LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuza për kufijtë/ Aldo Bumçi: Rama dhe Vuçiç, pjesëmarrës për ndarjen e Kosovës

14 Shtator 2021, 20:29, Politikë CNA
Akuza për kufijtë/ Aldo Bumçi: Rama dhe Vuçiç,

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishin pjesëmarrës në idenë për ndarjen e Kosovës, tha në emisionin ?Now? ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi.

Përveçse i sheh Ramën dhe z. Vuçiç të përfshirë në idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, z. Bumçi tha se ishte pikërisht kancelarja Merkel e cila i shkëputi duke i mbajtur afër e duke iu dhënë kapital politik.

Kështu, sipas Aldo Bumçit, dy liderët ballkanik u fokusuan në një projekt të ri, Open Balkan.

?Këta ishin pjesëmarrës në ndarjen e Kosovës. Merkel u dha pushtet, kapital politik, i merrte në takime pafund. Dy drejtues morën kapital politik dhe punuan për një projekt tjetër?, u shpreh Aldo Bumçi.

Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë prodhoi debate në sferën politike në Ballkan, por edhe në Evropë./euronews

Lajmet e fundit nga