LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Hipokrit, kur s’të vuri deputet ke thënë të 99-at për Bashën”/ Këshilltarja e Berishës, i “çjerr” maskën Gjekmarkajt

14 Shtator 2021, 07:35, Politikë CNA
“Hipokrit, kur s’të vuri deputet ke thënë të

Ish-këshilltarja e ish kryeministrit Sali Berisha, Zana Guxholli, i ka çjerrë maskën deputetit Agron Gjekmarkaj.

Gjatë diskutimit për vendimin personal të Bashës për Berishën, Guxholli është përplasur me Gjekmarkajn, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit, u fut në listat e PD dhe u zgjodh deputet në Qarkun e Lezhës.

Gjekmarkaj është munduar ta trajtojë çështjen në raportin PD-SHBA, por Guxholli, ka qenë më koherente,e  cila ka thënë s enuk vë në diskutim vendimin e SHBA-së, por vendimin e Bashës.

Kjo ka çuar në reagimin e Gjekmarkaj, i cili ka dalë në mbrojtje të Bashës.

Në këto rrethana Guxholli i ka kujtuar kohën kur ai thoshte të 99-tat për Bashës, pasi nuk e futi në listat për deputet.

Pjese nga debati

Zana Guxholli: Atë kërcënim e bëri me të drejtë SHBA-ja kur i kërkoi aksionet që të mos dilte në të kundërt, të mos dilte nga parlamenti, të mos largohej nga reforma, atëherë është bërë ky kërcënim.

 Megjithatë, në atë kohë, Basha nuk e mori parasysh, kjo më vë pikëpyetjen mua. Unë nuk dyshoj dhe nuk vë në diskutim vendimin e amerikanëve, fare, fare.

 Agron Gjekmarkaj: O zonjë, më thuaj, Partia Demokratike duhet të ketë marrëdhënie solide me SHBA apo nuk duhet t?i ketë? Në qoftë se mes këtyre dy marrëdhënieve ka një pengesë, një pengesë madhore, të quajtur Sali Berisha, si duhet të reagojë Partia Demokratike?

 Zana Guxholli: Nuk vë në diskutim vendimin e SHBA, vë në diskutim vendimin e zotit Basha.

 Agron Gjekmarkaj: Ju jeni të gjithë hipokritë sepse i ikni thelbit. Thelbi është ky.

 Zana Guxholli: Jo, jo hipokrit s?jam unë, hipokrit je ti që ke dalë ke thënë të 99-at për Bashën kur nuk të vuri deputet. Tani që të vuri deputet, Basha është bërë lider./CNA.al

Lajmet e fundit nga