Connect with Us

Biden shtyn përpjekjet për investime për të luftuar ndryshimet e klimës

Bota

Biden shtyn përpjekjet për investime për të luftuar ndryshimet e klimës

Publikuar

-

cna bote

Presidenti Joe Biden ripërtëriti të hënën përpjekjen e tij për investime të rëndësishme për të luftuar ndryshimet klimatike, ndërsa vizitoi Kaliforninë gjatë një turneu në tre shtete amerikane ndërsa pa nga afër zonat e goditura nga një prej sezoneve më të këqija të zjarreve në vend.

Udhëtimi ka për qëllim të nxjerrë në pah shkatërrimin e shkaktuar nga një planet i ngrohur, të nxisë mbështetje për më shumë burime për të trajtuar çështjen dhe të japë shtysë për nismat mjedisore që janë pjesë e projektligjit të infrastrukturës që administrata e tij po kërkon të miratohet.

Presidenti Biden gjithashtu do të bëjë fushatë për demokratin Gavin Newsom, i cili po lufton për të ruajtur postin e guvernatorit në zgjedhjet e Kalifornisë të martën.

Presidenti Biden vizitoi Zyrën për Shërbimet e Urgjencës në Sakramento me guvernatorin Newsom, ku iu drejtua zyrtarëve të operacioneve të urgjencës dhe tha se prindërit nuk shqetësohen vetëm për fëmijët e tyre për COVID-19, por gjithashtu nëse ata mund të marrin frymë.

“Ne duhet të veprojmë më shpejtësi, duhet të veprojmë më me vendosmëri dhe duhet të veprojmë më gjerësisht … është vërtet çështja se si do të duket bota,” tha Biden.

Presidenti më pas hipi në helikopterin e tij Marine One, i cili fluturoi mbi një peizazh të tharë e të mjegullt nga tymi i zjarreve të pamëshirshëm.

LEXO EDHE:  Biden: Deri më 4 korrik do të imunizohen 70% e amerikanëve të rritur

Zjarri Caldor në Kaliforni, i cili kishte kërcënuar zonën turistike të Liqenit Taho, ka djegur më shumë se 88,600 hektarë dhe ka shkatërruar më shumë se 1.000 shtëpi dhe struktura të tjera që kur shpërtheu në vargun Sierra Nevada rreth 112 km në lindje të Sakramentos më 14 gusht.

Që nga e hëna, zjarrfikësit kanë arritur të vendosin kontrollin në rreth 67% të perimetrit të zjarrit. Është zjarri i dytë më i madh në shtet këtë vit, pas zjarrit Dixie, i cili ka djegur më shumë se 388,000 hektarë dhe ka shkatërruar 1,300 ndërtesa më tej në veri të Sierras që kur filloi në mes të korrikut. Ky zjarr renditet i dyti më i madhi i regjistruar ndonjëherë në Kaliforni.

Më herët gjatë ditës, Biden vizitoi Qendrën Kombëtare të Zjarrit në Boise, të shtetit Ajdëho, një qendër e krijuar për të koordinuar burimet e agjencive – ku mbajti një konferencë me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë.

Në Boise, presidenti tha se sezoni i zjarreve në Shtetet e Bashkuara po fillon çdo vit dhe se vetëm këtë vit, 44,000 zjarre të egra në vend kishin konsumuar 2.2 milionë hektarë – një zonë afërsisht sa madhësia e Nju Xhërsit./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Portugalia vaksinon plotësisht 80% të popullsisë

Publikuar

-

Nga

Portugalia ka vaksinuar 80% të popullsisë me dy dozat e vaksinës anti-COVID, sipas të dhënave zyrtare, duke u bërë kështu një nga kombet me shkallën më të lartë të vaksinimit.

Portugalia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë të njëjtën normë të vaksinimeve të plota, shkruan Reuters.



Kombi i Evropës Jugore ka vaksinuar rreth 8.2 milion njerëz nga popullsia e cila në total është pak më shumë se 10 milion.

Pothuajse të gjithë të rriturit mbi 65 vjeç dhe gjysma e të rinjve të moshës 12-17 vjeç tani janë vaksinuar plotësisht, ndërkohë që të gjithë ata mbi moshën 12 vjeç kanë të drejtë të marrin vaksinën në Portugali./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bie numri i të infektuarve me Covid në Kosovë/ Ja sa viktima janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shtatë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të martën në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin e saj ditor bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 raste të të infektuarve.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 5,095 mostrave.

Bazuar në testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 3.39 për qind.

LEXO EDHE:  Jo, SHBA-ja nuk do të ketë unitet me Biden president

LEXO EDHE:  Biden: Deri më 4 korrik do të imunizohen 70% e amerikanëve të rritur



Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1,434 pacientë nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive janë 7,635.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 1.1 milion vaksina, ndërsa mbi 453,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Berlusconi: SHBA nuk e ruan dot më rendin botëror/ Europa duhet të ketë autonomi

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Bashkimi Europian duhet të ketë një politikë të jashtme të veten, pavarësisht aleancës me Shtetet e Bashkuara. Kështu thotë ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, gjatë një takimi virtual të Partive Popullore Europiane.

Sipas liderit të “Forca Italia”, Europa sot është një domosdoshmëri. “Në sfidat e mëdha planetare do të kemi mundësi të ruajmë interesat tona vetëm nëse jemi të bashkuar. Shtetet e Bashkuara nuk janë më në gjendje që të ruajnë rendin botëror”, tha Berlusconi.



“Përvoja e dhimbshme e Afganistanit konfirmoi në mënyrë dramatike dy aspekte gjithnjë e më të dukshme të shekullit XXI. I pari është që Shtetet e Bashkuara mbeten miq dhe aleatë thelbësor, por nuk janë më në gjendje të garantojnë të vetëm rendin liberal botëror. Aspekti i dytë është që Europa, deri kur të mos ketë një politikë të jashtme të bashkuar, të mbështetur nga një instrument ushtarak europian i fortë, nuk do të jetë në gjendje të kryejë rolin e vet autonom”, shkruan A2 Cnn.

LEXO EDHE:  A ndikon rritja e temperaturave tek koronavirusi? ISHP i jep fund dyshimeve

LEXO EDHE:  A ka frikë Xho Bajden të debatojë sërish me Donald Trumpin?

Berlusconi shtoi gjithashtu se e ardhmja e Europës duhet të bazohet në parimet e njerëzve që e bën të madh kontinentin në të shkuarën, si personazhet kryesorë të viteve të pasluftës (L2B) Adenauer, Schumann, De Gasperi, etj.

LEXO TE PLOTE