Connect with Us

Champions League/ Bayerni shkatërron sërish Barcelonën, ja rezultatet në të gjitha sfidat (VIDEO)

Sport

Champions League/ Bayerni shkatërron sërish Barcelonën, ja rezultatet në të gjitha sfidat (VIDEO)

Publikuar

-

Mbyllen sfidat e mbrëmjes në Champions League. Bie në sy fitorja e thellë e Bayernit në transfertë 0-3 ndaj Barcelonës. Gjermanët janë kthyer në një makth për ekipin spanjoll, pasi edhe verën e shkuar i mundën 8-2 në Champions League. Golat në ndeshjen e sotme u realizuan nga Myler dhe Levandovski (2)./ CNA.al

Barcelona-Bayern 0-3
Golat: Myler 34′ , Levandovski 56′ 85′

Rezultatet në ndeshjet e tjera të mbrëmjes:

Chelsea-Zenit 1-0
Dinamo Kiev-Benfika 1-0
Lille-Wolfsburg 0-0
Malmo-Juventus 0-3
Villareal-Atalanta 2-2

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Milani rikthehet te fitorja, mposht Venezian dhe arrin Interin

Publikuar

-

Nga

Milani vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive në Serinë A. Kuqezinjtë mposhtën pastër 2-0 Venecian në San Siro duke mos e provuar ende shijen e humbjes në kampionat.

Pjesa e parë u mbyll u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Milani u pa dominante që në start të pjesës së dytë. Brahim Diaz kaloi kuqezinjtë në avantazh pas një superaksioni nga krahu i majtë i Teo Hernandez.



Ky i fundit u bë sërish protagonist në minutën e 82-të duke vulosur shifrat në 2-0 . Një fitore e pastër për Milanin që e shikon vetën në vendin e parë të Serisë A së bashku me Interin në kuotën e 13 pikëve.

FT| MILAN-VENECIA 2-0

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Vjen triumfi i parë në Serie A, Juventus fiton me vuajtje ndaj Spezias

Publikuar

-

Nga

Juventusi gjeti sot më në fund fitoren e parë në Serie A. Skuadra e Max Allegrit triumfoi ndaj Spezias në transfertë me shifrat 2-3 pas një ndeshje shumë të komplikuar për ta dhe plot spektakël.

Moise Kean shënoi për bardhezinjtë në minutën e 28-të, por Spezia u rikthye shpejt në lojë dhe përmbysi me Gyasi në minutën e 33-të dhe Antiste në të 49-ën.

Bardhezinjtë nuk u tronditën nga dy golat e pësuar, por reaguan shpejt dhe shënuan edhe dy gola të tjerë, duke përmbysur dhe rikthyer avantazhin.



Chiesa shënoi në minutën e 66 dhe De Ligt në të 72-ën. Me këtë fitore Juve merr tre pikët e para dhe grumbullon 5 të tilla, duke u renditur në vendin e 12-të. ndeshja tjetër mes Salernitanës dhe Spezias u mbyll 2-2.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Surpriza e madhe e Kupës, shihni si Labëria mposhti Vllazninë fituese në fuqi

Publikuar

-

Nga

Ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë kanë dhuruar shumë rezultate surprizë, por asnjëri më shumë se ai që regjistroi Vllaznia në fushën e Laberisë. Skuadra shkodrane nis edicionin si fituese në fuqi e trofeut, por ka regjistruar një humbje 2-1 përballë ekipit të Kategorisë së Dytë.

Goli i Çobës i dha avantazhin kuqebluve, por ata u arritën shumë shpejt nga Dalanaj me penallti. Në fillimin e pjesës së dytë, një gol i shkëlqyer me një aksion individual të Kamberajt, i dha suksesin 2-1 skuadrës së Labërisë.

Labëria – Vllaznia 2-1
Dalanaj 40′ (p), Kamberaj 48′ / Çoba 33′ 





 

LEXO TE PLOTE