LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Incidenti’ në doganë/ Kryeministri i Malit të Zi nuk u lejua të futet në Shqipëri

14 Shtator 2021, 14:53, Aktualitet CNA
‘Incidenti’ në doganë/ Kryeministri i Malit të Zi nuk

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapi?, nuk është lejuar të futet në Shqipëri në dogan për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo një pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Krivokapiç ishte pjesë e takimit që kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi në Tiranë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Krivokapic së bashku me përfaqësues të tjerë të qeverisë u detyrua të vijë drejt Tiranës me avion.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari malazez, Aleksandar Brezar, i cili ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi.

?Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar për të mos pasur një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!?- shkroi ai në Twitter./CNA.al

Montenegrin PM Zdravko Krivokapi? was apparently turned back at the Albanian border for not having a valid PCR test or a vaccination passport, which might stop him from attending the Western Balkans lunch with German Chancellor Angela Merkel. Embarrassing. pic.twitter.com/L7qHkYeqNM

? Aleksandar Brezar (@brezaleksandar) September 14, 2021

Lajmet e fundit nga