LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunë në familje dhe plagosje me dashje/ Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

14 Shtator 2021, 13:59, Kronika CNA
Dhunë në familje dhe plagosje me dashje/ Vihen në pranga 6

Gjashtë perosna janë vënë në pranga për vepra penale të ndryshme, dy prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale E. Zh, 16 vjeç, pasi gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij G. R. Në vijim të veprimeve u proceduar dhe dy shtetas të mitur të tjetër 16 dhe 17 vjeç, të dyshuar si pjesmarrës në konflikt.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim B. K., 29 vjeç, pasi me datë 24.05.2021, në anë të mashtrimit i ka vjedhur mjetin në përdorim nga shtetasi P. P.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim L. M., 34 vjeç, për veprën penale ?Dhuna në familje? pasi duke thyer urdhërin e mbrojtjes të dhënë nga Gjykata, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. P., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse;

D., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga