Connect with Us

Broja mahnit edhe portierin e tij: Në një ditë tjetër ajo gjuajtje do përfundonte brenda

Sport

Broja mahnit edhe portierin e tij: Në një ditë tjetër ajo gjuajtje do përfundonte brenda

Publikuar

-

cna lajme futboll

PoNuk kanë fund vlerësimet për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar është kthyer thuajse në personazhin kryesor të klubit të Sauthempton edhe pse ka luajtur pak minuta me ekipin si zëvendësues. Listës së atyre që kanë shprehur admirimin për mënyrën se si lojtari po përjeton minutat e parë me këtë klub në Premier Ligë, i është shtuar edhe Aleks MekKarti, portieri i skuadrës së Sauthempton.

“Të gjithë zëvendësuesit që u aktivizuan ndaj Uest Hem ishin të shkëlqyer. Ata ndryshuan rrjedhën e lojës. Kur Armando hyri në lojë, mendoj se ishte në nivel maksimal. Në një ditë tjetër mendoj se ajo gjuajtje do të shkonte në portë, në vend që topi të kthehej përsëri mbrapa. Ishte i pafat që nuk e pa atë gjuajtje të përfundonte brenda, por ka shumë gjëra pozitive të cilave t’u gëzohemi.

Broja është një djalë i mirë, ashtu si Livramento dhe çdo i ri tjetër që ka ardhur. Mendoj se kemi një grup të mirë të rinjsh këtë sezon, ka frymë skuadre. Broja po tregon veten mirë në stërvitje dhe kjo është arsyeja pse ai kishte edhe mundësinë në ndeshje dhe tregoi atë që di të bëjë”, deklaroi portieri i Sauthempton.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Komisioni i Disiplinës bën kërdinë, e pëson gjysma e Superiores

Publikuar

-

Nga

Komisoni i Disiplinës ka bërë publike vendimet e marra për javën e dytë të Kategorisë Superiore ku bie në sy dënimi i Teutës për mosrespektimin e logos së sponsorit të ri dhe paralajmërimi për Partizanin, por për të njëjtën çështje.

VENDIMET



1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3. KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
4. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
5. FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
6. Lojtari i KF Shkumbini, Ilirian Dushaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
8. Zyrtari i KF Pogradeci, Ardian Abazaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i Shënkolli, Bledi Zefi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i Iliria, Keivi Limanaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i SHS Përmeti, Klaudio Hoxha, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Lojtari i SHS Përmeti, Orgest Todhe, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Lojtari i A.F. Luftëtari, Skerdi Matushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. KF Pogradeci U-19, për shkak dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive si dhe të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19 – Grupi B, kundër Football Republic U-19, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, 63/1/b, 63/1/e dhe 64/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe dënohet me gjobë në masën në masën 100.000 (qind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
15. FC Besa U-19, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19 – Grupi B, kundër KF Skënderbeu U-19, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

FIFA22/ Shihini fuqitë e futbollistëve të Shqipërisë! Kryeson Strakosha, rritet Keidi Bare dhe Armando Broja

Publikuar

-

Nga

FIFA22 është një prej lojërave më të njohura në gjithë botën dhe përdoruesit e saj po vijnë gjithmonë e më tepër në rritje. Tashmë kemi mësuar edhe sesi vlerësohen futbollistët e Kombëtares tonë në të.



Ndryshe nga e kaluara, fuqitë e tyre janë më të mëdha edhe për shkakun e ekipeve ku lozin. I pari është Strakosha që ka fuqinë 80, ndërsa rritje ka pësuar Keidi Bare me 76 dhe Uzuni me 75. Gjithashtu në 12 futbollistët më të mirë përfshihet edhe Armando Broja me fuqinë 70.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Për herë të parë në karrierë, Lewandowski fiton “Këpucën e Artë”

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski fitoi “Këpucën e Artë”, pas 41 golave të shënuar në sezonin e kaluar në Bundesligë.

Polaku ishte golashënuesi më i mirë në 5 ligat kryesore të Europës, teksa asnjë nuk arriti të bëjë më mirë.



33-vjeçari e fiton për herë të parë në karrierë këtë çmim dhe tha se nuk po mendon për një tjetër, sepse sapo ka filluar sezoni.

Ky është çmimi për përpjekjen time dhe të të gjithë ekipit. Nuk po mendoj për një tjetër, sepse ne sapo kemi filluar sezonin dhe nuk po luaj për këto çmime”, u shpreh Lewandowski.

LEXO TE PLOTE