Connect with Us

Babai i vrau nënën/ Bashkia akordon 100 mijë lekë në muaj për vajzën 3 vjeçare të Sabrina Bengajt

Kronika

Babai i vrau nënën/ Bashkia akordon 100 mijë lekë në muaj për vajzën 3 vjeçare të Sabrina Bengajt

Publikuar

-

Këshilli Bashkiak i Fierit ka akorduar një ndihmë prej 100 mijë lekë të vjetëra në muaj për vajzën 3 vjeçare të Sabrina Bengajt, e cila u ekzekutua nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë në fshatin Zhupan të Fierit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes. Metaj ekzekutoi me kallashnikov ish-gruan në shtëpinë e saj në Zhupan të Fierit.

Ai shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën

RENDI I KËSHILLIT BASHKIAK FIER
Këshilli i Bashkisë Fier, sot në mbledhjen e radhës, e cila u zhvillua në sallën e mbledhjeve të Këshillit, trajtoi dhe miratoi të gjitha pikat e rendit të ditës sa më poshtë vijon:
📌Një shtesë në VKB Nr.64, datë.25/09/2020 të Këshillit të Bashkisë Fier “Për shpronësim për interes publik, të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për rehabilitimin e Lumit Gjanica, Faza e 2-të, nga Segmenti i Urës me shkallë te Ura e Sheqit, Fier”.

LEXO EDHE:  “Pusho e qetë”/ Robert Berisha humb njeriun më të shtrenjtë

📌Ndihmën eknomike për 3 fëmijë jetim; dy nga Mbrostari dhe 3 vjeçarja nga Zhupani, e mbetur jetime pas ekzekutimit të nënës së saj nga bashkashorti (babai i fëmijës).
📌Rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë Fier për vitin 2021.
📌Tavanet përfundimtare pas rishikimit të shpenzimeve për programin buxhetor Afatmesëm vendor (PBA) 2022-2024 të Bashkisë Fier.
📌Ndihmën ekonomike për Z. Gëzim Hoxha.
📌Trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasit Durim Nazëraj, fshati Vreshtas, Njësia Administrative Cakran, i dëmtuar nga zjarri i datës 28.06.2021.
📌Ndihmën financiare për shtetasen Florida Taraj, lagja “Liri Gero” Njësia administrative nr.2, banesa e së cilës është dëmtuar nga zjarri i datës 07.08.2021.
📌Ndryshimet me vlerën e subvencionit të qirasë dhe skualifikimin e familjeve të pastreha përfituese nga programi i subvencionit të qirasë në tregun e lirë,miratuar me VKB nr.11,datë 02.03.2021.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shpërndanin lëndë narkotike/ E pësojnë keq dy të rinjtë

Publikuar

-

Nga

Policia zbardh detajet nga aksioni në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSHI-t, një në kërkim

Vijojnë aksionet e policisë për goditjen e rasteve kriminale në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Policia ka sekuestruar doza me lëndë narkotike kanabis , një shumë parash, aparate celular dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në pranga kanë përfudnuar dy shtetas, posedues dhe shpërndarës të lëndës narkotike.

Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis , një shumë parash, aparate celular dhe sende të tjera të kundërligjshme.



Vihen në pranga poseduesit dhe shpërndarësit e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre në të gjithë qarkun e Tiranës apo që i mbajnë në banesë, janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, konkretisht:

Specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M, 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 52 doza me lëndë narkotike kanabis.

Ndërkohë, nga Forca e Posaçme “Shigjetat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua 46 doza me lëndë narkotike kanabis,një shumë parash, një aparat celular dhe qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen pasuri me vlerën 150 mijë euro/ Ja kujt i përkisnin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Policia e Tiranës bën të ditur se në kuadër të punës për për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal, janë sekuestruar pasuri me vlerë 150 mijë euro, në ngarkim të dy vëllezërve me precedent penal në fushën e krimeve ndaj jetës.

Në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve:  A. L. 30 vjeç, dhe O. L, 30 vjeç, vëllezër), me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj jetës.

Nga të dhënat e marra shtetasi A. L, është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim.



LEXO EDHE:  Vrasja e 35-vjeçarit në Gjirokastër/ Arrestohet autori, në pranga dhe pesë të rinj

LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Ejlyl kërkon ndihmën e Nazanit, Gynej fal Songylin

Ndërsa shtetasi O. L, është nën hetim nga autoritetet Spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.

Gjithashtu, në zbatim të këtij procedimi si dhe vendimit të Prokurorit u bë sekuestrimi i pasurive të shtetasve të lartpërmendur dhe familjarëve të tyre që arrijnë vlerën 150.000 euro.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Aksident i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës/ Shoferi bllokohet brenda mjetit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Sikurse shikohet dhe në videon më poshtë, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me trafikndarësen, dhe si pasojë është përmbysur në mes të rrugës.

Dyshohet se shoferi ka mbetur i bllokuar brenda mjetit, ndërsa në ndihmë i kanë shkuar disa qytetarë.

LEXO EDHE:  KE ndihmë financiare 3 miliardë euro për 10 vende/ Sa i takojnë Shqipërisë

LEXO EDHE:  Lushnjë/ Nëna vret djalin 40 vjeç, pas vdekjes e mbante në shtëpi



Po ashtu aksidenti ka shkaktuar edhe kaos në trafik./CNA.al

LEXO TE PLOTE