Connect with Us

U vra me bukë në gojë/ Protestë në Tiranë, kërkohet drejtësi për Sabrina Bengaj

Aktualitet

U vra me bukë në gojë/ Protestë në Tiranë, kërkohet drejtësi për Sabrina Bengaj

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Aktivistët kanë thirrur një protestë në Tiranë, për të kërkuar drejtësi për Sabrina Bengajn, e cila u vra nga ish-bashkëshorti, Elton Meta.

Mësohet se protesta pritet të mbahet ditën e mërkurë në orën 18:00.

Blogerja dhe gazetarja Zhaklin Lekatari ka ndarë thirrjen në rrjetet sociale. Protestë do të nisë nga Ministria e Brendshme për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Drejtësisë.

Eja në protestë të mërkurën, 15 shtator, ora 18:00 te Ministria e Brendshme deri te Ministria e Drejtësisë. Shpërnda posterin dhe duku në protestë!! Sabrina, 23 vjeçare u vra me bukë në gojë nga ish burri i saj. Vrasësi i Sabrines që duhet të ishte në burg, pasi ishte akuzuar për tre vepra penale, para vrasjes u la i lirë nga drejtësia shqiptare.

LEXO EDHE:  Shokon Artan Hoxha/ Jo vetëm luftë bandash, po krijohet një tjetër precedent

Ky është një krim mizor mbi gratë, ekzekutuar nga dora e gjakësit, filluar me dakordesine e familjeve për martesën e vajzës 13 vjeçe dhe vazhduar me padrejtësinë e drejtësisë shqiptare. Vrasja e paralajmëruar e Sabrines nuk mund të mbetet me kaq. Na ndihmo, shpërnda posterin dhe bashkohu me ne fajtorët kanë emra”, thuhet në njoftim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

I doli në krah Berishës/ Basha ‘hakmerret’ ndaj Martin Henze

Publikuar

-

Nga

Këshilltari gjerman pranë selisë së PD, Martin Henze është pozicionuar hapur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha kohët e fundit. Ndërsa nuk kanë munguar dhe thirrjet e tij ndaj Bashës se duhet të japë dorëheqjen.

Basha duket se ka vendosur të ‘hakmerret” dhe jo me kundëragumente, por duke e bllokuar në Twitter.



Këtë e ka konfirmuar vetë Henze në rrjetet sociale ku shkruan Basha duhet t’u thotë lamtumirë demokratëve.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Jehonë në mediat e huaja

LEXO EDHE:  Akuzohet se plagosi policen/ Rrëfehet i riu: Nuk isha unë, ja çfarë ndodhi para parlamentit

“Shumë mahnitëse, Lulzim Basha më bllokoi. Ky Lulzim Basha, i cili pretendon se është demokrat dhe që për fat të keq, e ka vendosur veten jashtë ligjit, i thotë lamtumirë demokratëve. Kjo gjithashtu duhet t’u japë anëtarëve të Partisë Demokratike në Shqipëri ‘ushqim’ për t’u menduar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Mbajeni në kafaz dhe hidhjani sa me larg çelësin”/ Gjergj Leka ‘shpërthen’ ndaj Thoma Gëllçit

Publikuar

-

Nga

Këngëtari i njohur Gjergj Leka ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili u arrestua një ditë më parë për afera korruptive.

Me një postim në rrjetet sociale Leka u bën thirrje gjykatësve që t’i japin dënimin e merituar dhe të mos e lirojë nga burgu.



Në fund, Leka thotë se ish-drejtorin e RTSH e zunë hakat e të ndjerit Kosta Grillo, të cilin e pushoi nga puna.

LEXO EDHE:  Akuzohet se plagosi policen/ Rrëfehet i riu: Nuk isha unë, ja çfarë ndodhi para parlamentit

LEXO EDHE:  Basha: “Orët e fitores po afrojnë, orët e tiranisë po përfundojnë”

“Te dashur miq gjykatës, miq te muzikes e te se vërtetës…..Këtë maskara hajdut, Thoma Gellci, mbajeni ne kafaz e hidhjani sa me larg çelësin! Do t’ju jete mirënjohës arti, muzika, kultura madje edhe vete estetika! Ndyrësirë mbi ndyrësirat. E zunë haqet e Kosta Grillos  qe e pushoi nga puna legeni”, shkruan Gjergj Leka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kryeministri miliarder i Çekisë humbet zgjedhjet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri miliarder i Çekisë, Andrej Babis dhe partia e tij në pushtet ANO kanë humbur zgjedhjet tregojnë të dhënat e rezultateve të para.

Televizioni publik në bazë të të dhënave parashikon se dy koalicionet opozitare kanë marrë 108 nga 200 vendet në Parlament.

Të dy koalicionet kanë bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojnë me Babis.

ANO ka marrë rreth 27.2% të votave ndërsa liberalët në opozitë kanë siguruar 27.7% si dhe koalicioni tjetër opozitar Pirstan ka marrë 15.5%.

LEXO EDHE:  Vrasje mafioze në Amsterdam/ Ekzekutohet në prag të shtëpisë avokati i një dëshmitari shtetëror

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Jehonë në mediat e huaja



Nëse dy koalicionet e opozitës nuk bashkëpunojnë me Babis atëherë matematikisht ai nuk mund të qëndrojnë pushtet.

Ai erdhi në pushtet në dhjetor 2017 duke u zotuar për rritje e pagave dhe pensioneve dhe kritikoi BE për emigracionin.

Kundërshtarët e tij thonë se ka rritur borxhin publik dhe ka pasur konflikt interesi me detyrën.

Dokumentet e fundit të Pandora Papers tregojnë se Babis ka blerë një vilë 12 milionë paund në Francë pa e deklaruar./euronews

LEXO TE PLOTE