Connect with Us

Placido Domingo dhe Ermonela Jahaj ‘zbresin” në Tiranë/ Rama publikon mesazhet  e dy kolosëve të skenës operistikë

Aktualitet

Placido Domingo dhe Ermonela Jahaj ‘zbresin” në Tiranë/ Rama publikon mesazhet  e dy kolosëve të skenës operistikë

Publikuar

-

cna kulture

Me 15 shtator me rastin e inaugurimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit pas rikonstruksionit, do të ketë dhe një mbrëmje gala, ku do të marrin pjesë dhe dy prej ikonave të muzikës operistike botërore Ermonela Jaho dhe Placido Domingo.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar  mëngjesin e sotëm mesazhet e dy artistëve.

“Mirëmëngjes dhe me mesazhet e dy kolosëve të skenës operistike botërore, Ermonela Jaho e Placido Domingo, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama, ndërsa poston videon me mesazhet e artistëve.

Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e lumtur që të marr pjesë në hapjen e Teatrit tonë Kombëtar të Operas dhe Baletit në mes të artistëve të mi bashkëkombas dhe me pjesëmarrjen e legjendës së operës botërore Placido Domingo. Një falënderim i madh për të gjithë ata breza artistësh që kontribuuan në themelimin dhe krijuan traditën e këtij institucioni. Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që ideuan dhe realizuan këtë projekt. Kur punojmë të gjithë së bashkë drejt të njëjtit qëllim, asgjë nuk është pamundur. Ju pres të gjithëve në datën 15 në Teatrin e Operas dhe Baletit, në Galanë e hapjes së teatrit”, shprehet Jaho.

LEXO EDHE:  Blushi zbulon fatin e marrëveshjes/Sa do zgjasë bashkëqeverisja Berisha-Rama

Ndërsa tenori Placido Domingo shprehet i gëzuar që do të këndojë në Tiranë.

Të dashur miq në Tiranë. Jam i nderuar të këndoj në ceremoninë “Grand-Gala” për Inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Tiranës. Pas 5 vitesh ky teatër ky teatër më në fund do të vijë në jetë dhe do të rikthet për mirëpritur performanca koncertale, opera dhe baleti. Është një gëzim për mua që të jem me ju për këtë mbrëmje speciale, me kolegë të mrekullueshëm. Shihemi në 15 shtator, për ta shijuar të gjithë së bashku skenën e re pas rikonstruksionit të plotë”, shprehet Domingo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shpërndanin lëndë narkotike/ E pësojnë keq dy të rinjtë

Publikuar

-

Nga

Policia zbardh detajet nga aksioni në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSHI-t, një në kërkim

Vijojnë aksionet e policisë për goditjen e rasteve kriminale në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Policia ka sekuestruar doza me lëndë narkotike kanabis , një shumë parash, aparate celular dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në pranga kanë përfudnuar dy shtetas, posedues dhe shpërndarës të lëndës narkotike.

Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis , një shumë parash, aparate celular dhe sende të tjera të kundërligjshme.



Vihen në pranga poseduesit dhe shpërndarësit e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre në të gjithë qarkun e Tiranës apo që i mbajnë në banesë, janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, konkretisht:

Specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M, 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 52 doza me lëndë narkotike kanabis.

Ndërkohë, nga Forca e Posaçme “Shigjetat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua 46 doza me lëndë narkotike kanabis,një shumë parash, një aparat celular dhe qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza energjetike/ PD thirrje SPAK: Të hetojë shpërdorimet me taksat e shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj qeverisë “Rama” përsa i përket krizës energjetike që parashikohet të prekë vendin tonë.

Deputetja e PD-së, Ilda Dhori në një deklaratë,  tha se korrupsioni dhe keqmenaxhimi i KESH dhe OSHEE kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 40 milionë eurosh shqiptarëve.

Sipas PD-së, nuk bëhet fjalë për një krizë globale, por krizë korrupsioni nga ana e qeverisë. Mes të tjerash PD i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë shkaktarët e kësaj krize.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Prej ditësh qeveria po përpiqet të shesë si krizë energjie, krizën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të KESH dhe OSHEE.

Pas kësaj krize, qeveria po përpiqet të fshehë përgjegjësitë e saj, për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet shumica e familjeve shqiptare dhe sipërmarrësit e ndershëm, që nuk konkurrojnë dot në një ekonomi jo konkuruese, të përqëndruar në pak duar.

Që kjo është një krizë korrupsioni dhe jo energjie, kuptohet edhe nga zgjedhjet e papërgjegjshme që qeveria ka bërë vetëm midis muajve shtator dhe tetor.

LEXO EDHE:  Protesta e banorëve të Torovicës/ Rama shmanget nga përgjegjësia

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Lubonja: Ministrat kanë bërë krime dhe vjedhje hashiqare

Sepse ndërkohë që flasin për krizë, u kanë shkaktuar qytetarëve shqiptarë një dëm ekonomik prej 40 milionë eurosh.



1) 10.6 milionë euro për blerjen e energjisë me çmimin më të lartë se bursa nga ana e OSHEE;

2) 12 milionë euro, duke përzgjedhur kompaninë me ofertën më të shtrenjtë për tunelin e Llogarasë;

3) 17.4 milionë euro, duke përzgjedhur ofertat më të shtrenjta për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Pra, të nderuar qytetarë, kriza për të cilën flasin, është për ju, jo për qeverinë.

Sepse ndërkohë që varfëria, papunësia, çmimet dhe listat nëpër dyqane rriten, qeveria vazhdon të dëmtojë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike ka denoncuar dhe do të denoncojë të gjitha skandalet e kësaj qeverie dhe i bëjmë thirrje SPAK të hetojë me përparësi këto shpërdorime, me taksat e shqiptarëve duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Qytetarët e vendit më të varfër në Europë, nuk mund të paguajnë nga xhepat e tyre abuzimet e qeverisë më të korruptuar në Europë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen pasuri me vlerën 150 mijë euro/ Ja kujt i përkisnin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Policia e Tiranës bën të ditur se në kuadër të punës për për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal, janë sekuestruar pasuri me vlerë 150 mijë euro, në ngarkim të dy vëllezërve me precedent penal në fushën e krimeve ndaj jetës.

Në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve:  A. L. 30 vjeç, dhe O. L, 30 vjeç, vëllezër), me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj jetës.

Nga të dhënat e marra shtetasi A. L, është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim.



LEXO EDHE:  “PPP-të po thithin fondet për shëndetësinë”/ Basha rendit dështimet e Ramës

LEXO EDHE:  “Çmendet” kryeministri/ Rama “godet” Hajdarmatajn

Ndërsa shtetasi O. L, është nën hetim nga autoritetet Spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.

Gjithashtu, në zbatim të këtij procedimi si dhe vendimit të Prokurorit u bë sekuestrimi i pasurive të shtetasve të lartpërmendur dhe familjarëve të tyre që arrijnë vlerën 150.000 euro.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE