LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes të rinjve/ Plagoset me thikë një 16-vjeçar

13 Shtator 2021, 14:53, Kronika CNA
Sherr mes të rinjve/ Plagoset me thikë një 16-vjeçar

Pasditen e sotme është plagosur me thikë një 16- vjeçar në zonën e ish-Nisherakut.

Sipas asaj që raportohet, ngjarja është shënuar rreth orës 15:50. Mësohet se ai është goditur nga dy bashkëmoshatarë të tij, pas një konflikti të çastit në një lokal.

I plagosuri është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga