Connect with Us

“Delta mbizotëruese”/ Mjekët flasin për përhapjen e varianteve të reja të Covid

Shëndeti

“Delta mbizotëruese”/ Mjekët flasin për përhapjen e varianteve të reja të Covid

Publikuar

-

cna lajme shendet

Përhapja e varianteve të reja të Covid është një ndër shqetësimet kryesore në të gjithë botën, pasi ka sjellë rritjen e numrit të të infektuarve ditorë dhe të vdekshmërisë.

Këtë të martë në ABC Live në një panel mjekësh është diskutuar në lidhje me ndikimin që kanë variantet e reja në lidhje me numrin e të infektuarve dhe sa të rrezikshëm janë ato për të ardhmen.

Epidemiologut Ilir Alimehmeti në fjalën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi ka dhënë detaje në lidhje me situatën pandemike ku ka theksuar se qëndrueshmëria e shifrave të të infektuarve është një shpresë për uljen e numrit të infektimeve në ditët në vijim.

Ndër të tjera ai ka folur në lidhje me përhapjen e varianteve të reja ku theksin e ka vënë tek varianti Delta duke e quajtur dhe më mbizotërues se të tjerët.

Situata është e qëndrueshme që do të thotë se s’kemi diferencë nga java në javë pasi më parë kishim një dyfishim të rasteve. Kemi  një frenim dhe të shpresojmë që jemi në fazën ku shpresojmë të shikojmë një ulje të numrit të rasteve. Ne po presim dhe thyerjen e kurbës së të infektuarve duke menduar që me situatën e qëndrueshme të kemi dhe një rënie.

Variantin nuk e ndan klinikisht por përmes sekuencimit gjenetik. Varianti gjatë qershorit dhe korrikut ka pasur një përqindje prej 1-2% dhe duket se kohët e fundit në Evropë është zhdukur, është mbizotërues në Amerikën Jugore. Mu është shfaqur që në janar të vitit 2021 dhe duket se ka pasur kohë mjaftueshëm për tu përhapur, por duket se delta është më mbizotëruese në Evropë dhe duket se po na ruan nga varianti Mu. Kolumbinë, Perunë i ka kapur shumë, ndërsa Brazilin jo për shkak se aty mund të ketë më shumë imunitet natyral.

LEXO EDHE:  Departamenti i Shtetit paralajmëron amerikanët të mos udhëtojnë në Britani

Varianti alfa është një tjetër variant që nuk e kapërcen imunitetin, për Deltën u mendua sërish një gjë të tillë dhe CDC e tha se një gjë e tillë nuk ka asnjë ndikim”, ka thënë ai.

Mjeku Blin Nagavci  në një lidhje për ABC Live ka dhënë detaje në lidhje me situatën pandemike në Kosovë ku thekson se rritja e numrit të të infektuarve dhe viktimave është dhe si rezultat i nisjes me vonesë i procesit të vaksinimit.

Situata ka qenë shumë serioze duke filluar nga muaji gusht ndryshe nga fillimi i verës që ishte mjaft pozitive por duket se lirimi i masave ka shënuar dhe rritjen e numrit të të infektuarve. Piku ka qenë më 25 gusht dhe spitalet gjatë kësaj periudhe ka qenë i mbingarkuar. Ditët e fundit kemi një ulje të rasteve të reja dhe shkallës së pozitivitetit që tregon një përmirësim të situatës në terren”, është shprehur ai.

Ndërkohë sa i përket përhapjes së variantit Mu në Britani, i ftuar në studion e ABC Live ka qene mjeku Adi Fandi i cili është shprehur se

Në Britani ka hyrë varianti mu dhe po rishikohen të gjithë të dhënat për të bërë studimet për të parë ndikimin që ka në imunitet. Akoma nuk ka një studim në lidhje me këtë. Varianti delta ka prekur të gjithë fashën e re, nga 3 muaj deri mbi 30, kemi vënë re shumë njerëz që vijnë me kollë dhe ne nuk e dinim që ai mund të ishte Covid, unë kam pa shumë raste me pneumoni virale, janë të rralla por qëndrojnë. Për variantin Mu akoma nuk kemi raste të konfirmuar, ka persona pozitiv dhe mendohet se janë me këtë lloj varianti”, ka thënë Fandi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Rritet sërish numri i rasteve me Covid/ Ja sa viktima janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer, 5175  testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 872 qytetarë, dhe 7 viktima.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.

LEXO EDHE:  Mjeku i njohur rendit shenjat që identifikojnë variantin “Delta” të COVID-19

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Maliqi prej vitesh vuan për mjekë, janë larguar në Gjermani!

Janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi, 1 qyterar 64 vjeç nga Berati.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 820 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,937 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 872
Të shëruar në 24 orë 820
Të shtruar në spitale 224
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5175

Testime totale 1,160,896
Raste pozitive 164,276
Raste të shëruara 148,937
Raste Aktive 12,745
Humbje jete 2,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5422
Shkodër 1277
Durrës 1229
Fier 1195
Vlorë 744
Lezhë 590
Elbasan 667
Berat 495
Korçë 327
Kukës 313
Gjirokastër 263
Dibër 223

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Doza përforcuese e vaksinës J&J nxit përgjigje të fortë imunitare

Publikuar

-

Nga

Kompania Johnson & Johnson publikoi disa të dhëna që tregojnë se dhënia e një doze përforcuese të vaksinës së saj kundër koronavirusit siguron një përgjigje të fortë imunitare pas disa muajsh nga marrja e dozës së parë.

Në një deklaratë të martës, J&J tha se kishte kryer dy studime të hershme që përfshinin persona që kishin marrë vaksinën e saj. Gjetjet treguan se një dozë e dytë prodhonte një përgjigje të shtuar imunitare tek personat nga mosha 18 deri në 55 vjeç. Rezultatet e studimeve nuk janë rishikuar ende nga ekspertë të tjerë të fushës.

Kompania njoftoi se ndodhet në bisedime me Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, Agjencinë Evropiane të Barnave e të tjera agjenci në lidhje me përdorimin e dozave përforcuese të vaksinës së saj.

Vaksina e J & J është miratuar për përdorim në SHBA, në të gjithë Evropën dhe sipas planeve të paktën 200 milionë doza të saj do të shpërndahen falë programit COVAX të mbështetur nga OKB-ja që synon shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. Por kompania është po përballet me probleme në prodhim. Ndërkohë ajo u detyrua të hedhë me miliona doza me probleme të prodhuara në një fabrikë në Baltimorë.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Maliqi prej vitesh vuan për mjekë, janë larguar në Gjermani!

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Maliqi prej vitesh vuan për mjekë, janë larguar në Gjermani!



Vaksina J&J është konsideruar kritike për t’i dhënë fund pandemisë nga zyrtarë të shumtë të shëndetësisë pasi ajo jepet me një doze të vetme. Droja e lidhur me variantin delta të koronavirusit që përhapet më lehtë ka shtyrë qeveri të ndryshme të marrin në konsideratë përdorimin e injeksioneve përforcuese për shumë vaksina të miratuara.

Javën e kaluar, ekspertët e FDA-së rekomanduan që personat mbi 65 vjeç të marrin një dozë të tretë të vaksinës së COVID-19s të prodhuar nga Pfizer-BioNTech ndërsa Britania më parë kishte autorizuar injeksione përforcuese për personat mbi 50 vjeç. Vende të tjera përfshirë Izraelin, Francën dhe Gjermaninë gjithashtu kanë nisur të ofrojnë doza të treta të vaksinave për disa grupe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve të pasura të ndalojnë dhënien e dozave përforcuese deri të paktën në fund të vitit, duke thënë se vaksinat duhet të dërgohen menjëherë në Afrikë, ku më pak se 4% e popullsisë është imunizuar plotësisht./voa

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studimet mbi mbrojtjen imunitare/ Nuk duhet të heqim dorë nga vaksinimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Blerta Brati

Informacionet sot mbi studimet publikohen aq shpejt , sa vetem profesionistet mund ti shohin me gjakftohtesi!

Sipas një studimi të botuar më 28 maj në revistën JAMA Internal Medicine,  mbrojtja natyrale ishte ende efektive per me shume se një vit.

“Imuniteti natyror ndaj SARS-CoV-2 duket se jep një efekt mbrojtës për të paktën një vit, i cili është i ngjashëm me mbrojtjen e raportuar në studimet e fundit të vaksinave”, thote Dr Nicola Mumoli, studiues në Spitalin Fornaroli në Magenta (Itali) dhe autor të studimit.

LEXO EDHE:  Kaosi me spitalet periferike/ Nuk mund të pranojnë pacientë Covid

LEXO EDHE:  Versioni DELTA bën kërdinë, por UEFA s’bën prapakthehu, finalja nuk spostohet nga Londra



Studiuesit theksojnë se gjetjet e tyre nuk duhet të shpërqendrojnë publikun nga imunizimi.

1.Së pari, ne nuk e dimë sa zgjat imuniteti natyror,” shkroi Dr. Mitchell Katz, një studiues në NYC Health and Hospitals, në një editorial që shoqëronte studimin.

2.Për më tepër, nuk dihet në çfarë mase imuniteti i bazuar në sëmundje mbron nga variantet më të reja të SARS-CoV-2.

3.Për të mbështetur qëndrimin kemi shembullin e lisë, «sëmundja e vetme njerëzore që është çrrënjosur. Ajo u zhduk nga vaksinimi, jo nga infeksioni natyror. “

LEXO TE PLOTE