Connect with Us

Shërbimet shëndetësore, nën dritën e pandemisë”/ Manastirliu në krye të Komiteti Rajonal të OBSH-së

Shëndeti

Shërbimet shëndetësore, nën dritën e pandemisë”/ Manastirliu në krye të Komiteti Rajonal të OBSH-së

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se Komiteti Rajonal i OBSH-së për Europën i dha Shqipërisë drejtimin e  Sesionit të 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën.

Ky takim i rëndësishëm në nivel evropian po zhvillohet në Kopenhagen

E nderuar dhe e privilegjiuar për mundësinë që Komiteti Rajonal i OBSH-së për Europën i dha Shqipërisë, për të drejtuar Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, që po zhvillohet në Kopenhagen.

 Drejtues të shteteve dhe ministra të shëndetësisë së 53 vendeve, drejtori i OBSH dr. Tedros Adhanom, drejtori i OBSH për Europën dr. Hans Kluge, me pjesëmarrjen e veçantë të Princeshës së Kurorës së Danimarkës dhe ekspertëve më të njohur botëror, dr. Fauci, prof. Monti, po diskutohet për mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19, për të ridimensionuar qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore, nën dritën e pandemisë”, shkruan Manastirliu në rrjete sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Ja si varianti Delta e mposhti modelin “Zero Covid”

Publikuar

-

Nga

Nga Andrea Walton

Kufij të mbyllur, izolim gjeografik, një strategji agresive për menaxhimin e rasteve të reja,dhe një popullsi e gatshme për të bashkëpunuar me autoritetet. Këto janë në mënyrë tëpërmbledhur elementët që karakterizojnë qasjen e “Zero Covid, që është tentuar në disa pjesë të botës.

Eliminimi i Covid-19 nga territori kombëtar ka avantazhe që nuk mund të vihen në dyshimpasi lejon një rikthim thelbësor tek normalitetiPor frika nga virusi është gjithnjë e pranishmedhe duhet shumë pak, madje qoftë edhe vetëm disa raste të rejaqë disa zona të rihyjnë në bllokim me shpresën e zhdukjes së vatrave të reja.

Australia, Zelanda e Re dhe Singapori ndoqën në fillim këtë rrugë, por më pas edhe ato u detyruan t’i dorëzoheshin skenarit të bashkëjetesës me virusin, dhe kjo për shkak të variantit Delta. Kina, një rast më unik duke pasur parasysh shtrirjen e madhe territoriale dhe dendësinë e popullsisë, nuk e ka braktisur ende ëndrsrën për ta asgjësuar tërësisht Covid-19 brenda vendit, dhe e njëjta gjë mund të thuhet për vendet e vogla ishullore të Paqësorit. Por ja cila është historia e atyre që hoqën dorë nga kjo strategji.

Zelanda e Re po përballet me Delta-n

Kryeministrja e Zelandës së Re, Xhakinda Ardern pranoi fundin e strategjisë “Zero Covid,pasi një bllokim prej javësh nuk ndaloi dot një valë  re të rasteve me variantit Delta në Okland. Kufizimet do të lehtësohen gradualisht në qytetin më të madh të vendit, edhe nëse kjo do të thotë të hiqet dorë nga skenari për ta zhdukur tërësisht koronavirusin.

Zelanda e Re raporton që nga mesi i muajit gusht dhjetëra raste të reja në ditë, gati të gjitha në Okland, dhe banorët janë të revoltuar deri në pikën e organizimit të protestave kundër kufizimeve. Prandaj Ardern ka propozuar zbatimin e një plani me 3 faza për të dalë nga bllokimi, pavarësisht disa zbulimeve shqetësuese ditët e fundit.

Rastet e reja me Covid-19 janë identifikuar në spitale, apo në mesin e njerëzve të arrestuarqë më pas i janë nënshtruar tamponitTë dhënat tregojnë se transmetimi i virusit në mbarë komunitetin është i qëndrueshëm, dhe i nënvlerësuar nga niveli aktual i testimeve.

Qasja e Zelandës së Re ndaj virusit u konsiderua në fillim një sukses, me një nga nivelet më të ulëta të vdekshmërisë në botë, dhe pa kufizime për pjesën më të madhe të pandemisë. Por kjo qasje e ka dobësuar efektivitetin e fushatës së vaksinimit. Deri tani janë vaksinuar pak më shumë se 50 për qind e njerëzve mbi moshën 12 vjeç. Pra shumë pak për tu ndjerë të sigurt.

Australia rihapet



Kjo nuk është një mënyrë e qëndrueshme për të jetuar!. Kështu u shpreh më 23 gushtkryeministri australian Skot Morrison për “The Economistduke nxjerrë në pah një ndryshim dramatik të strategjisë së këtij vendi përballë Covid-19.

Më shumë se gjysma e Australisë kanë qenë në bllokim që nga mesi i qershorit, dhe Melburni ka kaluar tashmë 200 ditë në mbyllje të plotë që nga fillimi i pandemisë. Australia, vend qëështë përpjekur t’i eliminojë me çdo kusht vatrat e reja, do të heqë tashmë shumicën e kufizimeve, pasi 80 për qind e popullsisë së rritur është vaksinuar, dhe do të lejojë shtimin e rasteve të reja, për aq kohë sa spitalet mund tpërballojnë ato.

Më shumë se 30 mijë australianë që janë jashtë vendit, dhe që nuk mund të rikthehen për shkak të kufijve të vendosur ndaj tyre, mund të marrin frymë të lehtësuar. Për disa prej tyre, përfshirë ata që janë infektuar me Covid-19 dhe kanë vdekur në Indi, tani është tepër vonë.

Për pjesën më të madhe të vitit 2020, jeta vazhdoi si gjithmonë, me shkollat, restorantet, kinematë hapura dhe mosmbajtjen e maskave.

Por varianti Delta, nxori në pah kufizimet e qasjes “Zero CovidGjurmuesit e kontaktit e kanë gati ta pamundur që ta parandalojnë një person të infektuar tia transmetojë virusin kontakteve të tijTani rrjeti i masave kundër infektimeve të reja është joefektiv, dhe autoritet thonë se rastet e reja (dhe vdekjet) do të rriten. Por ato mund të mbahen nën kontroll nga shkalla e vaksinimit të australianëve, 25 për qind e të cilëve janë të vaksinuar plotësisht.

Basti i Singaporit

Singapori dëshiron që të rikthehet në normalitet, por pa braktisur kujdesin ndaj përhapjes sëCovid-19. Zgjedhja për ta bërë Covid-in endemik, nuk mund të injorojë gjithsesi një sërë kushtesh, dhe vaksinat janë çelësi për ta pasur nën kontroll situatën.

Mbyllja e kufirit në marsin e vitit 2020 ishte një katastrofë ekonomike për një realitet si Singapori, që si qendra kryesore tregtare dhe e biznesit në Azinë Juglindore, bazon zhvillimin e tij tek tregjet e hapura. Ky vend është në prag të recesionit ekonomik më të rëndënë historinë e tij, dhe qeveriështë detyruar të shpenzojë mbi 100 miliardë dollarë, ose 20 pëqinde të Prodhimit të Brendshëm Bruto, për të shmangur kolapsin e ekonomisë.

Distancimi social dhe bllokimet për të zhdukur rastet e reja të lokalizuara me Covid-19, janëzbatuar paralelisht me kufizimet e udhëtimit për të mbajtur nën kontroll rastet e importuaranga jashtë.

Rihapja e kujdesshme, e lidhur me 80 për qind të popullsisë që është plotësisht e vaksinuar dhe ruajtjen e orës policore për orët e vona të natës për restorantet, si dhe përdorimi i detyrueshëm i maskës, ka të ngjarë të japë përfitimet e veta në një periudhë afatgjatë, duke lejuar rimëkëmbjen ekonomike dhe udhëtimin e popullatës jashtë ishullit. / Il Giornale” – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Konfirmohen 495 raste të reja me Covid/ Numri i viktimave nuk njeh ulje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3732 testime, kanë rezultuar pozitivë 495  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 9 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.

Janë 6,562 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 606 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Manastirliu mesazh nga Saranda/ “Shfrytëzojeni këtë muaj për t’u vaksinuar dhe për të mbrojtur veten”

LEXO EDHE:  Të shpëtosh nga Covid-19?/ Tre skenarët për fundin e pandemisë



Statistika (14 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 495
Të shëruar në 24 orë 606
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3732

Testime totale 1,250,052
Raste pozitive 176,667
Raste të shëruara 167,308
Raste Aktive 6,562
Humbje jete 2,797

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3002
Durrës 782
Fier 666
Shkodër 517
Vlorë 257
Elbasan 281
Lezhë 226
Berat 210
Gjirokastër 207
Kukës 154
Korçë 152
Dibër 108

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Tre kriteret nga të cilat varet efektiviteti i vaksinës anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Si të shpjegojmë shpejtësinë e rrufesë me të cilën përhapet varianti Delta?

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe

Ashtu si çdo ilaç tjetër, asnjë vaksinë nuk është 100% efektive. Efektiviteti i vaksinës varet nga:

1.mosha e personit të vaksinuar;

2.gjendja shëndetësore e personit të vaksinuar (p.sh .: shtatzënia, gjendja e sistemit të tyre imunitar);

3.shkalla e lidhjes midis shtameve të virusit që qarkullojnë dhe atyre që përmbahen në vaksinë.

Që nga lindja, trupi i njeriut mbrohet çdo ditë kundër mijëra mikrobeve që gjenden në ujë, ajër, ushqim dhe në objekte. Me evolucionin, trupi i njeriut ka zhvilluar një sistem mbrojtës të quajtur “sistemi imunitar” për të mbrojtur veten kundër këtyre mikrobeve. Roli i sistemit imunitar është të zbulojë ndërhyrës që hyjnë në trup, siç janë mikrobet, dhe t’i vrasë ata.

Vaksinat bëhen nga sasi të vogla të mikrobeve që shkaktojnë sëmundje të caktuara. Këto mikrobe janë trajtuar për të hequr fuqinë për të transmetuar sëmundje. Sidoqoftë, ata janë ende në gjendje të nxisin sistemin imunitar për të mësuar se si të mbrohet kundër tyre. Mikrobet e trajtuara në vaksina mund të jenë:



1.baktere ose viruse të plota, të vdekura ose të dobësuara;

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

2.pjesë të baktereve ose viruseve të vdekur ose të dobësuar.

Vaksinimi mbetet një nga sukseset më të mëdha të mjekësisë. Shtë një nga ndërhyrjet më efektive shëndetësore. Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se imunizimi parandalon më shumë se 2 milion vdekje në mbarë botën çdo vit.

Falë vaksinimit, lia është çrrënjosur nga planeti. Poliomieliti është zhdukur ne disa vende dhe disa sëmundje, të tilla si difteria, tetanozi dhe rubeola, tani janë shumë të rralla. Shkaku kryesor i meningjitit bakterial tek fëmijët, bakteret Haemophilus influenzae të tipit b, tani është shumë më e rrallë. Përveç kësaj, hepatiti B praktikisht është zhdukur tek fëmijët më të vegjël sepse ata janë vaksinuar në moshë të re.

Vaksinat janë shumë të sigurta. Ato prodhohen sipas standardeve shumë të rrepta të sigurisë. Sidoqoftë, si shumë ilaçe, vaksinat ndonjëherë mund të shkaktojnë efekte anësore.

Më shpesh, efektet anësore të vaksinave janë të lehta dhe të përkohshme. Kjo mund të jetë, për shembull, një ethe e lehtë ose butësi ku është injektuar vaksina. Këto efekte janë reagimi normal i trupit ndaj vaksinës.

 

LEXO TE PLOTE