Connect with Us

Zjarri në spitalin e Tetovës/ Prokuroria jep detaje rreth hetimeve

Kosova & Rajoni

Zjarri në spitalin e Tetovës/ Prokuroria jep detaje rreth hetimeve

Publikuar

-

cna lajme kronike

Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut ka dhënë detaje rreth ecurisë së hetimeve për djegien e spitalit modular në Tetovë.

PTHP ka njoftuar se krahas masave që janë shqiptuar deri tani dhe urdhrat për ekspertizë, është dhënë urdhër në Ministrinë e Shëndetësisë për dorëzimin e dokumentacionit të plotë sa i përket ndërtimit të Spitalit Modular në Tetovë.

“Për këtë qëllim janë dërguar hetues nga PTHP Tetovë në ministri për të marrë dokumentacionin e plotë që do të jenë lëndë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, theksohet se pesë prokurorë kanë paraqitur kërkesë për dhënie ndihmë në procedurë penale në PTHP Veles që për personin juridik nga Velesi të ndërmerret dokumentacioni i plotë në ndërtimin e Spitalit Modular në Tetovë.

“Është dhënë urdhër deri te Spitali i Tetovës për dorëzimin e të dhënave në drejtim të asaj nëse Spitali i Tetovës ka përgatitur Elaborat për ruajtjen e kemikaleve dhe lëndëve djegëse si dhe gjeneratorë gjatë ndërprerjes së rrymës dhe po ashtu të dorëzohet plani i instalimit elektrik në spitalin modular.”

LEXO EDHE:  Prifti rrëfen dy minutat që i ndanë besimtarët nga djegia në autobus

Më tej sqarohet po ashtu se është dhënë urdhër që të sigurohen incizimet të publikuara në rrjete sociale, të sigurohen lista e anëtarëve të familjes si dhe personave të vdekur dhe po ashtu edhe pacientët e sëmurë që janë evakuuar.

PTHP shton se është dhënë urdhër që të sigurohet dokumentacioni sa i përket spitalit modular dhe po ashtu të sigurohen të dhëna në lidhje me personin i cili ka qenë përgjegjës për ndërtimin, person i cili ka pasur autorizim gjatë ndërtimit dhe të dorëzohet raport nëse është bërë pranimi teknik, kush e ka kryer dhe cilët janë personat që e kanë përgatitur specifikimin teknik për Spitalin Modular./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ 30 raste të reja me Covid 19, asnjë viktimë

Publikuar

-

Nga

cna, lajme,

Situata pandemike në Kosovë duket se është qetësuar. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar shifrat dhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 raste të reja me Covid 19 dhe asnjë viktimë.

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se nga sëmundja janë shëruar edhe 94 pacientë. Ndërsa numri i rasteve aktive është 1.676.

LEXO EDHE:  Djegia e stomakut/ Ju këshillojmë disa metoda natyrale për ta eleminuar

LEXO EDHE:  Dyshohet se dogji pemën para Kryeministrisë/ Arrestohet 22-vjeçari në Tiranë



Në Kosovë situata epidemiologjike është përmirësuar pas një përkeqësimi që filloi në muajin gusht. Autoritetet ndërmorrën masa të reja kufizuese duke shpejtuar edhe fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë mbi 1.4 milionë vaksina kundër koronavirusit. Mbi 588.000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me nga dy doza./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hapet Kutia e Pandorës në Malin e Zi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Por kabineti i Gjukanoviçit i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se janë përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi.

Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Kabineti i Gjukanoviçit  i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se publikimi është përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi.

Qendra hulumtuese malazeze MANS, e cila ka marrë pjesë në hulumtimet për Letrat e Pandorës, ka thënë se Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe djali i tij, Bllazho, kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari.

Kabineti i Gjukanoviçit ka thënë se publikimi i qendrës Mans është një tjetër “përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi dhe familjen e tij”. Në reagim thuhet se Gjukanoviç ka dhënë sqarime për aktivitetet e vitit 2012 dhe se pretendimet e organizatës MANS janë të pavërteta.



Por dokumentet e rrjedhura per ”fshehjen e pasurisë” së Presidentit Gjukanoviç dhe birit te tij Bllazho vazhdojnë të komentohen me të madhe nga partitë në pushtet dhe nga partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit, por dhe nga institucione të ndryshme. Prokurori special shtetëror thotë se do të ndërmarrë te gjitha masat e nevojshme  nga kompetencat e tij  për zbardhjen e fakteve dhe rrethanave dhe për rezultatet do të njoftojë opinionin.

MANS nuk beson në punën e hetueseve të hetimit për Gjukanoviçin

Ndërkaq nga  rrjeti MANS që kanë bërë zbulimin e dokumenteve e që vazhdojnë të sjellin edhe të tjera, nuk kanë shumë besim në punën e prokurorit special. Dejan Milovac nga MANS  thotë se “edhe më herët ka pasur zbulime të rëndësishme lidhur me paratë e politikaneve të Malit të Zi  jashtë e deri tani nuk kemi pasur kurrfarë përgjigjesh, prandaj edhe me këtë rast nuk pres ndonjë gjë të re”.  Ai shton se “ështe i nevojshëm bashkëpunimi ndërkombëtar me Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë  të cilët kanë përvojë kur janë çështje  komplekse të hetimeve financiare, veçmas ato që përfshijnë dhe destinacionet OFF SHORe”.

LEXO EDHE:  Prifti rrëfen dy minutat që i ndanë besimtarët nga djegia në autobus

LEXO EDHE:  E pabesueshme/Pas djegies së "Notre Dame", libri i Viktor Hygo më i shituri në Amazon

Për Lëvizjen Qytetare URA të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç, pushteti i Gjukanoviçit nuk meriton të ushtrojë  kurrfarë funksioni politik. Drejtoresha politike e Lëvizjes URA, Ana Novakoviç  i ka kërkuar Presidentit që t’i përgjigjet opinionit ,,përse llogaritë  bankare nuk i ka hapur në vend,  por në destinacionet e largëta përmes kompanive off shore prapa të cilave është fshehja e pasurisë”. Kjo parti ka vite që insiston në miratimin e Ligjit për prejardhjen e pasurisë së Gjukanoviçit.  Nga ana  tjetër funksionarët e partisë Demokratike te Socialiste të Gjukanoviçit, vlerësojnë se e tërë kjo është një aferë tjetër e fabrikuar kundër Presidentit  të Malit të Zi./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova pret liberalizimin e vizave/ Kurti: BE mbaj fjalën e dhënë!

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja në SHBA/ Albin Kurti mesazh Avdullah Hotit, paralajmëron arrestime

Kryeminisri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur nga Sllovenia, para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, në fokus të së cilit është integrimi i gjashtë vendeve të rajonit u shpreh se: “Kosovës i është bërë një padrejtësi e madhe nga BE-ja për mosliberalizimin e vizave”, dhe se mbetet me shpresë se Unioni do të mbajë fjalën e dhënë.

Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tanë që vuajtën shumë. Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi”, ka thënë Kurti.



LEXO EDHE:  Dyshohet se dogji pemën para Kryeministrisë/ Arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

LEXO EDHE:  Nxehet Salianji/ Mandatet nuk i djegim për pushtet

Kurti ka ftuar edhe 5 vendet e tjera anëtare te Unionit, t’i bashkohen vendeve të tjera të BE-së dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE