Connect with Us

Bashës i ndodh “gjëma” me Merkel

Politikë

Bashës i ndodh “gjëma” me Merkel

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ditën e sotme, kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi Shqipërinë, para se të dorëzojë çelësat e zyrës së saj, për tu tërhequr nga jeta politike.

Merkel zhvilloi një takim “kokë më kokë” për 45 minuta me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave.

Pas takimeve bilaterale dhe delegacioneve të tyre, Merkel është takuar edhe me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, Merkel nuk ka përfshirë në protokollin e saj, kreun e PD, Lulzim Basha, i cili vetëm një javë më parë ka kërkuar të takojë kancelaren gjermane, raporton CNA.al.

Kryedemokrati i ka përcjellë kërkesën për një takim me Merkel me anë të ambasadorit gjerman, Peter Zingraf, i cili një javë më parë zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me kryedemokratin. Pasi doli lajmi i kërkesës së Bashës, duket se tashmë kreu demokrat ka mbetur me gisht në gojë. Merkel duket qartazi se ka refuzuar takimin me Lulzim Bashën.

LEXO EDHE:  Padia e Ballës ndaj Bashës për 3.4 mln €/ Vendoset data e seancës së parë

Kancelarja gjermane, e cila është edhe përfaqësuese e CDU parti simotër me PD, duket se e ka lënë pas porte Lulzim Bashën.

Merkel, erdhi dhe iku, dhe nuk pati asnjë takim me Bashën apo një mesazh për të.

Tashmë pas halleve me Berishën, Basha duhet të vajtojë edhe për mbylljen e derës nga Merkel./ CNA.al

Lulin e lënë jashtë protokollit/ Kërkesë Merkel: Aman më tako dhe mua

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Zbardhet skenari/ Si Nikoll Lesi po i shërben Lulit, pas urdhërit nga Rama

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Nikoll Lesi, ai që dikur ishte gati të vinte kokën në “sëpatë”, për Ilir Metën, apo që shikonte ëndërra me fitore për Bashën, së fundi duket se ka “kapërcyer ylberin”.

Në disa shkrime të njëpasnjëshme, të publikuara në gazetën e tij, Nikoll Lesi duket qartë se e ka “dredhur” sërish, dhe është vënë në shërbim të Ramës. Biles ka arritur deri aty sa ta quajë “hero” që i shpëtoi shqiptarët nga virusi apo nga pasojat e tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019, e të tjera si këto, apo nuk ka kursyer lavdet për Qeverinë “Rama 3”. 

Pasi shpalli “armik” me Metën dhe u bë Ramën, tani me urdhër të këtij të fundit ka filluar edhe mashtrimet dhe intrigat publike, për t’i shërbyer Lulzim Bashës.

Ato që shkruan Lesi, duket të jenë intriga dhe mashtrime publike, jo vetëm për disa klikime por edhe për të nxitur reagime publike, ndaj Lulzim Bashës, pas vendimit të tij për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Skandali i parë, ose gënjeshtra e parë publike, ishte se sipas Nikoll Lesit, Basha ka shtuar rojet se i kërcënohej jeta, pas vendimit për përjashtimin e Berishës.

Mësohet se shtëpia e tij dhe vila ruhen me përforcime të forta nga Policia dhe forcat speciale. Po ashtu edhe kur lëviz me makinë ka shoqërim nga makina policie dhe me targa civile të Ministrisë së Brendshme, të cilët janë urdhëruar të qëllojnë këdo që cënon jetën e shefit të selisë blu.

Kryeministri Rama ka thërritur ministrin e brendshëm duke e urdhëruar që duhet ruajtur me çdo kusht jeta e Lulzim Bashës.”-shkruante Nikoll Lesi, disa ditë më parë.

Në fakt gënjeshtra të tilla nuk i beson as dreqi.

CNA.al ka pyetur në Policinë e Shtetit dhe burime zyrtare i thanë se ska asnjë kërcënim dhe as truproja të shtuara për Lulzim Bashën. Pra, janë thjeshtë dhe vetëm gënjeshtra mediatike.

Në fakt, Nikoll Lesi e di shumë mirë, se Berisha e kishte nxjerr Lulin me shkelma nga selia. Por, Doktori nuk kërkon konflikte. Ai kërkon një proces demokratike dhe votime demokratike brenda PD-së.  

Lulin e nxjerr për leckash nga selia e PD-së edhe Gaz Bardhi, po ti thotë Doktori.

Por, në asnjë rast nuk i kërcënohet jeta Lulzim Bashës.

Por, ndërkohë sot Nikoll Lesi ka gjetur një tjetër shpikje.

Duke vazhduar gënjeshtrat e tij të radhës, në shërbim të Lulzim Bashës, pasi në rastin e parë tentoi ta bënte “viktimë”, tani tregon skenar të dhunshëm.

LEXO EDHE:  Padia e Ballës ndaj Bashës për 3.4 mln €/ Vendoset data e seancës së parë

LEXO EDHE:  Yuri Kim përpjekje të forta për Reformën Zgjedhore/ Pas Bashës i shkon në zyrë Ramës

Këtu do të jemi kur të rrethojnë selinë demokratët e Saliut, do hyjnë brenda oborrit të PD-së. Luli do ikë nga pas godinës. Do të jetë skenar tragji-komik”është shprehur Nikoll Lesi, dje në një studio televizive.

Lulin s’ka nevojë ta vrasë njeri as ta rrafë, mund ta nxjerrësh për veshi nga selia. Kjo pasi nuk ka parti. Nuk ka njeri që e mbështet Lulin. Ky i fundit vetë e tha një ditë më parë, se 80% ishin me Doktorin dhe ai do ta ndalonte këtë grupim anti amerikan, sikurse e cilësoi ai, që do mblidhte Kuvendin.  



Përplasje mund të kishte pasur ditën e parë. Por, Doktori ka zgjedhur të takojë demokratët. Ai po zhvillon takime në Tiranë, në Fier, në Vlorë, Korçë, e kudo që ka demokratë.

Por, Nikolla dhe Rama, ata që duan Lulin në krye të PD-së, duhet të kuptojnë se nuk ka kush e mbron për shkak se gjithë partia është kundër tij.

Jo ti shtojë bodigardët, por edhe sikur gjithë Gardën apo gjithë Policinë e Shtetit të marrë, nuk qëndron dot në PD se nuk e duan njerëzit. Ai vetëm mban përkohësisht vulën e partisë.

E gjithë kjo parti po tregohet e duruar e pjekur dhe me rregulla qartësisht statutore, po kërkon të largojë kryetarin uzurpues.

As nuk i ndodh gjë Lulit, as nuk e sulmon kush Lulin, as ska pse shton bodigardët. Në fakt mirë do ishte të shkonte dhe të dëgjonte takimet e Doktorit, dhe të kuptojë që duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë. Se me skenarët e shkruar nga Nikolla, në media të sponsorizuara nga kryeministri, nuk e mban dot karrigen.

Lulzim Basha nuk bën dot rolin e viktimës, kur për tetë vite ka pasur rolin e “kasapit politik” në Partinë Demokratike./CNA.al

Lesi zbardh prapaskenat nga sherri në PD/ ‘Basha nën masa të rrepta sigurie”

“Rama fiton sërish zgjedhjet”/ Nikoll Lesi bën parashikimin, mesazhi për Bashën dhe Metën  

Nikollë Lesi “spiunon” Metën/ “Erdhi direkt nga Lalëzi në Tiranë për të dekretuar Ramën si kryeministër”

Lesi zbardh prapaskenat nga sherri në PD/ ‘Basha nën masa të rrepta sigurie”

Nikoll Lesi zbulon skemën e fshehtë/ Paralajmëron qeverinë Rama-Basha

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një “baywhatch” e vërtetë/ Oriola Marashi i vë “flakën” Instagramit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Modelja shqiptare Oriola Marashi, konsiderohet si një ndër vajzat më të bukura në vendin tonë. Një modele e suksseshme e cila po kthehet në emrin më të kërkuar në fushën e modës jo vetëm këtu por edhe jashtë Shqipërisë.

Së fundmi, fotografja e njohur Fioralba Kryemadhi ka postuar në Instagram nje foto të Oriolës e cila pozon me një kostum body ngjyrë të kuqe, të markës “Guess” e cila i thekson akoma më shumë linjat trupore perferkte.

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet Ramës/Ja komenti për Metën president

LEXO EDHE:  Zyrtari i lartë i SHBA "vizitë virtuale" në Shqipëri/ Takim me Ramën, Bashën e Metën

Foton e ka postuar edhe Oriola në Instastory dhe është siguruar të marrë vëmendjen maksimale.



Kujtojmë se së fundmi Oriola u nda nga i fejuari i saj futbollisti i njohur Eros Grezhda dhe gjatë një interviste deklaroi se momentalisht është fokusuar vetëm tek puna.

Për më shumë ndiqni galerinë e mëposhtme./CAN.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Afera e shekullit/ Korrupsioni i inceneratorëve “blen” heshtjen e SPAK?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shtatori pritej të ishte muaji i finalizimit të një beteje të ashpër kundër korrupsionit, nga SPAK. Kjo e thënë edhe publikisht nga vetë kreu i këtij institucioni, por edhe nga artikulimet e forta të ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit ka dhënë një mbështetje të fortë publike shpesh herë ndaj SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë.

Në fakt po kalon java e tretë e shtatorit dhe asgjë e re nga fronti i perëndimit. Nuk po duket nga SPAK të ketë ndonjë rezultat.

Prej muajsh nuk po flitet, jo për peshqit e mëdhenj, por as për zullumet e mëdha. Pra, për aferën e shekullit, atë të inceneratorëve.

Nuk po flitet për dosjet e nxehta që ka ky institucion.

Afera e inceneratorëve është një denoncim i bërë nga media, por edhe nga struktura politike. Për vlera gati 500 milionë euro ku janë përfshirë emra si Mirel Mërtiri, bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja, Klodian Zoto, deri edhe në ortakëri mediatike, ku përfshihen Vjollca Hoxha, Ben Blushi e të tjerë. Por, që ende SPAK nuk po jep asnjë rezultat.

Asnjë sinjal nga afera e cila filloi me inceneratorin e Elbasanit, me 22 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, me një kompani me vetëm 1 milionë lekë të vjetra.

Shkoi në Fier, me 28 milionë eurot e marrë nga një kompani, e cila më pas shet aksionet e saj dhe sot pas gati pesë vitesh, ende nuk ka filluar punë. Gjithmonë dalin “kleçka”, si në Elbasan apo në Fier.

Shkojmë në Tiranë, për rreth 128 milionë euro të tjera, ku ende nuk ka incenerator. Por, thjeshtë menaxhohet landfilli i Tiranës nga një rrjet kompanish të kontrolluara nga Klodian Zoto.

Së fundi miliona euro nga Bashkia e Durrësit, për të çuar mbetjet tek inceneratori i Tiranës, i cili nuk ekziston. Thjeshtë dhe vetëm landfilli i Tiranës po përdoret si kosh, edhe për mbetjet e Durrësit.

SPAK është në provë. Jo vetëm me opinionin publik, por edhe me diplomatët e huaj. Me SHBA-në dhe BE-në, me investimet që ata kanë bërë për Drejtësinë. 5-6 vite reformë dhe sot nuk zbardhet dhe nuk ka akuzë në një dosje ku janë me qindra e mijëra dokumenta që tregojnë një aferë të qartë korruptive.

Alqi Bllako, Lefter Koka

Ish-ministri që ka firmosur këtë aferë, Lefter Koka dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, pak para nisjes së sesionit parlamentar.

Njeriu që ka firmosur, Alqi Bllako, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është bërë deputet i Partisë Socialiste.

Vëllai i tij ka shkuar dhe bashkëpunon në ortakëri mediatike me inceneratorët, tek Lori Kafe.

Me radhë, janë me qindra e qindra fakte të publikuara . Që nga shitja e aksioneve të Lori Kafe, që nga kompanitë e Stela Gugallës me Ben Blushin dhe Vjollca Hoxhën, deri tek kompanitë e denoncuara publikisht nga presidenti i Republikës me letra, që tregonte sesi paguhej babai i Alqi Bllakos.

LEXO EDHE:  Nga Lutfi Dervishi/ Dhjetë fakte për lidhjen ruse të Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Berisha ne Top Story/ Flet për themelimin e PD, Azemin, 21 janarin, PD-në dhe Lulzim Bashën

Më tej janë publikuar fakte dhe dokumente, të cilat tregojnë skandalin dhe korrupsionin e inceneratorëve. Të asaj që është quajtur afera e shekullit. Që do t’iu rëndojë shqiptarëve mbi kurriz rreth 500 milionë euro, nga të cilat 50 milionë në pak vite. Në katër-pesë vite, për t’u paguar nga Qeveria, direkt nga xhepat e rrjetit të Mirel Mërtirit, Klodian Zotos, Stela Gugallës dhe mediave që ata financojnë.

  Edi Rama, Klodian Zoto

Pra, nga paratë që marrin nga shteti, nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, financojnë mediat për t’i mbrojtur.

Ndoshta shkojnë dhe pengojnë edhe drejtësinë të zbardhë të vërtetën. Por, ky nuk është rasti për ta besuar. Është rasti për të shpresuar.

Tre javët e para të shtatorit ikën. Muaji po shkon drejt mbylljes. Akuzë nga SPAK ende nuk ka. Megjithëse janë çuar disa dosje nga Nisma Thurje edhe nga PD-ja. Janë publikuar edhe nga mediat, por ende nuk po shohim pas gati 10 muajsh nga krijimi i SPAK, të vërtetën mbi një dosje korruptive, e cila rëndon jo vetëm buxhetin e shtetit, por abuzon me taksat e shqiptarëve, nga qeveria në pushtet, nga partia në pushtet, por edhe nga aleanca e saj e djeshme me LSI-në.

Shqiptarët shpresojnë shumë dhe presin të shohin si do çmontohet skema e inceneratorëve, që askush të mos guxojë më të prekë taksat e shqiptarëve, për interesa korruptive.  

SPAK ka në dorë gurin e provës për të thënë se SHBA dhe BE kanë investuar drejt tek reforma që ata kryen në drejtësi. Tek skuadra që kanë ngritur. Tek Byroja Kombëtare e Hetimit, për të pasur në fund një zbardhje të plotë të një afere e cila shkon në nivelet më të larta të zyrtarëve të shtetit shqiptar./CNA.al

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek



Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Zbulohen pazaret e Lulzim Bashës me bosët e inceneratorëve/ Mirel Mërtiri kandidati që do sfidojë Erion Veliajn?

LSI zbardh skemën/ Si Lefter Koka ka përfituar 3.3 milionë euro nga inceneratori i Elbasanit

“Shëëët se prokuroria po fle”/ Malltezi tregon si i përlau Lefter Koka 3 milionë euro

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Vjollca-Blushi, “kumbar” të lidhjes mes Bllakos “15 mln euro” të Porto Romanos e Zotos së inceneratorëve

LEXO TE PLOTE