LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cristiano Ronaldo nuk ndalet, shënon për United edhe në Champions League

14 Shtator 2021, 17:10, Sport CNA
Cristiano Ronaldo nuk ndalet, shënon për United edhe në Champions

Kanë startuar në orën 18:45, dy sfidat e parë të grupeve, në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. Padyshim që e gjithë vëmendja do të jetë te Mançester Junajtid i Kristiano Ronaldo, që do të zbresë në fushë për t?u përballur ndaj Jang Bojsit në transfertë.

Kjo përballje është e vlefshme për grupin F të Champions-it. Trajneri Solskjaer ka hedhur në fushë gjithë artilerinë e rëndë. Emra të frikshëm si Kristiano Ronaldo, Pogba, Sanço, Bruno Fernandez, do të zbresin në fushë nga minuta e parë, teksa do të kërkojnë ta nisin këtë kompeticion të magjishëm me këmbën e mbarë.

Përballja tjetër e orës 18:45 është ajo mes Sevijas dhe Salcburgit. Spanjollët vijnë si favoritë në letër, përballë austrikavëve që do të tentojnë të bëjnë surprizën në këtë javë të mirë.

REZULTATET LIVE:

JANG BOJS ? MANÇESTER JUNAJTID 0-1

Kristiano Ronaldo 13? 

SEVIJA ? SALCBURG 0-0

Lajmet e fundit nga