LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Albin Kurti nuk mbështet asnjë nismë”/ Baton Haxhiu përplaset keq me Bushatin

14 Shtator 2021, 19:40, Politikë CNA
“Albin Kurti nuk mbështet asnjë nismë”/ Baton Haxhiu

Qasja e tij u kundërshtua nga Andi Bushati, i cili theksoi se kryeministri Kurti ndryshe për ?Open Balkan?, për procesin e Berlinit ka shprehur mbështetje të plotë.

Për Haxhiun, gjuha që përdori sot kryeministri Kurti në Tiranë gjatë komunikimit me mediat ishte kundër Edi Ramës dhe Shqipërisë.

?Ai realisht edhe po e patë gjithë gjuha e trupit sot ai e kishte me Edi Rama dhe e kishte me Shqipërinë. Ai tha nuk jam unë për ?Open Balkan? për arsye se është në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës dhe nuk dha asnjë arsye tjetër se pse është. Në fillim ka thënë se është projekt rus dhe kinez. E para është ofendim për kryeministrin shqiptar. Kush është ky njeri, që tregon se çfarë kriteresh duhen vendosur. Ai është konspirativ. Ai është njëri, që nuk ka guxim të marrë asnjë vendim?, tha ai.

Ai madje shkon më tej, kur tregon arsyet se pse z. Kurti është shprehur kundër iniciativës së ?Open Balkan?.

?E përdor për të katapultuar veten në jetën publike dhe të jetë kundër Edi Ramës dhe kundër Shqipërisë. Kjo është ideja e ?Open Balkan? e Albin Kurtit?, shtoi ai./euronews

Lajmet e fundit nga