LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekipet e Superiores gjejnë shpëtim në "Elbasan Arena"

14 Shtator 2021, 07:28, Sport CNA
Ekipet e Superiores gjejnë shpëtim në "Elbasan Arena"

Nisja e këtij sezoni ka nxjerrë në pah edhe njëherë problematikat me stadiumet në vendin tonë. Gjysma e tyre kanë ?prenotuar? Elbasanin për të luajtur ndeshjet si pritës, pasi nuk kanë aktualisht një impiant ku të zhvillojnë takime dhe rrjedhimisht do t?u duhet të gjejnë strehë diku tjetër.

Bëhet fjalë për ekipe si Kukësi, Partizani, Dinamo, Teuta dhe së fundmi Laçi. Disa pa stadium fare, ndërsa të tjerë e kanë ende në rikonstruksion dhe gjasat janë që për të paktën disa javë këto pesë klube të ?përplasen? në Elbasan. Këtë e tregoi java e parë, ku Teuta luajti si pritëse në Elbasan përballë Partizanit, ndërsa këtë fundjavë, Dinamo do të presë Laçin, si dhe Kastrioti do të jetë mysafir i Kukësit, po në ?Elbasan Arena?.

Lajmet e fundit nga