Connect with Us

VIDEO/ Të gjithë brohorasin emrin e tij! Shaqiri është ylli i ri i Lyon-it, tifozët i tregojnë dashurinë në momentin e asistit

Sport

VIDEO/ Të gjithë brohorasin emrin e tij! Shaqiri është ylli i ri i Lyon-it, tifozët i tregojnë dashurinë në momentin e asistit

Publikuar

-

Xherdan Shaqiri bëri mbrëmë debutimin e tij për skuadrën e Lyon-it, ku duket se i ka rrëmbyer zemrat e tifozëve pa nisur ende mirë aventurën e tij me francezët. Sulmuesi shqiptar është ylli i ri i skuadrës prej të cilit pritet shumë këtë sezon dhe këtë e tregon fare mirë momenti kur ish-lojtari i Liverpool-it jep asistin në golin e dytë.

Sapo Shaqiri shkon pranë cepit të fushës për të ekzekutuar një goditje nga këndi, të gjithë tifozët dëgjohen duke brohoritur emrin e tij. Mbështetja e madhe e ardhur nga tribunat i jep zemër futbollistit shqiptar, që menjëherë dhuron një asist perfekt për Denayer.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Rejës i mbaron kontrata, largimi duket i sigurt

Publikuar

-

Nga

Kontrata e trajnerit Edoardo Reja me stolin e Kombëtares shqiptare skadon në qershor të vitit 2022. Me shumë mundësi këto eliminatore do të jenë të fundit për Rejën nën drejtimin e Shqipërisë.

Italiani u ul në stolin kuqezi më 17 prill të vitit 2019 pas largimit të Panuçit. Në krye të stolit të Kombëtares shqiptare, Reja numëron 25 ndeshje të drejtuara ku deri tani regjistron një bilanc pozitiv me 12 fitore, 4 barazime, 9 humbje.



Në këto kualifikuese ai arriti të grumbullonte edhe një rekord pikësh, ku janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur, por nga ana tjetër shanset për të kapur vendin e dytë janë zbehur.

Pas ndeshjes së fundit ai deklaroi së është krenar për skuadrën e tij, pranoi gjithashtu edhe gabimet në zëvendësime, ku mund t’i realizonte më shpejt. Kanë ngelur edhe dy ndeshje në këto eliminatore dhe pastaj pritet të shohim se çfarë do të ndodhë më trajnerin pasi edhe mosha e tij shihet një arsye për të mos rinovuar.

LEXO TE PLOTE

Sport

Katar 2022/ Brazili dhuron spektakël ndaj Uruguait, fiton edhe Argjentina

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar 5 sfidat e fundit të muajit tetor për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut. Brazili ka arritur të korrë një sukses me “poker” duke mposhtur 4-1 në shtëpi Uruguajin. Lojtari më deçiziv ishte Nejmar i cili realizoi një gol në minutën e 10′, dhe dhuroi dy asist, një tek goli i Rafinja në minutën e 58′ dhe Gabigolit në minutën e 83′.

Protagonist ishte dhe Rafinja i cili realizoi një dopietë, ku goli tjetër ishte në minutën e 18′. Goli i vetëm i ndeshjes nga Uruguaji, u realizua nga Luis Suarez në minutën e 77′. Kjo fitore e “Seleçaos” e mban ende në vendin e parë në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Uruguaji renditet në vendin e 5 në kuotën e 16 pikëve.

Argjentina arriti një fitore minimale me rezultatin 1-0 ndaj Perusë duke iu falur golit të interistit Lautaro Martinez në minutën e 43′. Peruja humbi shansin e artë të barazimit të takimit në minutën e 65′ me anë të Jotun i cili humbi një 11-metërsh. Me këtë sukses, kombëtarja “Albiceleste” klasifikohet në vendin e 2 në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Peruja në vendin e 9 duke grumbulluar 11 pikë.

Kili ka triumfuar 3-0 në shtëpi ndaj Venezuelës, ku heroi i takimit ishte mbrojtësi i Fiorentinës, Erik Pulgar i cili shënoi një dopietë në minutat 18′ dhe 37′ falë një super Aleksis Sançez i cili dhuroi dy asiste tek dy golat e parë të takimit. Goli i tretë u realizua nga Brereton në minutën e 73′.

Bolivia triumfon me “poker”, 4-0 kundër Paraguajit në shtëpi. Goli i parë u realizua nga Ramajo në minutën e 21′, i dyti u shënua nga Vijareal në minutën e 53′, i treti nga Abrego në minutën e 84′ dhe goli i katërt dhe i fundit i këtij takimi u realizua nga Fernandez në minutën e 90+4′. Takimi mes Kolumbisë dhe Ekuadorit, përfundoi me rrjeta të paprekura, me barazimin e bardhë pa gola 0-0.

SFIDAT E PËRFUNDUARA 

BRAZIL 4-1 URUGUAJ

Nejmar 10′, Rafinja 18′, 58′, Gabigol 83′ / Suarez 77′



ARGJENTINË 1-0 PERU

Lautaro Martinez 43′

KILI 3-0 VENEZUELË

Pulgar 18′, 37′, Brereton 73′

BOLIVI 4-0 PARAGUAJ

Ramajo 21′, Vijareal 53′, Abrego 84′, Fernandez 90+4′

KOLUMBI 0-0 EKUADOR

RENDITJA

LEXO TE PLOTE

Sport

Partizani në “luftë’ me kohën për stadiumin e ri

Publikuar

-

Nga

Partizani është në garë me kohën për të pasur sa më parë në dispozicion stadiumin e ri. Punimet janë përqendruar vetëm në fushën e madhe, teksa në ato stërvitore ende nuk ka zhvillime.

Të kuqtë duket se kanë marrë edhe një “dorë” nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka financuar fushën e madhe të stadiumit të ri të klubit.



Tanimë punimet kanë rinisur pas disa kohësh dhe në stadium është hedhur rëra për të kryer të gjithë procedurën e nevojshme. Dy tribunat kanë përfunduar edhe me mbulesë, ndërsa vijon suvatimi i tyre nga jashtë.

LEXO TE PLOTE