Connect with Us

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Rritet dhe numri i viktimave

Shëndeti

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Rritet dhe numri i viktimave

Publikuar

-

Shqipëri, në tre muajt e fundit, viktimat nga koronavirusi u 9-fishuan

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer  5,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 995 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 5 persona.

Rastet positive janë konfirmuar në këto bashki:283 raste në Tiranë, 64 raste në Shkodër, 54 raste në Durrës, 48 raste në Fier, 41 raste në Lushnje, 35 raste në Kavajë, 34 raste në Sarandë, 32 raste në Elbasan, 31 raste në Berat, 29 raste në Lezhë, 28 raste në Vlorë, 22 raste në Korçë, 19 raste në Patos, 18 raste Malësi e Madhe, 17 raste në Kukës, Divjakë, Gjirokastër, 16 raste në Kurbin, Krujë, 13 raste në Kamëz, 11 raste  në Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 10 raste Vau i Dejës, Dibër, 9 raste në Memaliaj, 8 raste në Vorë, 7 raste në Shijak, Himarë, Prrenjas, 6 raste në Mallakastër, Cërrik, Peqin, 5 raste në Delvinë, Devoll, Dimal, 4 raste në Pukë, Roskovec, 3 raste në Rrogozhinë, Mat, Selenicë, Tepelenë, Skrapar, Librazhd, 2 raste në Fushë-Arrëz, Has, Mirditë, Bulqizë, Përmet, 1 rast në Dropull.

LEXO EDHE:  Sllovenia regjistron numrin më të madh të rasteve pozitive me koronavirus

Janë 12,599 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Tre qytetarë nga Tirana 64 vjeç, 67 vjeç dhe 76 vjec, një qytetare nga Vlora 64 vjeç, një qytetare nga Lezha 68 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 143,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        995
Të shëruar në 24 orë      1010
Të shtruar në spitale       195
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 5,613

Testime totale              1,126,073
Raste pozitive               158,431
Raste të shëruara         143,279
Raste Aktive                  12,599
Humbje jete                     2,553

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5308
Shkodër          1423
Durrës             1087
Fier                  1056
Vlorë               847
Lezhë              727
Elbasan           629
Berat               478
Korçë               315
Kukës              274
Gjirokastër      251
Dibër                204

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Rritet sërish numri i rasteve me Covid/ Ja sa viktima janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer, 5175  testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 872 qytetarë, dhe 7 viktima.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.

LEXO EDHE:  Covid 19 në Kosovë/ 44 të infektuar dhe 152 të shëruar

LEXO EDHE:  Flet drejtori i Traumës/ 15 të shtruar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë

Janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi, 1 qyterar 64 vjeç nga Berati.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 820 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,937 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 872
Të shëruar në 24 orë 820
Të shtruar në spitale 224
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5175

Testime totale 1,160,896
Raste pozitive 164,276
Raste të shëruara 148,937
Raste Aktive 12,745
Humbje jete 2,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5422
Shkodër 1277
Durrës 1229
Fier 1195
Vlorë 744
Lezhë 590
Elbasan 667
Berat 495
Korçë 327
Kukës 313
Gjirokastër 263
Dibër 223

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Doza përforcuese e vaksinës J&J nxit përgjigje të fortë imunitare

Publikuar

-

Nga

Kompania Johnson & Johnson publikoi disa të dhëna që tregojnë se dhënia e një doze përforcuese të vaksinës së saj kundër koronavirusit siguron një përgjigje të fortë imunitare pas disa muajsh nga marrja e dozës së parë.

Në një deklaratë të martës, J&J tha se kishte kryer dy studime të hershme që përfshinin persona që kishin marrë vaksinën e saj. Gjetjet treguan se një dozë e dytë prodhonte një përgjigje të shtuar imunitare tek personat nga mosha 18 deri në 55 vjeç. Rezultatet e studimeve nuk janë rishikuar ende nga ekspertë të tjerë të fushës.

Kompania njoftoi se ndodhet në bisedime me Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, Agjencinë Evropiane të Barnave e të tjera agjenci në lidhje me përdorimin e dozave përforcuese të vaksinës së saj.

Vaksina e J & J është miratuar për përdorim në SHBA, në të gjithë Evropën dhe sipas planeve të paktën 200 milionë doza të saj do të shpërndahen falë programit COVAX të mbështetur nga OKB-ja që synon shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. Por kompania është po përballet me probleme në prodhim. Ndërkohë ajo u detyrua të hedhë me miliona doza me probleme të prodhuara në një fabrikë në Baltimorë.

LEXO EDHE:  A do të ketë ndryshim të masave kufizuese?/ Silva Bino jep përgjigjen

LEXO EDHE:  Flet drejtori i Traumës/ 15 të shtruar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë



Vaksina J&J është konsideruar kritike për t’i dhënë fund pandemisë nga zyrtarë të shumtë të shëndetësisë pasi ajo jepet me një doze të vetme. Droja e lidhur me variantin delta të koronavirusit që përhapet më lehtë ka shtyrë qeveri të ndryshme të marrin në konsideratë përdorimin e injeksioneve përforcuese për shumë vaksina të miratuara.

Javën e kaluar, ekspertët e FDA-së rekomanduan që personat mbi 65 vjeç të marrin një dozë të tretë të vaksinës së COVID-19s të prodhuar nga Pfizer-BioNTech ndërsa Britania më parë kishte autorizuar injeksione përforcuese për personat mbi 50 vjeç. Vende të tjera përfshirë Izraelin, Francën dhe Gjermaninë gjithashtu kanë nisur të ofrojnë doza të treta të vaksinave për disa grupe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve të pasura të ndalojnë dhënien e dozave përforcuese deri të paktën në fund të vitit, duke thënë se vaksinat duhet të dërgohen menjëherë në Afrikë, ku më pak se 4% e popullsisë është imunizuar plotësisht./voa

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studimet mbi mbrojtjen imunitare/ Nuk duhet të heqim dorë nga vaksinimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Blerta Brati

Informacionet sot mbi studimet publikohen aq shpejt , sa vetem profesionistet mund ti shohin me gjakftohtesi!

Sipas një studimi të botuar më 28 maj në revistën JAMA Internal Medicine,  mbrojtja natyrale ishte ende efektive per me shume se një vit.

“Imuniteti natyror ndaj SARS-CoV-2 duket se jep një efekt mbrojtës për të paktën një vit, i cili është i ngjashëm me mbrojtjen e raportuar në studimet e fundit të vaksinave”, thote Dr Nicola Mumoli, studiues në Spitalin Fornaroli në Magenta (Itali) dhe autor të studimit.

LEXO EDHE:  Tërmeti në Meksikë/ Rritet numri i viktimave, 248 persona humbën jetën

LEXO EDHE:  Sllovenia regjistron numrin më të madh të rasteve pozitive me koronavirus



Studiuesit theksojnë se gjetjet e tyre nuk duhet të shpërqendrojnë publikun nga imunizimi.

1.Së pari, ne nuk e dimë sa zgjat imuniteti natyror,” shkroi Dr. Mitchell Katz, një studiues në NYC Health and Hospitals, në një editorial që shoqëronte studimin.

2.Për më tepër, nuk dihet në çfarë mase imuniteti i bazuar në sëmundje mbron nga variantet më të reja të SARS-CoV-2.

3.Për të mbështetur qëndrimin kemi shembullin e lisë, «sëmundja e vetme njerëzore që është çrrënjosur. Ajo u zhduk nga vaksinimi, jo nga infeksioni natyror. “

LEXO TE PLOTE