Connect with Us

Pse Angela Merkel përzgjodhi Beogradin dhe Tiranën për vizitë lamtumire?

Bota

Pse Angela Merkel përzgjodhi Beogradin dhe Tiranën për vizitë lamtumire?

Publikuar

-

cna lajme bote

Kancerlarja Angela Merkel do të qëndrojë sot dhe nesër (13-14.09) në vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor. Interesante është që ajo ka zgjedhur të vizitojë vetëm Beogradin dhe Tiranën. Po pse?

Turneu i lamtumirës i kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan dhe zgjedhjet e ardhshme në Gjermani kanë zgjuar interesim të madh në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shumica e vendeve në Ballkanin Perëndimor kanë synime dhe probleme të ngjashme: anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), e në të njëjtën kohë edhe një mori sfidash të brendshme, nga ato ekonomike, korrupsioni, mungesa e reformave dhe tensionet ndëretnike. Ndaj politikat e Gjermanisë dhe BE-së reflektohen fuqishëm edhe në çështjet e brendshme në Serbi dhe vendet e tjera të BP. Tani po analizohet atje se çfarë do të thotë për rajonin largimi nga skena politike i kancelares Angela Merkel dhe nëse mund të pritet ndonjë ndryshim i rëndësishëm në politikën gjermane dhe evropiane.

Kur bëhet fjalë për Serbinë në veçanti, Gjermania nuk është vetëm një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik, por edhe një vend, zëri i të cilit shihet si vendimtar për procesin e integrimit evropian. Kësaj duhet t’i shtohet me siguri një notë personale që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka futur në raportet e tij me kancelaren Angela Merkel, gjë që opozita e ka kritikuar shumë shpesh.

Një pjesë e opozitës serbe beson se Angela Merkel, me qëndrimin e saj dashamirës ndaj Aleksandar Vuçiçit dhe lëvizjet e tij autokratike, e bëri luftën politike të opozitës edhe më të vështirë për ndryshime dhe kjo favorizoi Partinë Përparimtare të Serbisë në pushtet (SNS).

Interesat gjermane

Ndaj nuk befason që kureshtja në Beograd lidhur me zgjedhjet parlamentare në Gjermani është e kuptueshme, thotë për DW Marko Savkoviç nga Fondi për Përsosmëri Politike. “Por duhet të presim pak deri në formimin e qeverisë së re dhe të shohim nëse do të ndryshojë diçka në politikën ndaj Serbisë dhe ndaj Ballkanit në tërësi.

Savkoviç shton se “duhet analizuar nëse interesat gjermane në rajon kanë ndryshuar. “Sipas mendimit tim, nuk kanë ndryshuar, sepse Gjermania është ende e interesuar për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, i cili nuk prodhon probleme. Ajo është e interesuar për një Ballkan ku rruga e emigrantëve është nën kontroll, e në të njëjtën kohë ka dhe një rritje të lartë të pranisë ekonomike gjermane në Serbi. Mendoj se ky do të mbetet prioritet edhe në të ardhmen”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Mbështetja lamtumirëse e Vuçiçit

Takimet me kancelarin austriak Sebastian Kurz, si dhe bisedimet në Beograd me Përfaqësuesin e Lartë në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmidt, mund të shihen si një lloj përgatitjeje për vizitën dhe bisedimet me kancelaren Angela Merkel në Beograd. Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështjet Evropiane thotë për DW: “Angela Merkel po vjen për të bërë një vizitë lamtumire pak para zgjedhjeve në Serbi për të mbështetur përsëri Aleksandar Vuçiçin. Prania e saj do të përdoret nga presidenti serb për të treguar se ka mbështetje nga Perëndimi. Do të përdoret për fushatë zgjedhore në Serbi”, thotë Beshiri.

Drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane beson se “nuk do të ketë ndryshime tektonike në politikën gjermane ndaj Serbisë, përveç se tani vendet e BE-së do të bëhen më të vetëdijshme, se partia SNS dhe lideri i saj, presidenti Aleksandar Vuçiç, nuk i kanë përmbushur premtimet dhe marrëveshjet e arritura mes tyre në nëntë vitet e fundit”.

“Gjatë kësaj kohe Angela Merkel besonte se stabilokracia ishte më e rëndësishme sesa situata e brendshme në Serbi, duke pritur që çështja e Kosovës të zgjidhej njëherë e përgjithmonë, por as kjo nuk ndodhi”, thotë Beshiri.

Marko Savkoviç gjithashtu e sheh takimin me Christian Schmidt si një përgatitje për vizitën e Merkelit dhe shton se “Vuçiçi e priti Schmidtin brenda një dite dhe mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, në të cilën ai u përpoq të distancohej nga disa politika në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Besoj se edhe në Berlin e kuptojnë si problematike idenë e të ashtuquajturës botë serbe”, thotë Savkoviç.

LEXO EDHE:  Arrestohen 2 iranianë në Tiranë

Po largohet mbështetësi i Vuçiçit në BE?

Çështja kryesore pas largimit të Angela Merkelit është nëse, dhe në çfarë mase, do të ndryshojë qëndrimi i BE-së ndaj Serbisë, veçanërisht ndaj qeverisë së Aleksandar Vuçiçit. Ekziston një besim i fortë në Serbi, se Merkeli ishte mbështetja kryesore e Vuçiçit në BE dhe se në këto kushte ishte e vështirë të bësh një luftë të barabartë politike me Vuçiçin në Serbi.

Marko Savkoviç vlerëson se “kjo marrëdhënie shpesh thjeshtohet, por ky besim është në thelb i vërtetë. Vuçiçi me qëndrimin konstruktiv ndaj Kosovës në vitet e para të pushtetit, dhe veçanërisht me qëndrimin e tij gjatë krizës së refugjatëve, e ka futur në borxh Merkelin. Vuçiçi vazhdimisht thekson se ajo ia ktheu këtë shërbim duke e mbështetur Serbinë. Fakt është që takimet mes tyre janë rralluar në disa vitet e fundit, ndaj mendoj se kjo vizitë mund të konsiderohet si një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Marko Savkoviç.

Por Bashkimi Evropian nuk është një krijesë homogjene, nënvizon Naim Leo Beshiri. “Shumica e vendeve të BE-së ishin kritike ndaj asaj që po ndodhte në Serbi, por Gjermania shpesh i qetësonte këto zëra kritikë, sepse vendosi stabilitetin e rajonit në vend të parë”. Sa i përket opozitës serbe, ajo nuk ofroi asgjë të re kur është fjala për Kosovën ose Bosnjë-Hercegovinën, dhe përveç kësaj ata ishin shumë kritikë ndaj disa kërkesave për reforma që vinin nga BE. Prandaj nuk është për t’u habitur që asnjë mbështetje serioze për opozitën në Serbi nuk erdhi prej andej”, thotë Beshiri.

Opozita duhet të jetë më e kujdesshme në vlerësimet e saj, shton Marko Savkoviç, “sepse një Gjermani demokratike do t’i nevojitet çdo aktori politik në Serbi”.

Duhet të nënvizojmë se Gjermania është një nga vendet që dëshiron të dëgjojë argumentet e opozitës, të cilat janë shumë të forta, kur bëhet fjalë për gjendjen e demokracisë në Serbi. Prandaj është e nevojshme që ata të veprojnë në mënyrë proaktive ndaj qeverisë së re gjermane, kushdo që fiton pushtetin”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Pse pikërisht Tirana dhe Beogradi?

Fakti që Angela Merkel do të vizitojë vetëm Beogradin dhe Tiranën gjatë turneut lamtumirës në Ballkan ka ngritur pyetje të shumta, para së gjithash pse u zgjodhën pikërisht këto qytete?

“Më duket se Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama i duken Merkelit si fëmijët e saj të dashur në Procesin e Berlinit, të cilin ajo nuk ka arritur ta realizojë në tërësi. Kam frikë se largimi i saj nga skena politike do të jetë edhe fundi i Procesit të Berlinit, i cili kurrë nuk u konceptua si zëvendësim i anëtarësimit në BE, por si një motor rajonal i reformave, i cili më pas do të çonte në anëtarësimin në BE”, thotë për DW, Naim Leo Beshiri.

Marko Savkoviç pohon se “është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, sepse ka mundur të përzgjidhet edhe Bosnjë-Hercegovina, e cila është në një krizë të përhershme”. Interesante është që Merkel nuk do të shkojë as në Kosovë. Nuk besoj se ky është distancim ndaj Kurtit, por interesante është që ajo nuk po shkon atje. Në fund, nuk e di pse ajo nuk po shkon as në Maqedoninë e Veriut, e cila është shtyrë pa meritën e saj në fund të listës së vendeve për integrim evropian”, konstaton Savkoviç./DW/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Sondazhi, amerikanët pajtohen se dezinformatat janë një problem

Publikuar

-

Nga

Pothuajse të gjithë amerikanët pajtohen me faktin se përhapja e shfrenuar e dezinformatave është një problem.

Shumica mendojnë gjithashtu se lidhur me këtë situatë një pjesë të mirë të fajit e kanë kompanitë e medias sociale dhe përdoruesit e tyre.

Por vetëm një numër i vogël amerikanësh mendojnë se ata vetë mund të jenë përgjegjës për situatën. Të dhënat janë pasqyruar në një sondazh të ri të Institutit Pearson, agjencisë “Associated Press” dhe qendrës kërkimore NORC.

95 për qind e amerikanëve thonë se dezinformacioni është një problem kur ata përpiqen të kenë qasje në informacione të rëndësishme. Rreth gjysma ia vënë fajin më madh qeverisë amerikane, dhe rreth tre të katërtat, përdoruesve të medias sociale dhe kompanive të teknologjisë.

Megjithatë, vetëm 2 në 10 amerikanë thonë se janë shumë të shqetësuar se mos vetë ata kanë përhapur personalisht dezinformata.

Pjesa më e madhe, rreth 6 në 10 amerikanë, thonë se janë disi të shqetësuar se miqtë apo familjarët e tyre mund të kenë qenë pjesë e këtij problemi.

Për Carmen Speller, një studente 33-vjeçare, diplomuar në Lexington të Kentakit, dallimet janë të dukshme kur ajo diskuton pandeminë e koronavirusit me rrethin e ngushtë familjar. Speller beson tek vaksinat kundër COVID-19, por familja e saj jo. Ajo beson se keqinformimi që familja e saj ka marrë nëpërmjet televizorit ose duke lexuar në faqet lajmesh të dyshimta, ka ndikuar në vendimin e tyre për të mos u vaksinuar kundër COVID-19.

Në fakt, disa nga anëtarët e familjes së saj mendojnë se ajo është e çmendur që i beson qeverisë lidhur me informacionet që shpërndan mbi COVID-19.

“Besoj se ata mendojnë se unë jam e keqinformuar. Unë jam ajo që po ndjek verbërisht atë që thotë qeveria dhe kjo është diçka që e dëgjoj shpesh”, thotë Speller. “Situata ka mbërritur në atë pikë sa po krijon shumë tension me familjen time dhe gjithashtu me disa nga miqtë e mi”.

Speller nuk është e vetmja që ka mosmarrëveshje me familjen e saj mbi këto çështje.

Sondazhi zbuloi se 61% e republikanëve thonë se qeveria amerikane ka shumë përgjegjësi për përhapjen e dezinformatave, krahasuar me vetëm 38% në radhët e demokratëve.

Sidoqoftë, si demokratët ashtu edhe republikanët bien dakord lidhur me rolin që luajnë kompanitë e mediave sociale në përhapjen e dezinformatave, përfshirë Facebook-n, Twitter-in dhe YouTube-in.



Sipas sondazhit, 79% e republikanëve dhe 73% e demokratëve thonë se kompanitë e mediave sociale kanë një përgjegjësi të madhe ose një përqindje të konsiderueshme të përgjegjësisë mbi dezinformacionin.

Ky qëndrim, i rrallë mes amerikanëve, mund të shkaktojë probleme për gjigantët e teknologjisë si Facebook-u, më i madhi dhe më fitimprurësi mes platformave të mediave sociale, i cili është kritikuar nga ligjvënësit e të dyja partive.

“Sondazhi është një lajm i keq për Facebook-un”, thotë Konstantin Sonin, një profesor i politikave publike në Universitetin e Çikagos i cili bashkëpunon gjithashtu edhe me Institutin Pearson.

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Veliaj lë banorët e Tiranës pa gjumë dhe u rrezikon jetën

LEXO EDHE:  Kush është "i forti" i Tiranës që mbushi rrugët me heroinë/Si e pësoi (Emri+Video)

Gjatë një seance dëgjimore të martën në Kongres, senatorët u zotuan se do të vendosin rregullore të reja ndaj kompanisë. Kjo vjen pas një dëshmie të një sinjalizueseje, ish-punonjëse e Facebook-ut, e cila tha se vetë të dhënat e kompanisë tregojnë se algoritmet e saj nxisin dezinformatat dhe përmbajtjet që dëmtojnë fëmijët.

“Kompania ka përfituar nga përhapja e dezinformatave dhe mbjellja e urrejtjes”, tha senatori demokrat Richard Blumenthal, gjatë seancës dëgjimore në Nënkomisionin e Senatit për Tregtinë dhe Mbrojtjen e Konsumatorit.

Sondazhi gjithashtu zbuloi se amerikanët janë të gatshëm të fajësojnë të gjithë, por jo veten e tyre lidhur me përhapjen e dezinformatave. 53% e tyre thonë se nuk janë të shqetësuar se mund të kenë përhapur dezinformata.

“Ne e ndeshim këtë shumë herë. Njerëzit mendojnë se është diçka që u ndodh të tjerëve. Sipas tyre janë njerëzit e tjerë që mashtrohen prej tij (informacionit të rremë), dhe njerëzit e tjerë e përhapin atë”, thotë Lisa Fazio, një profesoreshë e psikologjisë në Universitetit Vanderbilt, e cila trajton çështje që lidhen me përhapjen e informacionit të rremë. “Shumica e njerëzve nuk e pranojnë rolin e tyre në këtë aspekt”, thotë ajo.

Të rinjtë priren të jenë më të shqetësuar se mund të kenë shpërndarë informacione të rreme. 25% të amerikanëve të moshës 18 deri në 29 vjeç, thonë se janë shumë ose jashtëzakonisht të shqetësuar se kanë përhapur dezinformata, krahasuar me vetëm 14% të amerikanëve të moshës 60 vjeç e lart. Gjashtëdhjetë e tre përqind e këtyre të fundit nuk janë të shqetësuar se mund të jenë bërë shkak për dezinformata.

Por siç thotë zonja Fazio janë amerikanët në moshë të madhe që duhet të shqetësohen më shumë për përhapjen e dezinformatave, duke patur parasysh se hulumtimet tregojnë se ata kanë më shumë gjasa të ndajnë një artikull nga një faqe interneti me lajmeve të rreme.

Para se të ndajë gjërat me familjen ose miqtë e saj në Facebook, studentja Carmen Speller përpiqet të bëjë më të mirën për t’u siguruar që informacioni që po përcjell për tema të rëndësishme si COVID-19, vjen nga një institucion mjekësor i besueshëm. Sidoqoftë, ajo pranon se ka patur një apo dy raste kur ajo “ka pëlqyer” apo ka “shpërndarë” një postim në platformat sociale pa marrë parasysh nëse informacionet ishin apo jo të sakta.

“Jam e sigurt që ka ndodhur”, thotë ajo.

“Unë prirem të mos ndaj gjëra në mediat sociale të cilat nuk i gjej në faqe të verifikuara. Por jam e hapur nëse dikush do të ma vinte në dukje, se informacioni që po shpërndaj nuk është i saktë. Ç’ka do të më bënte të mendoja dhe ta kontrolloja një gjë të tillë”, shton studentja./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

CIA krijon grup pune për Kinën, mes kërcënimesh në rritje

Publikuar

-

Nga

CIA njoftoi të enjten se do të krijojë një grup pune të nivelit të lartë për Kinën, në kuadrin e përpjekjeve më të gjera të qeverisë amerikane për t’iu kundërvënë ndikimit të Pekinit.

Grupi i punës do të jetë një nga rreth dymbëdhjetë qendrat me mision të caktuar që menaxhon CIA dhe që do të zhvillojë takime të përjavshme në nivel drejtues për të orientuar strategjinë e agjencisë ndaj Kinës. CIA gjithashtu njoftoi se do të shtojë përpjekjet për të punësuar më shumë folës të gjuhës kineze, si dhe do të krijojë një tjetër qendër që do të përqëndrohet tek teknologjitë e reja dhe çështjet globale, si ndryshimet klimatike dhe shëndeti publik.

Administrata e Presidentit Joe Biden ka denoncuar atë që e shikon si agresion kinez për një sërë çështjesh të sigurisë dhe ekonomisë, ndërsa po kërkon të arrijë dakortësi për çështje si ndryshimet klimatike dhe armatimin bërthamor të Koresë së Veriut. Zyrtarët më të lartë të administratës kanë sinjalizuar herë pas here për një zhvendosje të burimeve drejt një konkurence me Kinën, ndërsa do të ruajnë fokusin ndaj terrorizmit.

Kina përbën një sfidë veçanërisht të vështirë për komunitetin amerikan të zbulimit për shkak të izolimit të udhëheqjes së Partisë Komuniste, përmasave të ushtrisë së saj dhe shërbimeve të sigurisë, si dhe zhvillimin e teknologjive të avancuara që mund t’i kundërvihen operacioneve të zbulimit. Në një deklaratë të enjten, Drejtori i CIA-s, Ëilliam Burns, e quan qeverinë kineze “kërcënimin më të rëndësishëm gjeopolitik me të cilin përballemi në shekullin e 21-të”.

“Përgjatë gjithë historisë tonë, CIA është treguar e gatshme të përballet me të gjitha sfidat që janë shfaqur”, thotë zoti Burns. “Dhe tashmë në përballjen me testin më të vështirë gjeopolitik në një epokë të re rivaliteti të fuqive të mëdha, CIA do të jetë në ballë të këtyre përpjekjeve”.

 

Në kuadrin e një riorganizimi, CIA do të shkrijë qendrat e përqëndruara tek Irani dhe Koreja e Veriut me grupet ekzistuese të punës që mbulojnë rajonin përkatës për secilin vend. Të dyja këto qendra me mision të caktuar për këto dy vende u krijuan gjatë administratës së ish-Presidentit Donald Trump.

CIA do të përpiqet gjithashtu të trajtojë aspektin e vonesave në punësimet e reja, për shkak të procesit shpesh të zgjatur të kontrollit të historikut të kandidatëve dhe dhënien e çertifikatave të sigurisë, me synimin për të zvogëluar periudhën e duhur në një mesatare prej gjashtë muajsh.

Gjithashtu, agjensia do të emërojë për herë të parë një zyrtar drejtues për teknologjinë, në kuadrin e një përpjekjeje më të gjerë për të zbatuar metoda të avancuara kompjuterike.

Uashingtoni e ka akuzuar publikisht Pekinin se nuk ka bashkëpunuar në kuadrin e përpjekjeve për të kuptuar origjinën e COVID-19ës, si dhe se ka ndihmuar hakerët që sulmojnë infrastrukturën jetësore të Shteteve të Bashkuara. Nga ana e saj, Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po fajëson në mënyrë të gabuar Pekinin, dhe ka vënë në dukje dështime të mëparshme të zbulimit apo kolapsin e qeverisë në Afganistan, e cila gëzonte mbështetjen amerikane.

LEXO EDHE:  Arrestohen 2 iranianë në Tiranë

LEXO EDHE:  Gara false në PD/ Basha fut burrë e grua në listën e kandidatëve për Tiranën



Dy vendet përfaqësojnë gjithashtu dy ekonomitë më të mëdha të botës, si dhe dy fuqitë më të rëndësishme ushtarake dhe politike. Marrëdhënia është tensionuar për shkak të fluturimeve të avionëve ushtarakë kinezë pranë ishullit të vetëqeverisur Tajvan, i cili ka gëzuar prej kohësh mbështetjen amerikane dhe të cilin Pekini e konsideron si pjesë të territorit të tij. Një zyrtar amerikan tha të mërkurën se Presidenti Biden dhe ai kinez Xi Jinping pritet të zhvillojnë një takim virtual deri në fund të këtij viti.

Zhvendosja amerikane drejt një konkurrence të llojit mes “fuqive të mëdha” vjen pas rënies së Kabulit në duart e talebanëve, ndërsa ushtria amerikane ishte duke përfunduar tërheqjen e saj nga Afganistani. Tërheqja rezultoi me humbje të burimeve të rëndësishme të zbulimit në Afganistan.

Zyrtarët e zbulimit kanë vlerësuar se al-Kaida vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me talebanët dhe se mund të rifitojë kapacitetet për të goditur Shtetet e Bashkuara, ndoshta edhe brenda një ose dy viteve.

Senatori demokrat Mark Ëarner, kryetar i Komisionit të Zbulimit të Senatit, shprehu në një deklaratë gatishmërinë për të bashkëpunuar me CIA-n “për t’u siguruar që ndryshimet organizative t’u përgjigjen sfidave me të cilat përballemi”.

“Mjedisi i kërcënimeve strategjike ka vazhduar të ndryshojë, dhe komuniteti i zbulimit duhet të përshtatet për të përballuar mjedisin e ri”, tha Senatori Ëarner.

Senatori republikan Marco Rubio, i cili kryeson republikanët në këtë komision, mirëpriti njoftimin për krijimin e grupit të ri të punës për Kinën.

“Kërcënimi nga Partia Komuniste Kineze është i vërtetë dhe në rritje”, tha Senatori Rubio në një deklaratë. “Çdo pjesë e qeverisë tonë duhet të reflektojë këtë konkurencë mes dy fuqive në mesazh, strukturë dhe veprimtari”.

Ligjvënësi demokrat Adam Schiff, kryetar i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se i ka bërë thirrje prej vitesh CIA-s të “riorientojë prioritetet dhe burimet e saj” drejt konkurentëve globalë si Kina. Ai e lavdëroi krijimin e grupit të punës për Kinën si një hap pozitiv.

“Me modelin autokratik që po përpiqet ta eksportojë në mënyrë agresive dhe me kapacitetin teknologjik që po avancon me shpejtësi, Kina përfaqëson një sfidë domethënëse për Shtetet e Bashkuara dhe për të ardhmen e vlerave demokratike”, tha Ligjvënësi Schiff në një deklaratë./VOA

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Dy gazetarë fitojnë Çmimin Nobel për Paqe

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dy gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2021.

Komiteti i Nobelit tha se çmimi iu ndahet pasi ata kanë mbrojtur lirinë e shprehjes që është parakusht për demokracinë dhe paqen.

Sipas Komitetit, dy gazetarët kanë pasur kurajon që të luftojnë për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi.

                                                       Maria Ressa dhe Dmitry Muratov

Zonjës Ressa dhe Muratov po iu ndahet Çmimi Nobel i Paqes për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi“, tha Komiteti i Nobelit përmes një deklarate më 7 tetor.

Në të njëjtën kohë, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që ngrisin zërin për këtë ideal në një botë në të cilën demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme“, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Laschet dëshiron kryesinë e CDU-së dhe kandidaturën për kancelar

LEXO EDHE:  Mjeku tregon zgjidhjen/ Ja si të shmangim fluksin e spitaleve në Tiranë



Çmimi Nobel për Paqen, që ndahet çdo vit, nderon individë apo organizata që “bëjnë angazhimin më të madh për të mirën e njerëzimit dhe miqësisë mes kombeve”.

Vitin e kaluar Çmimi Nobel iu nda Programit Botëror të Ushqimit, një agjenci e Kombeve të Bashkuara që përpiqet të luftojë urinë në botë.

Fituesit e Çmimit Nobel do të marrin një medalje ari dhe do të ndajnë mbi 1.1 milion dollarë.

Industrialisti suedez Alfred Nobel themeloi çmimet në testamentin e tij, të shkruar një vit para vdekjes së tij më 1896.

LEXO TE PLOTE