LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

As nuk e kishit imagjinuar/ Sa paguhen influencer-at për një reklamë?

14 Shtator 2021, 08:29, Lifestyle CNA
As nuk e kishit imagjinuar/ Sa paguhen influencer-at për një

Të jesh një social-influencer është kthyer në diçka normale vitet e fundit.

Michelle Phan është një nga influencueset më të njohura në fushën e bukurisë.

Sipas BBC, ajo numëron miliona klikime në youtube dhe ka një një numër të konsiderueshem ndjekësish. Megjithatë, ajo thotë se në një moment mendoi të hiqte dorë nga bërja e videove të saj të njohura të kozmetikës dhe bukurisë në YouTube sepse ndihej në presion.

“U bë gjithnjë e më e vështirë për mua të pretendoj se jam e lumtur me këte punë” thotë ajo. “Mbi të gjitha isha bërë toksike me marrëdhëniet që krijoja me njerëzit?.

Gjithsesi ajo u shpreh se mendimet ishin momentale, sepse ajo do vazhdonte të bënte punën që donte.

Sot kanali i saj në YouTube ka 8.84 milion abonentë në të gjithë botën, me qendër në Los Angeles. Ajo gjithashtu mbështet njerëz të tjerë që po bëjnë dhe ngarkojnë video.

Ajo thotë, se shumë ndihen të stresuar nga mbarimi i ideve dhe të detyruar të bëjnë përmbajtje të reja disa herë në ditë, prandaj ka si keshille pushimin, deri në momentin që ju vjen një ide e re.

Nuk ka një përkufizim të saktë, por në thelb është dikush që ka mjaftueshëm ndjekës në mediat sociale, dhe zakonisht YouTube, Instagram ose TikTok.

Të ardhurat vijnë nga dy burime kryesore – një pjesë e të ardhurave nga reklamat, nga ku kompani te ndryshme I përdorin për të promovuar markat e tyre.

Lidhur me të parën, në YouTube ju mund të aplikoni për të filluar të merrni një pjesë të të ardhurave nga reklamat e vendosura në videot tuaja, nëse keni më shumë se 1.000 abonentë dhe 4.000 orë të shikuara, shkruan CNA.al.

YouTube, sipas një raporti është zakonisht midis $ 3 dhe $ 5 për 1.000 shikime të një prej videove tuaja.

Dhe, kur bëhet fjalë për marrëveshjet me markat, ndryshon në varësi të numrit të ndjekësve që keni. Në Instagram, nëse keni më shumë se një milion ndjekës, një raport thotë se nëse një kompani dëshiron që ju të promovoni diçka, mund të fitoni më shumë se 10,000 dollarë për vetëm një postim.

Kështu pra, nëse keni ide të vecanta , atëherë mund të rrisni një auditor të jashtëzakonshëm dhe të ndryshoni jetën tuaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga