Connect with Us

Sot miratohen strukturat e reja të Kuvendit/ Rama prezanton programin qeverisës

Politikë

Sot miratohen strukturat e reja të Kuvendit/ Rama prezanton programin qeverisës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në orën 17:00 , sot do të mblidhet Kuvendi, i drejtuar nga Lindita Nikolla.

Sot deputetët do të mblidhen për të ngritur edhe të gjitha strukturat e reja të parlamentit

Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i përbërjes së 8 komisioneve të përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga mazhoranca dhe 3 nga Partia Demokratike si edhe do të ngrihet edhe byroja e Kuvendit dhe sekretariatet.

Në këtë seancë  pritet që kryeministri Edi Rama do të prezantojë para deputetëve programin qeverisës si edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Pas miratimit në Parlament, kryeministri i dërgon Presidentit Ilir Meta për dekretim ministrat, i cili duhet të shprehet brenda 7 ditëve.

Kujtojmë se një ditë më parë, meta ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Përgjithshme për emrat e minitrave të propozuar nga kryeministrit Rama.

Pas përgjigjjes nga Prokuroria e Përgjithshme, Meta dekreton Qeverinë ‘Rama 3”.

Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit, të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë.

LEXO EDHE:  Tabelat në gjuhën greke/ Rama mesazh për patriotët dhe atdhetarët

 Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’

  • Kryeministër – Edi Rama
  • Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
  • Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
  • Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
  • Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
  • Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
  • Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
  • Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku
  • Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
  • Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
  • Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
  • Ministre e Kulturës   Elva Margariti
  • Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

  • Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
  • Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
  • Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Kryetare e Parlamentit

  • Lindita Nikolla

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Ju që qeshët me mua..”/ Korreshi iu përvishet deputetëve që u shkrinë gazit me fjalimin e tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka goditur sërish me fjalimin e tij në Kuvend.

Ai sërish ka përmenduar gjendjen e mjeruar në spitalin e Lushnjes.



Ai iu është drejtuar deputetëve që qeshën herë e parë me fjalimin e tij, përfshirë këtu edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha, duke iu tërhequr vëmendjen.

“Nuk e kemi vetëm te vaksinat, për hir të vërtetës i gjithë grupi parlamentar ka qenë pro. Në Lushnjë duhet mik i fortë për të bërë Pfizer, për një skaner duhen dy javë dhe atëherë virusi ka kaluar dy herë në trupin e njeriut. Skaneri i spitalit në Lushnjë do mik, 4 jave qe qytetarët të marrin përgjigjet. Dua ti falenderoj mjekët por jo drejtuesit, në kulmin e pandemisë, ju ftoj të vini ta shikoni urgjencën. Nuk ju kërkoj shumë kohë, vetëm atë që harxhoni në parukeri, ju qeshët herën e parë se aty kalojnë minj, sot aty nuk gjenden mace pasi i kanë çuar në spital të hanë minjtë. Do t’ju lutesha të gjithëve që me rrogën tuaj të parlamentit do t’ia dilnit në fund të muajit, jo më me rrogën e qytetarit”, është shprehur Korreshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Luftuam virusin me autoblinda e mitralozë”/ Agron Gjekmarkaj tallet me shëndetin e qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ndër të tjera është ndalur edhe tek situata e pandemisë në vend.

Gjekmarkaj, në fjalimin e tij, duket se u tall me shëndetin e qytetarëve.

Nga foltorja e Kuvendit, profesori i Universitetit të Tiranës, deputeti i Lulit, Agron Gjekmarkaj në tentativë për të ironizuar Qeverinë, tha se kryeministri shikon me dashuri dhe ëmbëlsi atërore, teksa falë tyre Shqipëria buzëqesh, mbin bari dhe ujkun s’e ha gomari.



Po ashtu, ai tha se “virusin e luftuam me autoblinda dhe mitralozë”.

Qeveria aktuale shqiptare ka një përmasë të padiskutueshme hyjnore! Ja shikojeni Kryeministrin sa me dashuri dhe ëmbëlsi atërore na sheh duke na kujtuar ditën e gjykimit si Jezusi në Galile.
I bjerrur në besim e qorr dy sysh ai që nuk e sheh apo ndien. Mesia dhe dishepujt nuk administrojnë, ata shpallin të vërtetat solemne të jetës sonë nallane!!
Falë tyre “Shqipëria buzëqesh” ajo nuk zgërdhihet, falë tyre mbin bari, falë tyre ujkun se ha gomari. Falë tyre ngroh dielli, falë tyre nuk rrezohet qielli. Falë tyre mblidhet edhe ky parlament. Falë tyre hapet universiteti me datë 18 tetor! Cila qeveri në botë ia del t’u japë kaq gëzim e sihariqe, të pamundurën ta bëjë të mundur si kjo e jona!

Sillen kështu se janë të mirë e të dëlirë , me besë e shpresë! Pandemia vërtetë qe trazim i madh për botën, gazepi vetë, por ne e luftuam që në fillim virusin me autoblinda e mitralozë! Sa herë kujtoj atë vakt më ngjan se ministria Manastirliu hipur mbi tank nën vështrimin e mallëngjyer të liderit për heronjtë e vet, hedh bumje dhe vret pa frikë 300 a 400 viruse të tërbuara që kishin guxuar të merrnin rrugën drejt Surrelit!”, tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, në një konferencë për mediat paralajmëroi krizë energjitike dhe rritjen e çmimit të energjisë.

Por, ndërkohë që kreu i Qeverisë paralajmëron krizë, ajo çfarë ndodh në institucionet shqiptare duket të jetë një skandal.

Pra, pasuritë e shqiptarëve po zhvaten në momentin që kryeministri Rama paralajmëroi një krizë energjitike, duke parë bursën e cila pritet të shkojë 1 megevat rreth 220 euro në muajin dhjetor.

Dhe në një situatë të tillë, KESH, (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare), e cila është prodhuesja kryesore e energjisë në vend e gjitha nga burimet ujore, sot po eksporton energji elektrike.

  Ish-drejtori i KESH, Benet Beci

Për ata që duan ta kuptojnë më thjeshtë, Shqipëria ka krizë dhe blen energji me 200 euro megavatin dhe nga ana tjetër, KESH-i rreth 4 mijë megavat energji elektrike në ditë ia jep një kompanie private.

Kjo sipas një kontrate kriminale, ku nuk janë përcaktuar oraret e shkëmbimit të energjisë elektrike dhe që është firmosur nga ish-drejtori i KESH, Bent Beci, i cili sot është deputet i Partisë Socialiste.

Kontrata jo vetëm është firmosur në KESH, por ka marrë OK, edhe tek Autoriteti i Konkurencës.

CNA.al ka mësuar se KESH edhe pse e ka ditur situatën problematike hidrike, edhe pse është në dijeni të një krize, shet energji jashtë.



Dhe kjo jo duke arkëtuar të ardhura, por jep një sasi energjie e cila del jashtë, në pikun e kërkesës për energji. Pra, rreth orës së mesditës kur dhe kërkesa është më e lartë dhe një kompani private që merr këtë energji e kthen atë pas mesnate.

LEXO EDHE:  Rama ngacmon sërish Metën/ “Si president ka vetëm kostumin”

LEXO EDHE:  Kryemadhi mesazh Ramës disa orë para protestës

Dhe sot një kompani private fiton qindra mijëra euro në ditë, dhe miliona euro në muaj, kurse KESH merr vetëm lëmoshë.

Burimet për CNA.al bëjnë të ditur se në bazë të kësaj kontrate, energjia është shkëmbyer deri ditët e fundit.

Kontrata që CNA.al do ta publikojë në vijim tregon se KESH po kryen një akt kriminal.

Kur vendi po përjeton krizë energjitike. Kur energjia blihet me çmim të shtrenjtë, në kohën e pikut dhe kërkesës më të lartë të kësaj energjie KESH e nxjerr jashtë dhe e merr gjatë natës, kur çmimi është shumë i lirë dhe askush nuk ka nevojë për energji.

CNA.al ka kryer një investigim dhe ka verifikuar çdo të dhënë, të konfirmuar edhe nga zyrtarë të lartë të KESH, nga burimet e saj konfidenciale, nga Autoriteti i Konkurencës, për një akt kriminal që po ndodh ditë pas dite dhe e cila çon disa miliona euro në xhepat e një kompanie private dhe jep disa cikërrima KESH-it, i cili në kohë krize, në vend që këtë energji ta fusë në sistemin shqiptar, të ulet çmimi dhe t’iu jepet qytetarëve, çohet jashtë dhe merret pas mesnate.

Vijon…/CNA.al

LEXO TE PLOTE