LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

10 qytetet më të kërkuara në botë/ Zbuloni cilat janë ato

14 Shtator 2021, 12:31, Lifestyle CNA
10 qytetet më të kërkuara në botë/ Zbuloni cilat

Kompania amerikane e Tripvisor e cila operon në internet mbi një website në lidhje me udhetimet, restorantet dhe hotelet ka vlerësuar në bazë të komenteve të udhëtarëve 10 qytetet më të kërkuara në website-n e saj.

Daily Mail ka zbardhur sot listën e 10-të qyteteve më të kërkuara në botë, shkruan CNA.a.l

Bali, Indonezi- Bali njihet për plazhe, të cilat janë të përshtatshme për sërf, zhytje, etj. Është një vend i vogël, por me peisazhe te mrekullueshme. Përgjatë një shëtitje në qytet të mund të shikosh njerëzit të veshur elegant dhe piramida frutash ekzotike në çdo rrugicë.

Londër -Është një nga qytetet më të zhvilluara në botë dhe gjithashtu vizitohet nga një numër i lartë turistësh. Disa nga ndërtesat më interesante që mund të vizitosh janë Shtëpia e Parlamentit, Kulla e Londrës, Pallati Mbretëror, etj.

Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe,  është qyteti më i madh i bukur dhe modern i  Emirateve të Bashkuara Arabe. Dubai njihet për tregjet e tij të shtrenjta, arkitekturën moderne dhe jetën luksoze të natës. Por gjithashtu është qyteti me infrastukturën më të zhvilluar në rruzullin tokësor. Nga ana tjeter Dubai njihet si vendi i pushimeve luksoze e megjithate numri i vizitorëve është jashtëzakonisht i madh.

Rome, Itali- ?Qyteti i Përjetshëm? u ngrit në shtatë kodra në 753 para Krishtit. Sipas legjendës, themeluesit e saj ishin vëllezërit Romulus dhe Remus, paraardhësi i largët i të cilit është trimi që u bë i famshëm falë Luftës së Trojanit. Kryeqyteti i Italisë moderne është një ndihmë vizuale për ata që janë të interesuar në arkitekturën antike

Paris, Francë-Kryeqyteti francez është kaq i bukur sa që vizitorët e kanë të vështirë të vendosin se çfarë duhet të shohin më përpara. Nuk janë vetëm pamjet e mrekullueshme e mbresëlënëse! Nuk është vetëm ushqimi, as restorantet dhe kafenetë që me dizajne elegante shtrihen anash secilës rrugë që përshkon qytetin 12 milionësh. Është e vështirë për të thënë se cilën pjesë të qytetit duhet ta vizitoni më së pari, por diku duhet t?ia filloni. Është një qytet i banuar për më shumë se dy mijë vjet dhe me më shumë se 2400 vepra arti që mund të vizitohen.

Hanoi, Vietnam-Hanoi është kryeqyteti i Vietnamit dhe qyteti i dytë më i madh i vendit. Ai është i vendosur në bregun e djathtë të Lumit të Kuq. Tregjet e Hanoit janë si një kartolinë e qytetit. Qyteti tërheq turistët, kryesisht për pamjet e tij historike.

Kretë, Greqi-Kreta është ishulli më i madhi dhe më popullor i Greqisë. Ajo formon një pjesë të pëlqyeshme të ekonomisë dhe trashëgimisë kulturore të Greqisë duke ruajtur tiparet e veta kulturore lokale (për të punuar si dialektin e vet, poezinë dhe muzikën).

Bangkok, Tailandë-Bangkoku, qyteti i një mijë ngjyrave në Tajlandë.. Në këtë qytet, për arkitekturat e tij polikromatike dhe demonët e çuditshëm të artë qëndron Pallati i Madh i Bangkok, ish-rezidenca zyrtare e sundimtarit të Tajlandës. Ai përbëhet nga njëqind ndërtesa që ju lënë pa frymë për shumëllojshmërinë e stileve arkitekturore dhe pasurinë e detajeve. Është një festë e artë dhe mozaikë, tempujt dhe kishat.

Barcelonë, Spanjë-Barcelona është qyteti i buzëqeshjeve të përjetshme, dielli dhe arkitektura unike. Ajo është një  nga qendrat ekonomike, tregtare, turistike dhe kulturore kryesore të botës, dhe ndikimet e saj në arsim, argëtim, media, modë, shkencë, art kontribuojnë në statusin e saj si një nga qytetet më të mëdhenj globalë të botës. Në të vërtetë, ajo është një qendër e madhe ekonomike dhe një qendër financiare gjithnjë në rritje Barcelona është një qendër transporti, me një nga portet kryesore të Europës, një aeroport ndërkombëtarë, shkruan CNA.al.

Stamboll,Turqi-Stambolli është qyteti i vetëm në botë, i cili gjendet në dy kontinente, Evropë dhe Azi, dhe më të cilin krenohen edhe Perëndimi edhe Lindja, për historinë mijëravjeçare, kulturën, artin dhe bukurinë e tij.I njohur ndërkombëtarisht si Istanbul, është një prej qyteteve më të bukura të kontinentit evropian. Është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë! Qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vend. Me popullsi prej rreth 14,6 milionë banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë./CNA.al

Lajmet e fundit nga