LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Champions League, Mbyllen dy sfidat e para/ Young Boys përmbys Unitedin, barazon Sevilla

14 Shtator 2021, 18:50, Sport CNA
Champions League, Mbyllen dy sfidat e para/ Young Boys përmbys Unitedin,

Start dramatik në grupet e Champions-it. Junajtid i rekordmentit Kristiano Ronaldo, e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën në turneun më presitigjioz për klube, teksa u mposht në transfertë me përmbysje nga kampionët e Jang Bojs.

?Djajt e Kuq? kaluan të parët në avantazh në minutën e 13-të, me anë të CR7-tës, ndërkohë që Van Bisaka u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të, duke lënë Junajtid me 10 lojtarë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, teksa në fragmentin e dytë të lojës, vendasit përmbysën gjithçka me Ngamaleun dhe Sebatçeun, i cili shtangu anglezët në sekondat e fundit. Një humbje dramatike kjo për Junajtid, që në total ka humbur 3 nga 5 sfidat e luajtura në total në Zvicër.

Ndërkohë sfida tjetër mes Sevijas dhe Salcburgut përfundoi në barazim 1-1. E veccanta e kësaj përballje është se u aktivizuan 4 penallti, 3 për Salcburgun, që arriti të shënonte vetëm 1 dhe 1 për Sevijan që u shndërrua në gol nga Rakitiç.

REZULTATET 

YOUNG BOYS-MANCHESTER UNITED 2-1

Ngamaleu 66? , Sieabtçeu 90+5? /Kristiano Ronaldo 13?

SEVILLA-SALZBURG 1-1

Rakitiç 42? (p) / Adejemi 13? (penallti e humbur), Suçiç 21? (p), 37? (Suciç humbet penallti)

Lajmet e fundit nga