ndërkohë që pritet të transmetohet takimi i saj me Brunon.

Pas këtij kërcimi Bora u shpreh se do të vijonë diskutimet në puntatën e sotme. Ndërkaq kur të gjithë po presin reagimin e Ritvanës dhe Brunos përsa i përket kërcimit, konkurrentja duket se po “flirton” me një tjetër konkurrent.

Albi Dhima, ka publikuar një video nga prapaskenat para se të nisë emisioni, me Mikelën, ku i thotë nëse dëshiron t?ia thotë poezinë që mesa duket ka krijuar për konkurrenten.

Ajo e refuzon t;ia thotë në video, por e do drejtpërdrejtë në emision.

Krahas videos ndërkohë, Albi shkruan: ?Veç të përkëdhelet do, do madje dhe poezi?.

Duket se mes dyshes ka një pëlqim pork jo mbetet për tu parë në zgjedhjen e radhës të Mikelës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga